Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër G.M. (39) nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. I denoncuari i kishte shitur heroinë një personi, e cila më pas është gjetur dhe sekuestruar.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër J.I. (48) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 10.04.2025, në një objekt hotelierik në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i denoncuari e kishte sulmuar fizikisht B.B..
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër S.Q. (28) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale „pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“ dhe „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“. Gjatë tentimit për ta privuar nga liria në lagjen „Trizlla“ në Prilep, i denoncuari kishte sulmuar fizikisht një nëpunës policor, i cili po kryente veprime zyrtare.
Më 11.05.2026, në ora 11:20, në rajonin e Kisella Vodës në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria Z.D. (40) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër I.Xh. (22) nga fsh. Nikushtak, komuna e Likovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „keqpërdorim i të dhënave personale“. Gjatë vitit 2025, i denoncuari kishte përdorur pa autorizim të dhënat e një personi tjetër dhe, gjatë kontrollit rrugor, për t’iu shmangur përgjegjësisë kundërvajtëse, u ishte prezantuar nëpunësve policorë si person tjetër.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër S.D. (39) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „falsifikim i dokumentit“. I denoncuari kishte përgatitur diplomë të falsifikuar, në të cilën kishte vendosur të dhëna të pasakta se ka përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar dhe, në disa raste gjatë periudhës nga viti 2020 deri në vitin 2026, gjatë themelimit të marrëdhënieve të punës në disa subjekte juridike, e kishte përdorur si të vërtetë.
Më 11.05.2026, rreth orës 07:10, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Branko Zarevski“ dhe rr. „Zhivko Firfov“ në Shkup, automjeti i udhëtarëve „Folksvagen Touran“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.T.M. (58) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin J.M. (79) nga Shkupi. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ – Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 10.05.2026, rreth orës 14:31, në NJPB Dellçevë u njoftua se në rrugën magjistrale në fsh. Trabotivishtë, rajoni i Dellçevës, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve „Folksvagen Bora“ me targa të Koçanit, i drejtuar nga A.B. (29) nga Koçani dhe motoçikletës me targa të Koçanit, e drejtuar nga M.F. (63) nga Koçani. Ngy ky aksident, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Koçanit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Dellçevë.
Më 11.05.2026, në orën 21:28, në SPB Shtip u njoftua se në rrugën rajonale në fsh. Ratavicë, te vendi i quajtur „Gllobicë“, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjetit të udhëtarëve „Jugo“ me targa të Probishtipit, i drejtuar nga G.S. (56) nga Koçani dhe automjetit të udhëtarëve „Pezho“ me targa të Koçanit, i drejtuar nga A.M. (29) nga Koçani. Nga ky aksident, drejtuesi i automjetit „Jugo“ ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është transferuar në Spitalin Klinik të Shtipit, ku më pas ka ndërruar jetë nga lënimet e marra. Mjeku ka konstatuar vdekjen. Tek bashkëudhëtari i tij S.S. dhe drejtuesi i automjetit „Peugeot“ janë konstatuar lëndime trupore. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shtip.
Më 11.05.2026, në orën 15:35, në NJPB Prilep u njoftua se në rrugën „Dimo Narednikot“ në Prilep, B.M. (59) nga Prilepi, duke drejtuar mopedin „Hamaçi“ me targa të Prilepit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Nga ky aksident, ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Prilep.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.S. (38) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 07.05.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij.
Më 09.05.2026, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë e privuan nga liria K.E. (22) nga Norvegjia, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se për të është shpallur urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli i Norvegjisë. Më 10.05.2026, nga ana e gjykatësit, ndaj K.E. u caktua masë paraburgimi ekstradues prej 30 ditësh dhe iu dorëzua Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal ndaj S.Sh. (63) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese“. Më 26.10.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një karabinë gjuetie „CZ Bërno BZ 24“, e kalibrit 7.9 x 57 mm.
Më 11.05.2026, në orën 15:00, në rr. „Cvetan Dimov“ në Tetovë, me urdhër gjykate, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria V.B. (28) nga Tetova, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Tetovë për vuajtjen e dënimit.
Më 11.05.2026, në orën 16:30, në rr. „Cvetan Dimov“ në Tetovë, me urdhër gjykate, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria V.I. (28) nga fsh. Reçicë e Vogël, rajoni i Tetovës, i cili kërkohej për kryerjen e veprës penale sipas nenit 149 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Tetovë për vuajtjen e dënimit.
Më 11.05.2026, në orën 11:06, në SPB Shkup, nga një shkollë fillore në rajonin e komunës Aerodrom u njoftua se gjatë ekskursionit njëditor të organizuar përmes shkollës në park-pyllin e Gazi Babës, disa nxënës janë sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë, ndërsa një nxënësi i është marrë stolia personale. Në orën 16:13, në SPB Shkup, A.K. (47) nga Shkupi njoftoi se në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 12:00 në park-pyllin e Gazi Babës, djali i tij 13-vjeçar dhe dy bashkëmoshatarë të tij, derisa ishin në ekskursion njëditor përmes shkollës ku mësonin, janë sulmuar fizikisht nga disa të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.05.2026, në ora 14:50, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga një shkollë fillore komunale në rajonin e Gazi Babës, se i denoncuari kishte hyrë në shkollë dhe me mjet të mprehtë i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore një nxënësi 15-vjeçar në shkollë. Mjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 12.05.2026, në orën 06:05, në SPB Shkup, nga Klinika e Fëmijëve pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ – Shkup u njoftua se tek ata ishte sjellë një foshnjë pesëmujore pa shenja jete nga rajoni i Shkupit. Sipas njoftimit, babai i foshnjës rreth orës 05:30, në shtëpinë familjare në rajonin e komunës së Çuçer-Sandevës, e kishte gjetur foshnjën e tij të pajetë (e cila kishte lindur para kohe) dhe menjëherë ishte nisur në drejtim të Klinikës së Fëmijëve. Mjeku ka konstatuar vdekjen dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Shtip parashtroi kallëzim penal kundër N.N. (26) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 25.04.2026, i denoncuari fizikisht e kishte sulmuar të dashurën e tij.
Më 11.05.2026, në orën 17:15, në rr. „Kuzman Josifovski” në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria S.B. (31) nga Prilepi, me vendqëndrim në Manastir, pasi tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 12.05.2026, në orën 03:00, në SPB Shkup, nga Qendra e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ – Shkup u njoftua se tek ata me lëndime ka ardhur A.N. (21) nga rrethina e Prilepit. Sipas njoftimit, më 11.05.2026 rreth orës 23:30, në rajonin e Bit Pazarit, ai ishte sulmuar fizikisht nga një person mashkull, i cili kishte përdorur send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.05.2026, në orën 21:50, në SPB Shkup u njoftua se në korridorin e një ndërtese banimi në rajonin e komunës së Aerodromit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.C. (50) dhe D.T. (44), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.05.2026, në orën 12:50, në SPB Shkup u njoftua se në hyrjen kryesore të Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.H. (41), F.H. (18), XH.H. (37), S.K. (26), S.S. (32) dhe një 16-vjeçari. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.05.2026, në orën 16:35, në SPB Shkup, S.M. (49) njoftoi se rreth orës 13:30 në rajonin e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.05.2026, në orën 17:35, në SPB Shkup, 22-vjeçarja S.S. dhe I.S. (45), të dy nga Shkupi, denoncuan se rreth orës 17:30, në një objekt hotelierik në rajonin e komunës së Aerodromit në Shkup, S.S. ishte sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore, ndërsa I.S. ishte sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë mashkullore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.05.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, 88-vjeçarja R.V. nga Shkupi njoftoi se rreth orës 12:30, para një ndërtese banimi në rajonin e Karposhit, ishte sulmuar me send të fortë nga I.R. (53). Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.05.2026, në orën 09:30, në SPB Shkup, 83-vjeçarja B.T. nga Shkupi njoftoi se rreth orës 09:00, në rajonin e Gjorçe Petrovit, ishte sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.05.2026, në orën 23:30, në SPB Shkup, D.N. (38) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 19:20, në parkingun para një ndërtese banimi në rajonin e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga A.B.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.05.2026, në orën 02:20, në SPB Shkup, një 17-vjeçar nga rajoni i Shkupit njoftoi se më 11.05.2026 rreth orës 22:10, para një objekti tregtar në rajonin e Çairit, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.05.2026, në orën 13:00, në SPB Shkup, M.D. (52) nga Shkupi njoftoi se më 08.05.2026 rreth orës 12:00, në oborrin e një shkolle fillore në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, vajza e tij e mitur ishte sulmuar fizikisht nga bashkëmoshatarja e saj, ndërsa ngjarja ishte incizuar me telefon mobil nga një i mitur tjetër. Janë njoftuar shërbimet profesionale të shkollës, ndërsa pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 10.05.2026, në orën 22:40, në SPB Shkup, N.A. (43) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 19:15, në oborrin e një shkolle në rajonin e komunës së Aerodromit në Shkup, vajza e tij e mitur ishte sulmuar fizikisht nga një e mitur tjetër, të cilën e njihte. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.05.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, një 71-vjeçar nga Shkupi njoftoi se ishte mashtruar nga dy persona për shumën prej 22.500 eurosh. Sipas njoftimit, ai përmes telefonit kishte kontaktuar me A.„P“, me të cilin ishte marrë vesh që së bashku me të njohurin e tij V.„P“ t’i kryenin punë për blerjen e tokës shtetërore dhe në disa raste u kishte dhënë para. Pasi e kuptoi se ishte mashtruar, ngjarjen e njoftoi në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.05.2026, në orën 01:30, në SPB Shkup, N.I. (41) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 00:10, derisa ndodhej në automjetin e tij, një person nga ana e bashkudhëtarit e kishte hapur derën dhe i kishte marrë një çantë me paratë, kartelën bankare, dokumentet personale dhe sendet të tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.