Më 17.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria P.R. (33) nga Shkupi dhe D.F. (26) nga Kumanova, pasi u ishte gjetur dhe sekuestruar substancë e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Më 16.05.2026 në orën 22:00 në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e bulevardit “Jane Sandanski” dhe rrugës “Vasko Karangellevski” në Shkup ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.T. (21), dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.I. (32), të dy nga Shkupi. Nga ky aksident, L.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 16.05.2026 në orën 14:42 në SPB Shtip u njoftua se në rrugën rajonale Pllaçkovicë – Shtip, në drejtim nga fshatit Tarinc për në fshatin Karaorman i Vjetër, rrethina e Shtipit, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti “Folksvagen Pasat” me targa të Shtipit, i drejtuar nga B.M. (21) nga fshati Junuzli, komuna e Karbincit (i cili e drejtonte automjetin pa patentë shoferi), një automjeti “Reno Klio” me targa të Shtipit, i drejtuar nga R.K. (45) nga Shtipi, dhe një automjeti “Opel Zafira” me targa të Shtipit, i drejtuar nga S.M. (47) nga Shtipi. Bashkudhëtarja në automjetin “Folksvagen Pasat”, D.M. (50) nga fshati Junuzli, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetim ka bërë një ekip nga SPB Shtip.
Më 16.05.2026 në SPB Kavadar u njoftua se rreth orës 22:00, në kryqëzimin e rrugëve “Metodija Andonov Çento” dhe “Nikolla Minçev” në Kavadar, një automjet i tipit “Citroën” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga V.K. (56) nga Kavadari, ka dalë jashtë rrugës. Nga ky aksident, V.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetim në vendngjarje ka bërë një ekipi hetimor i NJPB Kavadar.
Më 16.05.2026 në SPB Veles u njoftua se rreth orës 16:15, në autostradën Gjevgjeli-Shkup, afër pikëpagesës Otovicë, është përfshirë nga zjarri një autobus i tipit “Temsa” me targa të Prilepit, i drejtuar nga S.P. (59) nga Prilepi. Të gjithë udhëtarët e kanë braktisur autobusin me kohë dhe me një automjet tjetër janë transportuar për në Shkup. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse - Veles. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetim ka bërë një ekip hetimor i SPB Veles.
Më 17.05.2026 në orën 01:00 në fsh. Pallçishtë e Poshtme, nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjan e privuan nga liria L.B.T. (21) nga po ky fshat. Gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 16.05.2026 në orën 21:10, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria E.A. (34) nga fsh. Shemshovë. Gjatë kontrollit atij i janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese me substancë pluhurore të bardhë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 16.05.2026 në orën 12:20 në Stacionin Policor Tetovë, B.R. nga fsh, Dobrosht ka njoftuar se tre persona – shtetas të Bangladeshit – janë larguar në drejtim të panjohur. A.S., A.M. dhe S.P. ishin të punësuar në një firmë private në Tetovë dhe kishin qëndrim të rregulluar. Sipas denoncuesit, po atë ditë kur kishte shkuar t’i merrte për t’i transportuar në vendet e punës, kishte vërejtur se ata ishin larguar duke mos i njoftuar përgjegjësit e kompanisë.
Më 16.05.2026 në orën 11:50 në Njësinë Policore Zherovjan, I.J. nga fsh. Çellopek, i punësuar në një kooperativë bujqësore në po këtë fshat, denoncoi se nga kooperativa janë larguar dy persona – shtetas të Bangladeshit. K.A. dhe P.D. ishin të punësuar në kooperativë dhe kishin qëndrim të rregulluar, por ditën e njëjtë ishin larguar pa i njoftuar personat përgjegjës në kooperativë.
Më 16.05.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 12:45, në zonën e Gazi Babës në Shkup, në një fabrikë letre ka rënë zjarr. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse në Shkup. Është kryer hetim nga ekipi i SPB Shkup.
Më 16.05.2026 në orën 23:33 në SPB Shkup, Z.Gj. denoncoi se rreth orës 23:00, në autobusin nr. 53 të NQP Shkup, vajza e tij 16-vjeçare ishte sulmuar fizikisht nga një person femër – E.Z. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 17.05.2026 në orën 02:00, në rrugën “Dimo Narednikot” në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria një 16-vjeçar nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 16.05.2026 në ora 20:40 në SPB Manastir, I.D. (42) nga Manastiri njoftoi se në kryqëzimin e rrugës “Partizanska” me rrugën “Nikola Tesla” në Manastir, ishte goditur nga një automjet, me ç’rast kishte pësuar lëndime, ndërsa më pas shoferi kishte dalë nga automjeti dhe e kishte sulmuar fizikisht, pas çka ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas denoncimit janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit, ku është konstatuar se bëhet fjalë për një automjet të tipit “Shkoda” me targa të Manastirit, i drejtuar nga T.M. nga Manastiri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më 16.05.2026 në orën 23:30 në SPB Shkup, M.J. (41) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 22:15, në një park në zonën e Gjorçe Petrovit, djalit të saj 11-vjeçar i janë afruar dy të mitur të cilët i kanë kërkuar para. Pasi i mituri u kishte thënë se nuk kishte para, ata e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë dëmtuar biçikletën. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.05.2026 në orën 19:00, Gj.K. (24) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 08:40, në një pikë tregtimi në zonën e Qendrës, gjatë kryerjes së detyrave të punës, ishte sulmuar fizikisht nga kolegu i tij L.S. (62) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 16.05.2026 në ora 17:30 në SPB Shkup, S.B. (38) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 16:20, në zonën e Kisella Vodës, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.05.2026 në orën 12:00 në SPB Shkup, I.S. (65) nga Shkupi njoftoi se në periudhën nga 02.08.2024 deri më 16.05.2026, nga Varrezat e Qytetit Butel, nga parcela e një vendvarrimi, ishte vjedhur një bust prej bronzi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.