Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 23.11.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 23.11.2026

Më 22/23.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria H.L. (25), S.I. (41), E.B. (32), D.M. (29) dhe B.A. (41), të gjithë nga Shkupi, si dhe N.J. (50) nga Gostivari, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore, lëndë kokërrzore me ngjyrë kafe, marihuanë dhe një bimë në formë kërpudhe. Pas dokumentimit të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Zyra për Krimit Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.I. (29) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Kontrabandim i emigrantëve“. Më 17.11.2026, në rrethinën e Kumanovës, në vendin e quajtur „Nyja e NATO-s“, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh „Volkswagen Golf“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte i kallëzuari, me ç'rast janë gjetur pesë emigrantë nga Nepali, të cilët i transportonte për një kompensim të caktuar.

 

Më 22.11.2026, në orën 17:10, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria N.P. (46) nga rrethina e Manastirit, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 40-vjeçare, se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër K.A. (35) nga rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Lëndim trupor“. Pas një mosmarrëveshjeje paraprake në shtëpinë familjare, i kallëzuari e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare dhe i kishte bërë kërcënime asaj dhe familjes së saj.

 

Më 22.11.2026, në orën 21:15, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria B.K. (42) nga Manastiri. Sipas denoncimit, B.K. i kishte bërë kërcënime me jetë bashkëshortes së tij 25-vjeçare, me të cilën janë në procedurë shkurorëzimi. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Veles ka paraqitur njoftim kundër një 15-vjeçari nga Kavadari, me vendbanim në Demir Kapi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 08.04.2026, në vendin e quajtur „Parku i Ri“ në Demir Kapi, është ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç'rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 22.11.2026, në orën 18:50, në NJPB Prilep, M.I. (69) nga Prilepi ka denoncuar se për një periudhë më të gjatë kohore ishte fyer dhe nënçmuar nga djali dhe bashkëshortja e tij. Ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 22.11.2026, në orën 17:20, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria Xh.S. (25) nga Velesi. Ajo dyshohet se në dy raste, nga objektet në ndërtim, në pronësi të një personi juridik në Veles, kishte marrë kabllo. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjeve do të paraqitet kallëzim përkatës.


Më 21.11.2026, në orën 22:30, në bul. „Turistička“ në Ohër, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria B.I. (26) nga fshati Llakoçerej i Poshtëm i Ohrit, sepse gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 22.11.2026, në orën 16:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Mexhitli, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e kanë ndaluar C.C. (58) nga Italia. Gjatë kontrolleve kufitare dhe kontrollit të kryer ndaj tij janë gjetur 50 fishekë të kalibrit 12 mm për armë gjahu. Municioni është sekuestruar, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit personi i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Manastir për procedurë të mëtejshme.

 

Më 22.11.2026, në orën 13:00, në rr. „27 Marsi“ në Strugë, nëpunës policorë të NJPB Strugë e kanë privuar nga liria S.E. (37) nga Struga, sepse gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Më 22.11.2026, në orën 19:14, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e kanë privuar nga liria D.M. (35) nga një fshat në rrethinë të Kriva Pallankës, sepse kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e kishte kërcënuar. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 21.11.2026, në orën 19:15, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria J.K. (41) nga Shkupi. Sipas denoncimit, rreth orës 17:30, para institucionit shëndetësor në zonën Komunës së Aerodromit, së bashku me babanë e tij S.K. (62), pas një mosmarrëveshjeje paraprake, kishin sulmuar fizikisht një mjek dhe një infermiere. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

NJPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër M.P. (57) nga Vevçani, drejtor në Ndërmarrjen Publike „Pyjet Kombëtare“ – Ekonomia Pyjore „Stogovë“ – Dibër, O.J. (64) dhe M.L. (59) nga fshati Xhepisht i Dibrës, të punësuar si referentë për dërgesa në ndërmarrje, si dhe V.I. (47) nga Dibra, arkivist në ndërmarrje, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „Keqpërdorim i të dhënave personale“, „Falsifikim i dokumentit zyrtar“ dhe „Punë e pandërgjegjshme në detyrë“, si dhe kundër B.L. (35) dhe A.L. (26) nga fshati Xhepisht i Dibrës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Ndihmë“. Pasi e kallëzuara e katërt, V.I., kishte shënuar të dhëna të pavërteta në librin zyrtar për persona të cilët gjoja kishin paraqitur kërkesë për lëshimin e lejes për prerjen e druve, i kallëzuari i parë, në cilësinë e drejtorit të ndërmarrjes publike, nuk ka bërë mbikëqyrje të detyrueshme të kërkesave fiktive dhe ka dhënë leje për prerjen e druve, pa kryer kontrollin e fletë përcjellëseve për transport. I kallëzuari i dytë dhe i tretë, në cilësinë e referentëve për dërgesën e druve për ngrohje, me vetëdije dhe me qëllim, duke shkelur dispozitat ligjore, kishin lëshuar fletë përcjellëse në të cilat ishin shënuar të dhëna të pavërteta dhe i kishin vërtetuar ato me nënshkrimet e tyre. I kallëzuari i pestë dhe i gjashtë u kishin ndihmuar të kallëzuarve të tjerë dhe me automjetet e tyre transportuese kishin kryer transportin e masës drusore dhe kishin fshehur veprat penale.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, në PTHP NKOK – Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ka paraqitur kallëzim penal kundër H.K. dhe J.K., për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „Marrje ryshfeti“, sipas nenit 357 të Kodit Penal. I kallëzuari i parë, në vendin e tij të punës si nëpunës policor në PKK Bllacë e Poshtme, pranë QR ÇK Veri, më 22.11.2026, gjatë kryerjes së kontrolleve kufitare për hyrje në shtet, nga një person i cili po kalonte kufirin shtetëror me automjet motorik udhëtarësh, në të cilin si bashkudhëtarë ndodheshin edhe dy shtetas turq, kishte kërkuar dhe marrë mjete financiare për t'ua mundësuar hyrjen në shtet dy shtetasve turq, duke e mashtruar personin se kinse ekzistonte një problem lidhur me qëndrimin e tyre. Një pjesë të mjeteve financiare të marra, i kallëzuari i parë ia kishte dhënë të kallëzuarit të dytë. Departamenti për Kontroll të Brendshëm kundër H.K. dhe J.K. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkeljen e rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme të largimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore – pezullim.

 

Më 20, 21 dhe 22.11.2026, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen Kufitare të Liqenit të Ohrit ndërmorën masa dhe aktivitete të përforcuara lidhur me veprën penale „Peshkim i paligjshëm“ dhe kryen disa shërbime patrulluese në ujërat e Liqenit të Ohrit. Me këtë rast, në rajonin e fshatit Peshtan janë gjetur gjithsej 18 rrjeta peshkimi me gjatësi të përgjithshme prej rreth 900 metrash, me peshkim të përgjithshëm prej 797 copë peshq të llojit Belushkë (Belbicë) e Ohrit, me peshë prej 78 kilogramësh, si dhe 77 copë peshq të llojit Grunec, me peshë prej 4,150 kilogramësh. Është njoftuar inspektori kompetent i peshkimit pranë Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, pas së cilës sasia e sekuestruar e peshkut i është dorëzuar Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Ohrit.

 

Më 23.11.2026, në orën 01:50, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria T.A.P. (41), duke vepruar pas denoncimit paraprak se më 22.11.2026, në shtëpinë e tyre, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 55-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresaë përkatëse.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.A. (35) nga fshati Poroj, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Moszbatim i vendimit gjyqësor“. I kallëzuari i kishte bërë kërcënime përmes telefonit ish-bashkëshortes së tij, ndërsa më 4 dhe 5 gusht kishte shkuar në vendin e saj të punës, duke vepruar në kundërshtim me vendimin gjyqësor të miratuar më 25.06.2026, me të cilin ishte shqiptuar masa për mbrojtje nga dhuna në familje.

 

Më 22.11.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup është denoncuar se në rajonin e Bit Pazarit kishte shpërthyer zjarr në një banesë në pronësi të I.S. (67). Zjarri ishte shuar nga Brigada Zjarrfikëse Shkup. Pronari I.S. dhe një nëpunës policor kishin pësuar lëndime nga thithja e tymit. Në vendin e ngjarjes kishin dalë nëpunës policorë nga SPB Shkup.

 

Më 22.11.2026, në orën 11:45, në SPB Shkup, M.V. (36) nga Shkupi ka denoncuar se më 21.11.2026, rreth orës 21:00, në një park në rajonin e Komunës së Aerodromit, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër, të cilin e njihte dhe i cili paraprakisht kishte ardhur së bashku me një grup të miturish. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu