Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 18.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 17.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria Z.S.(35) nga fsh. Gllumovë, rajoni i Shkupit, A.M.(20) nga fsh. Katllanovë, rajoni i Shkupit, dhe K.A.B. nga Turqia, me qëndrim në Shkup, pasi tek ata ishte gjetur dhe  sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër I.Gj.(50) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „dhunë ndaj fëmijës“. Më 24.04.2026 në Gostivar, i denoncuari kishte sulmuar fizikisht një të mitur.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër F.N.(60) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 11.05.2026, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në banesën ku qëndronte i denoncuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe metamfetaminë.

 

Më 18.05.2026 në orën 05:25 në SPB Ohër u njoftua se në rrugën „7 Nëntori“ në Ohër, një veturë e tipit „Citroen“ me targa të Ohrit, e drejtuar nga I.R.(22) nga Ohri, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special „Shën Erazmo“ në Ohër. Gjatë kontrolleve të kryera, është konstatuar se I.R. e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 1,61 promilë alkool në gjak. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Ohër.

 

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër R.T.(39) nga fsh. Prosenikovë, rrethina e Strumicës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „përhapja e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik“. Më 09.03.2026, i denoncuari përmes profilit të tij në një rrjet social është kyçur drejtpërdrejt, me ç’rast ka promovuar dhe nxitur urrejtje dhe dhunë në publik.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.K.(30) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „përndjekje“. I denoncuari e ka ndjekur, shqetësuar dhe kërcënuar ish-të dashurën e tij.

 

NJPB Kratovë ngriti kallëzim penal kundër D.K.(35) nga fsh. Shlegovë, rajoni i Kratovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 11.04.2026, i denoncuari e kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht D.I.(51) nga fshati i njëjtë.

 

Më 16.05.2026, në orën 20:30, në SPB Shkup, R.I. (61) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Shuto Orizarës në Shkup e ka gjetur të lënduar motrën e tij 68-vjeçare M.B. nga Shkupi. Sipas kallëzimit, dy persona e kanë sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj dhe i kanë marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 17.05.2026, në orën 19:30, në SPB Shkup, F.M. (40) nga Shkupi ka denoncuar se më 07.05.2026, rreth orës 08:00, në zonën e Çairit, disa të mitur nën kërcënimin me mjet të mprehtë i kanë marrë para vajzës së tij 16-vjeçare dhe e kanë kërcënuar se do të duhet t’u japë para edhe në ditët e ardhme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.05.2026, në orën 13:50, në SPB Shkup, 36-vjeçarja M.B. nga Shkupi ka denoncuar se më 16.05.2026, rreth orës 22:30, para një pike tregtimi në një qendër tregtare në komunën Aerodromit të Shkupit, djali i saj 16-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër 16-vjeçar, i cili ka përdorur një mjet të fortë, e më pas ka sulmuar edhe M.D. (25) nga Shkupi, i cili po e mbronte të miturin e sulmuar. Ndërkohë, më 17.05.2026 në orën 11:45, M.D. (25) nga Shkupi ka raportuar se më 16.05.2026, rreth orës 22:30, në qendrën tregtare në komunën e Aerodromit është sulmuar fizikisht nga një 16-vjeçar derisa po mbronte një të mitur tjetër. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik për të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.05.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, 18-vjeçarja T.R. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 03:00, para një diskoteke në zonën e Karposhit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga një person, i cili ka përdorur një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.05.2026, në orën 22:30, në SPB Shkup, 31-vjeçarja G.P.G. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 16:10, në një kënd lojërash në zonën e Karposhit, djali i saj katërvjeçar është shtyrë nga V.D. – nëna e shokut të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.05.2026, në orën 18:25, në SPB Shkup, 71-vjeçarja J.B. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 14:30, në një park para një ndërtese banimi në zonën e Bit Pazarit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.05.2026, në orën 23:40, në SPB Shkup, A.A. (43) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 23:10, para një objekti hotelierik në zonën e Çairit, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura debitore-kreditore, është sulmuar fizikisht nga F.A. dhe një person tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.05.2026, në orën 08:30, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.V. (30) nga Shkupi, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

 

Më 17.05.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup, Z.K. (41) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 10:30, në një banesë në komunën e Aerodromit në Shkup, e ka gjetur të vdekur motrën e tij 46-vjeçare Z.K. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion.

 

Më 17.05.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, një 21-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 11:30, në shtëpinë familjare në rajonin e Shkupit, pas një grindjeje paraprake, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj 23-vjeçar, pas çka ajo ia ka kthyer. Më pas, në orën 21:30, 23-vjeçari ka denoncuar se pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është sulmuar fizikisht nga motra e tij 21-vjeçare, pas çka edhe ai ia ka kthyer. Është zhvilluar bisedë zyrtare me 23-vjeçarin dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 18.05.2026, në orën 06:00, në SPB Shkup, një 46-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 17.05.2026, rreth orës 23:00, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje paraprake, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Me të është zhvilluar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

Accessibility Menu