Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 14.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër D.SH. (23) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 08.05.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër M.I. (36) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 07.08.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit në fsh. Bukoviq, komuna e Sarajit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar tre pushkë gjuetie, dy karabina gjuetie, një dylbi optike, plumba, 84 fishekë gjuetie të kalibrit 12 mm dhe 50 kapsolla manovruese.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër N.D. (44) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. I denoncuari, për një periudhë më të gjatë kohore, i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij, me të cilën ndodhet në procedurë shkurorëzimi.

 

Njësia e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër M.U. (46) nga Berova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 10.05.2026, i denoncuari i ka dërguar mesazhe SMS me përmbajtje kërcënuese një prokurori publik pranë Prokurorisë Themelore Publike Berovë.

 

Më 14.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.S. (28) dhe një 16-vjeçar, të dy nga Shkupi, pasi atyre u ishte gjetur dhe  sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 13.05.2026, në orln 21:15, në rr. “Boris Kidriç” në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria I.T. (35) nga Tetova, pasi iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 13.05.2026, në orën 21:10, në SPB Negotinë u njoftua se në rr. “Dushan Pregrac” në Negotinë, një 12-vjeçar nga Negotina, duke drejtuar trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar 12-vjeçari, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe bashkëudhëtari i tij 14-vjeçar nga Demir Kapia, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Negotinë.

 

Më 13.05.2026, në orën 20:00, në rr. “Partizanska” në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria M.S. (19) nga Manastiri, pasi iu gjet marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.05.2026, në orën 15:00, në SPB Gjevgjeli u njoftua se në autostradën “Miqësia”, në drejtimin nga Shkupi për në Gjevgjeli, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Fiat Linea”, pronë e MPB-së, i drejtuar nga R.P. (30) dhe automjetit transportues “Skaania” me gjysmërimorkio me targa kombëtare të Bosnjës, i drejtuar nga R.M. (42) nga Bosnja dhe Hercegovina. Nga ky aksident, ka pësuar lëndime trupore nëpunësi policor R.P., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gjevgjelisë. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Gjevgjeli.

 

Më 13.05.2026, në orën 05:16, në Njësinë Policore Demir Hisar u njoftua se në rrugën rajonale Demir Hisar – Manastir, në vendin e quajtur “Çagor”, automjeti i udhëtarëve “Shkoda” me targa të Demir Hisarit, i drejtuar nga M.A. (28) nga fsh. Barakovë, rrethina e Demir Hisarit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dru. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi M.A., të konstatuara në Spitalin Klinik Manastir. Është bër hetim nga ekipi hetimor.

 

SPB Tetovë paraqiti kallëzim penal kundër B.P. (32) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 12.10.2025, i denoncuari përmes telefonit kishte bërë kërcënime ndaj D.C. dhe familjes së tij.

 

SPB Prilep paraqiti kallëzim penal kundër A.G. (42) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikim i sigurisë”, “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 10.05.2026, në një objekt hotelierik, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka bërë kërcënime ndaj punonjësve të sigurimit, si dhe është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë që kryenin veprime zyrtare.

 

SPB Tetovë paraqiti njoftim ndaj dy të miturve nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 06.04.2026, në oborrin e një shkolle fillore në fsh. ,,Pallaticë’’, të denoncuarit kanë sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal ndaj E.A. (24) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 13.02.2026, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj një personi, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë, të cilën e kishte siguruar nga i denoncuari.

 

SPB Tetovë paraqiti njoftim ndaj dy të miturve nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 13.03.2026, në oborrin e një shkolle të mesme në Tetovë, të denoncuarit e kanë sulmuar fizikisht M.A..

 

Më 13.05.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, A.J. (43) nga fsh, Studeniçan, rrethina e Shkupit, denoncoi se më 12.05.2026, rreth orës 09:30, para një shkolle fillore në territorin e komunës së Studeniçanit, djali i tij 14-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur, të cilët ai i njihte dhe të cilët e kishin incizuar ngjarjen me telefon celular, ndërsa më pas e kishin publikuar në rrjet social. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe inspektori për të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.05.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare nga Shkupi denoncoi se në periudhën nga marsi 2026 deri në ditën e denoncimit, vajza e saj 12-vjeçare, nën kërcënimin përmes një aplikacioni celular, i kishte dërguar fotografi dhe video eksplicite një të mituri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Gj.M. (37) dhe E.I. (36), të dy nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 06.05.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit të dytë, ku ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale, e cila ishte siguruar nga i denoncuari i parë.

 

Më 13.05.2026, në orën 10:22, në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 10:10 ka shpërthyer zjarr në një objekt tregtar në rrugën “Serava” në Shkup. Zjarri është shuar nga Njësia e Zjarrfikësve të Shkupit dhe dy persona të tjerë, ndërsa një nga personat ka thithur tym dhe është dërguar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim mjekësor.

 

Më 13.05.2026, në orën 23:40, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.S.S. (22) nga Mbretëria e Holandës, pas denoncimit paraprak se në orën 23:35 në zonën e Qendrës ka treguar sjellje të pahijshme dhe e ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 13.05.2026, në orën 13:00, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.T. (86) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se rreth orës 11:15 në një park në territorin e Gjorçe Petrovit është sjellë në mënyrë të pahijshme ndaj një vajze 15-vjeçare dhe ka kërkuar ta prekë në trup. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër L.G. (19) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 08.05.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, ku ishte gjetur dhe sekuestruar një pushkë, municion dhe marihuanë.

 

Më 13.05.2026, në orën 22:10, në SPB Shkup, S.E. (52) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 20:50 në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, dy persona ia kanë marrë xhupin dhe telefonin celular djalit të tij 13-vjeçar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.05.2026, në orën 15:50, në SPB Shkup, A.B. (18) nga Shkupi denocoi se rreth orës 15:50, në vendin e tij të punës si kasier në një objekt tregtar në territorin e Karposhit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga një person.

 

Më 13.05.2026, në orën 13:00, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.A. (35) dhe Z.R. (33), të dy nga fshati Studeniçan, rrethina e Shkupit, duke vepruar pas një denoncimi paraprak të një burri 68-vjeçar nga Shkupi se gjatë periudhës nga dhjetori 2025 deri më 09.05.2026, nën kërcënim i kishin mjete financiare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.05.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup, një grua 47-vjeçare nga Shkupi denoncoi se në periudhën nga 04.05.2026 deri më 06.05.2026, ajo dhe babai i saj ishin mashtruar nga dy persona për shumën prej 152.000 denarësh. Sipas denoncimit, ajo kishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe telefonit me një grua dhe një burrë, të cilët kishin qenë edhe në shtëpinë e saj dhe i kishin premtuar punësim në një nga institucionet shtetërore, për çka në disa raste viktimat u kishin dhënë para. Por, pasi gruaja 47-vjeçare nuk ishte punësuar, rastin e ka denoncuar në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tij.

Më 14.05.2026, në orën 00:30, në autostradën Shkup–Gjevgjeli, te pikëpagesa “Smokvicë”, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë ndaluan një automjet “Shkoda” me targa të Manastirit, i drejtuar nga D.M. (35) nga Manastiri. Gjatë masave të ndërmarra dhe kontrollit në automjet u gjetën tre shtetas të Bangladeshit me qëndrim të përkohshëm në vend. Shoferi D.M. është privuar nga liria për kryerjen e veprës penale “ushtrim i transportit publik pa licencë”, dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.J. (45) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”. Më 16.07.2025, para një objekti hotelierik, i denoncuari me një send të mprehtë u ka bërë kërcënime dy të miturve.

 

 

 

 

Accessibility Menu