Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 16.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme
 

Më 15.05.2026, në orën 12:30, në SPB Kumanovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës „100“ dhe krahut të rrugës „100“ në Kumanovë ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Shkoda“ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.S. (76) dhe një mopedi „Aprilia“ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 16-vjeçar, të dy nga Kumanova. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, ndërsa lëndime trupore shoferi B.S., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë.

 

Më 15.05.2025, në orën 18:47, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën „Radishanska“ në Shkup, një automjet udhëtarësh „Fiat Punto“ ka goditur 31-vjeçaren S.M. dhe 27-vjeçaren M.Sh., të dyja nga Shkupi, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, M.Sh. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa S.M. lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.05.2026, në orën 20:32, në NJPB Dellçevë u njoftua se në rrugën rajonale Dellçevë – Berovë, një automjet udhëtarësh „Mazda“ me targa të Dellçevës, i drejtuar nga K.G. (53) nga fshati ,,Istevnik i Ri’’ i rajonit të Dellçevës, në vendin e quajtur „Kuraçka Mala“, në territorin e fshatit ,,Istevnik i Ri’’, ka dalë nga rruga. Në aksident, 45-vjeçarja V.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa djali i saj 12-vjeçar, ka pësuar lëndime trupore, të dy nga Dellçeva. Lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi K.G., të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Shtip. Pas masave të ndërmarra, nëpunësit policorë kanë konstatuar se shoferi e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i janë matur 1,79 promilë alkool në gjak. I njëjti është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Dellçevë.

 

Më 15.05.2026, në orën 08:00, në SPB Shkup u njoftua se në shtegun e biçikletave në shëtitoren e lumit Vardar në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy trotinetëve elektrikë, të drejtuar nga 62-vjeçarja S.S. dhe një 12-vjeçar, të dy nga Shkupi. Në aksident, S.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i mituri lëndime trupore, të konstatuara në ISHP „Shën Naum Ohridski“ në Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

Më 15/16.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.T. (24), V.J. (45), E.S. (48), D.K. (39), N.A. (37), të gjithë nga Shkupi, si dhe B.I. (24) nga Gostivari, M.G. (20) nga Manastiri dhe J.K. (23) nga Velesi, pasi tek ata janë gjetur dhe konfiskuar substancë pluhurore me ngjyrë të bardhë dhe kafe, si dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

NJPB Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër një të miture nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. E mitura, për disa muaj me radhë, ka ushtruar dhunë psikike përmes rrjeteve sociale ndaj një fëmije nga Koçani.

 

NJPB Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R. (38) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 06.04.2026, I denoncuari nga profili i tij në një rrjet social ka publikuar mesazhe kërcënuese dhe ofenduese, të cilat në formë ‘skrinshotesh’ nga një person tjetër i janë dërguar një nëpunësi policor në NJPB Koçan.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.K. (53) nga rajoni i Berovës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Në periudhën nga 03.02.2026 deri më 10.02.2026, i denoncuari, i punësuar si higjienist në një shkollë fillore në po këtë fshat, ka ushtruar dhunë psikike ndaj tre nxënësve dhe i ka incizuar me telefonin e tij mobil.

 

Më 15.05.2026 në orën 19:50 në SPB Shkup është raportuar se në parkun  e pyllit në rajonin e Gazi Babës, nga ana e dy të miturve është djegur një pjesë e një shtëpize pushimi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga qytetarët. Është bërë hetim nga një ekip hetimor dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 16.05.2026 në orën 00:15 në Shkup, në rajonin e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.H. (24), pas një denoncimi paraprak se më 15.05.2026 rreth orës 22:30, në shtëpinë “Ranka Milanoviq” në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me babanë e tij, me lëndë djegëse e kishte spërkatur korridorin e objektit dhe kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër O.F. (29) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Më 22.11.2025, në dalje të fshatit Bogovinë, i denoncuari ia kishte prerë rrugën N.I. (31) nga fshati Bogovinë, derisa ai po lëvizte me automjetin e tij të udhëtimit, me ç’rast i kishte bërë kërcënime me armë zjarri. Pas çka, ka vazhduar në autostradë, nuk është ndalur në shenjën e ndalimit të dhënë nga nëpunësit policorë dhe e ka thyer rampën në pikën pagesore Gllumovë.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër P.S. (26) dhe V.S. (21), të dy nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 22.03.2026, në shtëpinë familjare, pas marrëdhënieve të mëparshme të prishura familjare, të denoncuarit kanë filluar përleshje fizike mes vete.

 

Më 15.05.2026, në ora 12:45, në rrethrrotullimin mes rrugëve “Marshall Tito” dhe “Ilindenska” në Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë e tipit “Seat Ibiza” me targa të Tetovës, e drejtuar nga L.M. (22) nga Tetova dhe një trotinet elektrik i drejtuar nga L.A. (46) nga fshati Preljubishtë. Në aksident, drejtuesja e trotinetit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Tetovë.

 

Më 15.05.2026, në orën 13:45, në SPB Shkup, D.V. (53) nga fsh. Rashtak i Shkupit ka denoncuar se rreth orës 12:45 në fsh. Trubarevë të Shkupit, gjatë kryerjes së detyrave të punës për nxjerrjen e një gypi nga një kanal, një punonjës i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në ISHP “Shën Naum Ohridski” Shkup. Për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës.

 

Më 15.05.2026, në orën 21:25 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar 65 – vjeçaren L.J. nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se në korridorin e një ndërtese banimi në zonën e Kisella Vodës ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është sjellë në mënyrë të pahijshme ndaj 52-vjeçarit I.K., pronar i banesës, me të cilin L.J. duhej të lidhte kontratë për dhënien me qira të banesës, por ajo refuzonte. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 15.05.2026, në orën 12:20 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar D.D. (42) nga Shkupi, për shkak se në zonën e Karposhit është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 15.05.2026, në ora 23:40 në SPB Shkup, S.R. (45) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 20:40 në një park fëmijësh në zonën e Qendrës, vajza e saj 9-vjeçare ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.05.2026, në orën 23:20 në Shkup, nëpunës policorë e kanë arrestuar S.V. (46) nga Shkupi, sepse në zonën e Gjorçe Petrovit është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 15.05.2026 në orën 14:00 në SPB Shkup, një burrë 57-vjeçar nga Shkupi denoncoi se më 14.05.2026 rreth orës 18:30 në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij, i cili gjithashtu i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 16.05.2026 në orën 01:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria P.K. (38) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se më 15.05.2026, rreth orës 22:30, në zonën e Qendrës, kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 46-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 15.05.2026 në orën 19:15, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Kisella Vodë zhvilluan bisedë zyrtare me V.J. (43) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se më 14.05.2026 rreth orës 22:30 në shtëpinë familjare në komunën e Aerodromit në Shkup kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Sipas denoncimit, ai edhe më parë kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj, por ajo deri më tani nuk e kishte denoncuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 14.05.2026 në orën 20:40 në Berovë, nëpunës policorë nga NJPB Berovë e privuan nga liria D.K. (47) nga Berova, pas denoncimit se po atë ditë kishte qenë në shtëpinë familjare dhe njëkohësisht kishte kërkuar që bashkëshortja e tij 48-vjeçare dhe vajza e tyre të largoheshin nga shtëpia, me çka kishte shkelur Aktvendimin e lëshuar nga Gjykata Themelore - Berovë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike - Berovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 
 

Accessibility Menu