Më 23.11.2026, në orën 17:10, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Hristo Tatarçev“ në Shkup, V.D. (65) nga fsh. Sopishte, rrethina e Shkupit, duke drejtuar një automjet të udhëtarëve të tipit „Peugeot“ me targa të Shkupit e ka goditur A.M. (57) nga Shkupi. Në aksident, A.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër N.N. (62) nga Gostivari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“. Më 29.10.2026, në një zyrë avokatie, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht S.O. (50) nga fsh. Gradec, derisa kryente detyra pune.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër V.A. (42) nga fsh. Pallçishtë e Poshtme, Komuna e Bogovinës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“. Më 15.08.2026, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në komunikacion, i kallëzuari duke përdorur një send të fortë e ka sulmuar G.J. (45) nga fsh. Toplicë, rrethina e Gostivarit dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër J.B. (38) nga fsh. Borovec, rrethina e Strugës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 02.11.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht djalin e tij.
Më 23/24.11.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.A. (29), O.D. (18), E.D. (37), V.M. (38), M.G. (26), të gjithë nga Shkupi, si dhe P.Z. (19) nga Negotina, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një lëndë pluhurore ngjyrë portokalle dhe një lëng. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.R. (23) nga një fshat i Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 22.09.2026, pas një grindjeje paraprake në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Më 23.11.2026, në orën 16:50, në SPB Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.G. (40) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 39-vjeçare, se për një periudhë më të gjatë kohore e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe i kishte bërë kërcënime me armë zjarri. A.G. është mbajtur në stacionin policor, ndërsa me vërtetim janë sekuestruar një pushkë gjahu, një pistoletë me karikator dhe fishekë, si dhe leja për posedimin e armës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 23.11.2026, në orën 18:30, nëpunës policorë të Stacionit Policor Gallatë e kanë privuar nga liria F.N. (31) nga fsh. Gradec, rrethina e Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg për kryerje të veprës penale „privim i kundërligjshëm nga liria“, sipas nenit 140, paragrafi 2 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër F.R. (40) nga Koçani, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 18.06.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.I. (27) nga fsh. Lozhan, rrethina e Strugës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 15.10.2026, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari me automjetin e tij e ka goditur automjetin e M.S.
Më 23.11.2026, në orën 19:30, në rr. „Iljo Anteski Smok“ në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar i kanë privuar nga liria A.S. (21) dhe J.Z. (22), të dy nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit në një automjet të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Gostivarit, në të cilin po udhëtonin, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe thërrmuese. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.11.2026, në orën 21:00, në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip e kanë privuar nga liria I.I. (50) nga Shtipi, duke vepruar pas denoncimit të bashkëshortes së tij 36-vjeçare, se në shtëpinë familjare e kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.I. (44) nga fsh. Kamjan, rrethina e Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „kallëzim i rremë i veprës penale“. Më 25.05.2026, i kallëzuari nëpërmjet telefonatës kishte deklaruar rrejshëm në SPB Tetovë se në afërsi të një objekti hotelierik ishte kryer vepër penale.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Resnjë ka paraqitur raport kundër dy të miturve nga Resnja, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Më 02.11.2026, të kallëzuarit kanë shkaktuar zjarr në një objekt të braktisur të Ndërmarrjes e Ekonomisë së Ujërave, me ç'rast njëri prej tyre e ka incizuar ngjarjen me telefon celular.
Më 23.11.2026, SPB Shkup është njoftur se më 19.11.2026, A.T., prind i një nxënësi në një shkollë fillore në zonën e Komunës së Aerodromit, i kishte telefonuar prindërit e një nxënësi tjetër dhe u kishte bërë kërcënime atyre dhe prindërve të tjerë, mësimdhënësve dhe fëmijëve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.11.2026, në orën 23:10, në fsh. Ropotovë, Komuna e Dollnenit, nëpunës policorë të Stacionit Policor Ropotovë e kanë privuar nga liria S.P. (25) nga fsh. Ropotovë, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje paraprake, fizikisht e kishte sulmuar babanë e tij 50-vjeçar. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër Gj.Ç. (67) nga Kavadari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar“, si dhe kundër një personi juridik – Shoqëri për Ndërtimtari dhe Tregti nga Kavadari, në pronësi të tij. I kallëzuari, në cilësinë e organit mbikëqyrës, kishte hartuar dhe nënshkruar raport teknik dhe kishte vënë në përdorim një kompleks hotelier të ndërtuar në Ohër, i vendosur në parcelën kadastrale „Elshani“. Kishte vepruar kështu edhe pse e dinte se hoteli ishte ndërtuar në kundërshtim me lejen e lëshuar dhe se në kuadër të kompleksit hotelier ishin ndërtuar objekte pa leje.
NJPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër O.G. (52) nga Dibra, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „shkatërrim ose dëmtim i instalimeve publike“. Më 12.11.2026, në afërsi të lokalitetit „Govedarski Pat“ pranë Dibrës, i kallëzuari, duke përdorur vegla pune, me vetëdije dhe qëllimisht i kishte prerë kabllot e vendosura në shtyllat prej druri për ndriçimin publik dhe i kishte marrë ato. Në këtë mënyrë, i kallëzuari e kishte bërë të papërdorshëm instalimin elektrik për shfrytëzimin publik të energjisë dhe ndriçimin e rrugëve, në gjatësi prej rreth 120-150 metrash.
Më 24.11.2026, në orën 01:40, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria një banor 46-vjeçar të atij fshati. Sipas denoncimit, më 23.11.2026, rreth orës 23:00, në shtëpinë familjare, ai fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 37-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër P.S. (40) nga Strumica, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale „fajde“ dhe „zhvatje“. Në periudhën nga fillimi i prillit 2026 deri në fund të korrikut 2026, i kallëzuari i kishte dhënë hua para një personi nga Strumica, me detyrimin që të kthente një shumë dukshëm më të lartë se shuma e marrë, ndërsa më pas, me qëllim të arkëtimit të parave të kërkuara, i kishte bërë kërcënime me jetë atij dhe familjes së tij, duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij.
Më 24.11.2026, në orën 03:50, në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.T. (56) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë e tij, me një send të mprehtë, u kishte bërë kërcënime dy djemve të tij, si dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.11.2026, në orën 10:25, në SPB Shkup, E.J. (43) nga Shkupi ka denoncuar se më 19.11.2026, rreth orës 15:30, në një institucion shtetëror në territorin e Komunës së Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga kolegu i saj V.Z. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.11.2026, në orën 18:10, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Radishanit, N.S. (66) ishte sulmuar fizikisht nga V.A. (53), që të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.11.2026, në orën 22:00, në SPB Shkup, A.E. (34) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Draçevës, fqinji i tij B.D. i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.11.2026, në orën 13:50, në SPB Shkup, M.M. (41) nga Shkupi ka denoncuar se në një ndërmarrje publike në zonën e Komunës së Gazi Babës, L.B. i kishte bërë kërcënime, ku të dy ishin të punësuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi juridik, A.T. (28) dhe M.T. (41), të gjithë nga Ohri, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „falsifikim i dokumentit“. Gjatë periudhës së viteve 2025 dhe 2026, e kallëzuara e dytë, menaxhere dhe person përgjegjës në personin juridik dhe i kallëzuari i tretë, në bashkëveprim, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së autoplacit për shitjen e automjeteve motorike, duke përdorur të dhënat personale të një personi të angazhuar për larjen dhe pastrimin e automjeteve motorike, i cili nuk ishte i paraqitur si i punësuar, kishin hartuar dhe përdorur kontrata fiktive për ndërmjetësim gjatë shitjes së automjeteve motorike. Në këto kontrata, A.B. paraqitej si person që ia linte automjetet e tij personit juridik për shitjen e mëtejshme të tyre, përkatësisht si palë kontraktuese që ia besonte personit juridik automjetet për shitje. E kallëzuara e dytë, në cilësinë e menaxheres së personit juridik, kishte marrë pjesë në aktivitetet e përmendura duke mundësuar dhe pranuar dokumentimin e tillë të marrëdhënieve të supozuara kontraktuale, me çka krijohej sa për dukje pasqyrë për mënyrën e përfitimit dhe shitjes së automjeteve motorike, si dhe për ekzistencën e marrëdhënieve afariste me A.B., të cilat në të vërtetë nuk ishin krijuar.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër T.I. (66) nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „falsifikim i parave“. Më 05.11.2026, në rr. „Boris Kidriç“, para tregut të gjelbër, e kallëzuara në tri raste kishte tentuar të lëshonte në qarkullim një kartëmonedhë të falsifikuar prej 50 eurosh.