Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 25.11.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 25.11.2026

Më 24.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.I. (29), F.R. (21), I.K. (42), D.P. (18), të gjithë nga Shkupi, si dhe K.I. (26) nga Turqia, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 25.11.2026, në orën 02:00, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Kozle“ në Shkup, një automjet i udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B. (25) nga Shkupi, është përplasur në një gardh betoni. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë marrë shoferi dhe bashkudhëtarja e tij 24-vjeçare M.C. nga Shkupi, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 24.11.2026, në ora 23:45, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.P. (39) nga Kumanova. Ajo kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg për kryerje të veprës penale „mashtrim“, sipas nenit 247 të Kodit Penal. Ajo është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit.

 

Më 24.11.2026, në ora 20:50, në rr. „Vangel Todorovski“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria H.M. (36) nga Shkupi, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë kryer veprime zyrtare, ndërsa gjatë kontrollit të kryer ndaj tij janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një thikë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.S. (66) nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 07.05.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë (një pushkë e vjetër dhe një pushkë rimbushëse e markës „Mauser“), si dhe municion luftarak, për të cilat ai nuk posedonte leje.

 

Më 24.11.2026, rreth orës 12:40, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e bul. „Koço Racin“ me rr. „706“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Honda“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga T.T. (74) nga Shkupi dhe një biçiklete e drejtuar nga I.E. (70) nga Shkupi. Në aksident, çiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naum Ohridski“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.P. (19) nga fsh. Pirok, Komuna e Bogovinës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Më 25.07.2026, në rrugën Tetovë-Gostivar, i kallëzuari, me automjetin e udhëtarëve „Jaguar“, të cilin e drejtonte, është përplasur me automjetin e udhëtarëve „Volkswagen Golf“, të cilin e drejtonte F.R. Nga përplasja, automjeti „Golf“ ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, ndërsa i kallëzuari ka vazhduar lëvizjen me automjetin e tij.

 

Më 24.11.2026, rreth orës 18:20, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e bul. „Aleksandri i Maqedonisë“, rr. „Brigada e 16-të Maqedonase“ dhe rr. „Brigadat Internacionale“ në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „BMV“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. (29) nga fsh. Konjarëe Mesme, Komuna e Petrovecit dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.I. (27) nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naum Ohridski“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Strumicë ka paraqitur njoftim në bazë të Ligjit për Drejtësi për Fëmijët kundër tre fëmijëve nga Strumica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë ndaj fëmijës“. Më 16.10.2026, në një klasë në një shkollë fillore në fsh. Novo Sellë, të kallëzuarit kanë sulmuar fizikisht një fëmijë tjetër dhe i kanë shkaktuar lëndime.

 

Më 24.11.2026, në ora 21:20, nëpunës policorë të NJPB Jegunovcë e privuan nga liria I.A. nga një fshat i Tetovës. Ai dyshohet se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje paraprake, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 25.11.2026, në orën 00:05, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria N.T. (23) nga Velesi, pasi gjatë kontrollit tek ai ishte gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ishte njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

NJPB Strugë ka parashtruar kallëzim penal kundër J.B. (38) nga një fshat i Strugës, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „Lëndim trupor“. Më 02.11.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar babanë e tij dhe i ka bërë kërcënime.

 

Më 24.11.2026, në orën 23:10, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria Z.S. (61) nga Prilepi, sepse në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 81-vjeçare. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 24.11.2026, në orën 12:40, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria I.A. (54) nga Radovishi. Sipas kallëzimit, rreth orës 10:30, në Radovish, ai me një send të mprehtë e kishte sulmuar I.A. (19) nga fshati Gradashorc, rrethina e Strumicës. Personi ishte mbajtur në Stacionin Policor Radovish, ndërsa për ngjarjen ishte njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 24.11.2026, në orën 13:40, nëpunës policorë të Njësisë Policore Çashkë e privuan nga liria D.M. (34) nga një fshat në komunën e Çashkës, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpi fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij jashtëmartesore 26-vjeçare. Ishte njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

SPB Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër Z.R. (47), O.R. (22) dhe A.R. (25), të gjithë nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë ndaj fëmijës“. Më 23.08.2026, në fshatin Peshtan të Ohrit, të kallëzuarit fizikisht e kanë sulmuar R.B., i cili në duar e mbante fëmijën e tij të mitur, i cili gjatë sulmit ka pësuar lëndime trupore. Pas intervenimit të shpejtë të nëpunësve policorë, sulmuesit janë gjetur dhe privuar nga liria.

 

Më 23.11.2026, në orën 23:10, në një fshat në Komunën e Dollnenit, nëpunës policorë nga Njësia Policore Ropotovë e privuan nga liria S.P. (25) nga fshati, sepse në shtëpinë familjare fizikisht e kishte sulmuar babanë e tij 50-vjeçar. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresa përkatëse.

 

Më 24.12.2026, në orën 10:30, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria A.D. (25) nga Velesi. Ai dyshohet se nga një objekt i një personi juridik në Veles kishte marrë një pajisje elektrike. Sendi i marrë ishte gjetur dhe i ishte kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes kundër A.D. do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

NJPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër E.Sh. (49) nga fshati Hame i Dibrësmbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Ushtrimi i transportit publik pa posedimin e  licencës“. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën „Elena Gjika“ në Dibër, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Shkoda“ me targa të Dibrës, të cilin e drejtonte i kallëzuari, me ç’rast është konstatuar se ushtronte transport taksi të udhëtarëve pa licencë të dhënë nga organi kompetent.

 

Më 23.11.2026, në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria F.S. (21) nga Strumica. Sipas kallëzimit, ai po atë ditë në Strumicë kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një të miture 12-vjeçare. Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër personit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 24.11.2026, në orën 16:20, në rrethinë të Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.B. (47) dhe L.B. (42), pas një denoncimi paraprak se për një periudhë të gjatë kohore kishin keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht tre fëmijët e tyre të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 25.11.2026, në ora 02:00, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.K. (32) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se më 24.11.2026, në shtëpinë e tij, e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 64-vjeçare, si dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër një personi juridik nga Tetova dhe F.E. (39) nga Tetova, pronar dhe drejtues i subjektit juridik, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „mashtrim“.

 

Në periudhën nga 11.06.2026 deri më 02.07.2026, i kallëzuari kishte angazhuar katër persona nga fsh. Jazhincë për të punuar në kompaninë e tij. Pas përfundimit të muajit, ai nuk ua kishte paguar mjetet financiare të fituara nga puna dhe as nuk i kishte paraqitur në Agjencinë e Punësimit.

 

Më 24.11.2026, në orën 00:50, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria I.O. (42) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se më 23.11.2026 kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 33-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 24.11.2026, në ora 14:40, në Shkup, në zonën e Draçevës, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.D. (47) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj 19-vjeçare dhe e kishte kërcënuar me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër D.M. (46) nga Velesi, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“.

 

Më 03.04.2026, nëpunës policorë të Njësisë së Tregtisë së Palejuar me Drogë dhe me Armë në SPB Veles kishin kryer bastisje në shtëpinë ku banon i kallëzuari, me ç’rast kishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të markës „Zastava“ dhe një karikator me shtatë fishekë.

 

Më 24.11.2026, rreth orës 19:30, në SPB Shkup, B.SH. (39) nga Shkupi ka denoncuar se në fshatin Qojli, në rrethinë të Shkupit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 24.11.2026, në ora 19:05, në SPB Shkup, F.S. (43) nga fshati Saraj, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga I.I. para një bastoreje. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.11.2026, në SPB Shkup është denoncuar se B.ZH. kishte kërcënuar një të mitur dhe gjyshen e saj, pas një grindjeje të mëparshme ndërmjet vajzës së mitur dhe vajzës së tij të mitur, lidhur me një telefon celular që supozohej se ishte thyer. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

 

 

 

Accessibility Menu