SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër B.P. (68) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 02.04.2026, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet pasagjerësh “Seat”, të cilin e drejtonte i denoncuari dhe gjatë kontrollit atij iu gjet dhe iu sekuestrua kokainë.
Qendra Rajonale e Çështjeve Kufitare Lindje ngriti kallëzim penal kundër T.S. (49) nga fsh. Grad, rrethina e Dellçevës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese” dhe “gjueti e paligjshme”. Më 22.01.2026, në territorin e fsh. Grad, gjatë periudhës së ndalimit të gjuetisë, i denoncuari është kapur me pushkë gjuetie për të cilën nuk posedonte leje.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.B. (59) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjes ose grindjes”. Më 16.03.2026, i denoncuari me një send të mprehtë ka bërë kërcënime ndaj B.M., i cili ndodhej në vendin e punës në një firmë private.
Më 12/13.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria N.Ç.(32) dhe M.S.(20), të dy nga Shkupi, si dhe J.M.(26) nga fsh. Studeniçan, rajoni i Shkupit, për shkak se u ishte gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 12.05.2026 në orën 11:15, në Stacionin Policor Koçan, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore Koçan u njoftua se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore V.B.(50) nga fsh. Sokollarcë, komuna Çeshinovë-Obleshevë. Sipas njoftimit, ai i ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së punëve ndërtimore për një firmë nga Koçani, përkatësisht nga rrëzimi prej lartësie. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, V.B. është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup për trajtim të mëtejshëm. Me autorizim të prokurorit publik, hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet hetimore të NJPB Koçan në bashkëveprim me inspektorin e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës dhe inspektorin e marrëdhënieve të punës.
Më 12.05.2026 në orën 13:05, në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria V.K.(86) nga Kosova, për shkak se gjatë kontrollit kufitar, në valixhen e tij është gjetur dhe konfiskuar municion pistolete. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 12.05.2026 në orën 18:00, në SPB Shkup, u njoftua se në rr. “Boka Ivanova” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Daçia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.S.(46) nga Kumanova dhe automjetit të udhëtarëve “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.R.(22) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit “Daçia”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit “Seat” dhe bashkëudhëtari i tij B.M.(24) nga Shkupi, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 12.05.2026 në orën 15:00 në rr. “Çerenja” në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria E.M.(31) nga Shtipi, për shkak se u ishte gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 13.05.2026 në ora 00:30 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rr. “Vasil Gjorgov” dhe “Fronti Popullor” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Daia” me targa kombëtare italiane, i drejtuar nga Xh.Ç.(27) nga Italia, me qëndrim të përkohshëm në Shkup dhe motoçikletës “Kavasaki” me targa të Shkupit, e drejtuar nga H.A.(23) nga Shkupi. Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit “Daçia” dhe bashkudhëtari i tij I.A.(27) nga Shkupi, të konstatuara në Qendrën e Urgjenc;s pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup dhe në Institucionin Publik Shëndetësor “Shën Naum Ohridski” në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, Xh.Ç. është privuar nga liria në lidhje me nenin 300 të Kodit Penal. Hetim në vendngjarje ka bërë ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 12.05.2026 në orën 12:05 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën lokale në Vodno, nëpunësi policor M.T.(32) nga fsh. Radishan, rrethina e Shkupit, duke drejtuar motoçikletën “Honda”, pronë e MPB-së, në përpjekje për të shmangur një dhelpër që kishte dalë në rrugë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjenc;s pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 12.05.2026, P.V. njoftoi në SPB Shkup se në rr. “Jurij Gagarin” është vërejtur një kafshë që i ngjan ujkut. Pas pranimit të njoftimit, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë dalë në lokacionin e treguar dhe, në koordinim me shërbimet profesionale të Kopshtit Zoologjik dhe Qytetit të Shkupit, kafsha është kapur dhe transportuar në mënyrë të sigurt në Kopshtin Zoologjik në Shkup.
Njësia për Punë të Brendshme Koçan ka ngritur kallëzim penal ndaj P.G.(29) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 14.04.2026, në shtëpinë familjare në Koçan, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër J.K.(33) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 08.03.2026, nëpunës policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.K.(36) nga fsh. Gabrovë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”. Më 01.05.2026, i denoncuari në një objekt hotelierik ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive ndaj të punësuarve dhe mysafirëve, e ka sulmuar fizikisht S.T.(25), ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht edhe një nëpunës policor, i cili po kryente veprime zyrtare.
Më 12.05.2026 në ora 21:40 në Kavadar, nëpunës policorë nga Njësia për Punë të Brendshme Kavadar e kanë arrestuar Z.N.(55) nga Kavadari për shkak të bazave të dyshimit se në një objekt tregtar në Kavadar ka kryer veprën penale “vjedhje”. Një pjesë e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe do t’i kthehen pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 12.05.2026 në ora 16:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria S.Ll.(43), H.L.(39) dhe një i mitur, të gjithë nga Shkupi, për shkak se kanë sulmuar fizikisht nëpunës policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në zonën e Bit Pazarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 13.05.2026 në ora 01:40 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria J.J.(44) dhe Xh.I.(32), të dy nga Shkupi, për shkak se paraprakisht në zonën e Kisella Vodës kanë sulmuar fizikisht nëpunës policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, me ç’rast kanë tentuar të përdorin edhe një send të fortë, por janë penguar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 12.05.2026 në ora 10:00 në SPB Shkup, A.D.(49) nga fshati Inxhikovë, rajoni i Shkupit, raportoi se më 11.05.2026 rreth orës 04:20 në hapësirën ndihmëse të shtëpisë së tij ka shpërthyer zjarr. Ai dhe bashkëshortja e tij e kanë fikur zjarrin. Nuk ka persona të lënduar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit