Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 15.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër E.A. (49) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 13.03.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar amfetaminë, marihuanë, metadon dhe dy peshore digjitale me mbetje të amfetaminës.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.I. (43) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 14.03.2026, në një qendër tregtare në Tetovë, i denoncuari me një send të fortë e ka sulmuar M.B. (63) nga Tetova.

 

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër D.J. (31) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 10.05.2026, në shtëpinë familjare në Koçan, i denoncuari fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal ndaj G.A. (44) nga rajoni i Gostivarit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „përgjim“. Në periudhën nga 13.03.2026 deri më 24.03.2026, i denoncuari ka ndjekur dhe shqetësuar një të mitur 15-vjeçare përmes një aplikacioni në telefonin mobil.

 

Më 14.05.2026 në Shkup, në rajonin e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria katër të mitur 17-vjeçarë, të gjithë nga Shkupi, pasi në afërsi të tyre është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 14.05.2026 rreth orës 11:00 në SPB Kumanovë u njoftua se në autostradën Kumanovë – Shkup, në territorin e fsh. Agino Sellë, rrethina e Kumanovës, automjeti i udhëtarëve „Audi“ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga G.K. (43) nga Kumanova, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi G.K., të konstatuara në spitalin e Kumanovës. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

 

Më 14.05.2026 në orën 08:38 në SPB Shkup, A.S. (38) nga Shkupi njoftoi se gjatë pastrimit të oborrit në rajonin e Gazi Babës ka gjetur një bombë dore të vjetër. hetim në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i Stacionit Policor Gazi Babë, ndërsa bomba është marrë për procedurë të mëtejshme.

Më 13.05.2026 në orën 11:50 në SPB Shkup u njoftua se në rr. „Bagdadska“ në Shkup, automjeti transportues „Fiat Dukato“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.K. (60) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, ka goditur M.K. (92) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar M.K., të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

Më 14.05.2026 në orën 15:10, në SPB Tetovë u njoftua se në rr. „JNA“ në Tetovë, automjeti i udhëtarëve „Opel“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga Q.H. (64) nga fsh. Gajre, rrethina e Tetovës, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga J.H. (63) nga Tetova. Nga ky aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.

 

Më 14.05.2026 në orën 12:10 në NJPB Gostivar unjoftua se në rrugën „JNA“ në Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet automjetit të udhëtarëve „Reno“ me targa kombëtare italiane, i drejtuar nga N.D. (71) dhe automjetit të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.Z. (22), që të dy nga Gostivari. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.S. (21) nga Gostivari, ndërsa lëndime trupore B.A. (21) nga Gostivari, që të dy bashkudhëtarë në automjetin „Mercedes“, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Gostivar.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar paraqiti kallëzim penal kundër Z.N. (34) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 13.09.2025 në Gostivar, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në automjetin e udhëtarëve „Suzuki“, të cilin e drejtonte i denoncuari, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 15.05.2026 në orën 04:24 në SPB Shtip, nga Spitali Klinik Shtip u njoftua se tek ata është sjellë një foshnjë e porsalindur pa shenja jete, të cilën nëna e saj Gj.U. (35) nga fsh. Konçe, rrethina e Radovishit, e kishte lindur në shtëpi. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa nëna është hospitalizuar në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Shtipit. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është zhvilluar bisedë me bashkëshortin e saj K.U. (33) nga fsh. Konçe, me ç’rast është konstatuar se rreth orës 02:00 Gj.U. ka marrë dhimbje të lindjes dhe kishte lindur në oborr. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

 

Më 14.05.2026 në orën 18:15 në fsh. Zherovjan, rrethina e Tetovës, nëpunësit policorë nga Njësia Policore Zherovjanë e privuan nga liria M.R. nga fsh. Debresh, rrethina e Gostivarit, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 14.05.2026 në orën 21:50 në rr. „Ilindenska“ në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria A.C. (19) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vjedhje në market. Konkretisht, më herët, një e punësuar në market kishte denoncuar se dy persona në dy raste kishin marrë pije alkoolike nga raftet dhe ishin larguar. Pas masave të ndërmarra, ai është gjetur, privuar nga liria dhe ndaluar në stacion policor. Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 14.05.2026 në orën 14:40 në rr. „Ilindenska“ në Tetovë, nëpunësit policorë shoqëruan një të mitur 17-vjeçar nga fsh. Novo Sellë, komuna e Bogovinës, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe në prani të prindit me të është zhvilluar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 14.05.2026 në orën 22:30 në rr. „Shirok“ në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir i privuan nga liria D.S. (20) dhe S.S. (21) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek D.S. është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë paraqiti kallëzim penal kundër F.Sh. (39) nga fsh. Pirok, rrethina e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 05.11.2025, i denoncuari përmes një aplikacioni mobil ka kontaktuar F.H. dhe i ka bërë kërcënime atij dhe familjes së tij.

 

Më 14.05.2026 në ora 20:30 në SPB Shkup, N.T. (38) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 15:00 në një kënd lojërash për fëmijë në rajonin e Karposhit në Shkup, vajza e saj shtatëvjeçare është sulmuar nga një qen me pronar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.05.2026 në ora 20:00 në SPB Shkup, M.M. (34) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 16:40 para një bastoreje sportive në rajonin e Karposhit është sulmuar fizikisht nga S.K., i cili më parë ishte sjellë në mënyrë të pahijshme ndaj një të punësuare në objekt. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.K. (30) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 07.05.2026 në një kazino, i denoncuari ka bërë kërcënime ndaj ish të dashurës së tij, e cila ndodhej në vendin e punës, si dhe ndaj kolegëve të saj.

 

Më 14.05.2026 në orën 11:05 në SPB Shkup  se në fsh. Inxhikovë, rajoni i Shkupit, ka rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të L.S. (70). Nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup është shuar zjarri, ndërsa pronari L.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

Më 14.05.2026 në orën 13:50 në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria S.R. (30) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se po atë ditë me përdorim force kishte hyrë në një shtëpi në rrugën „Pionerska“ në Kumanovë dhe kishte tentuar të kryejë vjedhje. S.R. është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 14.05.2026 në orën 14:30 në SPB Veles, një grua 58-vjeçare nga një fshat i komunës së Gradskos njoftoi se është mashtruar për shumën prej 240.000 denarësh. Sipas denoncimit, një person e kishte kontaktuar me telefon, ishte prezantuar si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit dhe i kishte thënë se vajza e saj ndodhej në spital me frakturë dhe duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, për çka duhej të paguante dhe paratë t’i sillte në spital. Siç është denoncuar, në oborrin e spitalit e kishte pritur një person femër së cilës ia kishte dhënë paratë, ndërsa më vonë kishte kuptuar se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Kumanovë paraqiti kallëzim penal kundër G.Xh. (30) nga fsh. Çerkez, rrethina e Kumanovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „mundësimi i përdorimit të drogave narkotike“. Nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në automjetin e udhëtarëve „Audi“, të cilin e drejtonte i denoncuari, me ç’rast janë hasur dy persona nga Kumanova duke përdorur marihuanë, të cilën ai e kishte siguruar dhe ua kishte mundësuar ta përdornin.

 

Më 14.05.2026 në orën 23:00 në NJPB Negotinë, M.A. (33) nga Negotina njoftoi se në rrugën „Marshall Tito“ në Negotinë, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur, ndërsa një i mitur tjetër ka incizuar me telefon. Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.05.2026 në orën 14:20 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë shoqëruar M.S. nga Shkupi, pasi në rajonin e Çairit ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 15.05.2026 në orën 01:00 para një klubi nate në rajonin e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e shoqëruan K.S. (23) nga fsh. Inxhikovë, rajoni i Shkupit, pasi ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 14.05.2026 në orën 14:45 në SPB Shkup, A.Sh. (20) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 14:40 në rajonin e Bit Pazarit është sulmuar fizikisht nga O.A. (41) nga Shkupi, i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.05.2026 në orën 16:50 në SPB Shkup, V.J. (46) nga fsh. Pobozhje, rrethina e Shkupit, njoftoi se rreth orës 13:00 në fshat, në vendin e quajtur „Glluvaniça“, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme ishte sulmuar fizikisht nga Z.K. (57) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.05.2026 në orën 16:30 në SPB Shkup u njoftua se në rajonin e Shuto Orizares, pas një zënke paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet E.I. (30) dhe O.V. (37), që të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 15.05.2026 në orën 04:20 në SPB Shkup u njoftua se në rajonin e Qendrës, pas një zënke paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.V. (23) dhe A.A., që të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

 

 

 

 

Accessibility Menu