Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 22.11.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 22.11.2026

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër R.A. (33) dhe I.A. (64), nga fsh. Llakavicë, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Më 22.10.2026, në zonën e fsh. Llakavicë, në pronën e A.N. nga Gostivari, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari i parë ka tentuar ta sulmojë A.N. me sharrë motorike, pas çka është sulmuar fizikisht nga i kallëzuari i dytë, i cili ka përdorur edhe një send prej druri.

 

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër J.D. (67) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 03.11.2026, në Koçan, në shtëpinë familjare, i kallëzuari është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër A.L. (45) nga një fshat i Dellçevës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e dy veprave penale „lëndim trupor“ dhe „rrezikim i sigurisë“. Më 07.11.2026, në shtëpinë familjare në fshat, i kallëzuari e ka fyer fëmijën e tij 13-vjeçar, ndërsa më 08.11.2026 ka tentuar ta sulmojë me një send të qelqtë, pas çka ka ndodhur përleshje mes tyre.

 

Më 21.11.2026, në ora 13:35, NJPB Negotinë është njoftuar se në rajonin e tuneleve të vjetra pranë Demir Kapisë, nga një shteg alpinizmi kishte rënë S.Sh. (61) nga Republika e Serbisë. Sipas njoftimit, S.Zh., i cili ishte instruktor kryesor në shoqatën e sportit alpin „Stena“ nga Beogradi, gjatë ngjitjes së bashku me gjashtë alpinistë të tjerë nga Republika e Serbisë, nëpër drejtimin e ngjitjes të caktuar paraprakisht, ka vënë në dukje se shkëmbinjtë janë të thyeshëm dhe të rrëshqitshëm, për një çast gjatë ngjitjes ka rënë nga shkëmbi, përkatësisht është shkëputur një pjesë e tij. Gjatë rënies, A.T., i cili siguronte litarin, kishte arritur ta mbante në një lartësi prej rreth 15 metrash mbi tokë. Pjesëtarët e njësisë speciale të ARM-së „Ujqërit“, të cilët ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes dhe po zhvillonin një ushtrim alpin, i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë nxjerrë personin në një vend të sigurt dhe të arritshëm, prej nga është marrë nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore e Negotinës. Gjatë rënies, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Veles. Një ekip i NJPB Negotinë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 21.11.2026, në ora 22:30, në rrugën „Marshall Tito“ në Demir Kapi, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria M.P. (66) nga Demir Kapia, për shkak se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë, të cilët po kryenin veprime zyrtare. Gjithashtu, gjatë komunikimit me të, ishin vërejtur shenja se ishte nën ndikimin e alkoolit. Ai kishte deklaruar se paraprakisht kishte konsumuar alkool, por kishte refuzuar t'i nënshtrohej testimit të alkoolit, pas së cilës ishte dërguar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Negotinë për marrjen e mostrave të gjakut dhe urinës, me qëllim të përcaktimit të pranisë së alkoolit në organizëm. Ai ishte mbajtur në stacion policor, ishte njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 21.11.2026, në ora 13:40, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.M. (26) nga Kumanova, për shkak se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.11.2026, në ora 23:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria B.S. (38) nga Kumanova, për shkak se kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij. Ai ishte ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.11.2026, në orën 09:00, në NJPB Kriva Pallankë, D.D. (67) nga fsh. Drenjë, rrethina e Kriva Pallankës, ka denoncuar se në fsh. Drenjë ishte sulmuar fizikisht nga G.Gj., A.Gj. dhe A.Gj., për shkak të mosmarrëveshjes rreth lopëve të cilat kanë bërë dëme, me ç'rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.


Më 21.11.2026, në orën 21:40, në rrugën „Partizanska“ në Manastir, nëpunës policorë të  SPB Manastir e kanë privuar nga liria T.P. nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek ai ishte gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.11.2026, në orën 16:00, në afërsi të fsh. Slepçe, rrethina e Demir Hisarit, nëpunës policorë nga NJPB Demir Hisar i kanë privuar nga liria N.P. (31) nga Tetova, F.N. (28) nga Tetova dhe B.M. (39) nga Shkupi. Sipas njoftimit, ata ishin pjesë e grupeve të tifozëve „Vojvodi“ nga Tetova dhe „Komiti“ nga Shkupi, me ç'rast kishin sulmuar fizikisht shoferin e njërit të autobusëve të cilët i transportonin, si dhe një nëpunës policor. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.11.2026, në orën 13:30, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve të FK Pelister nga Manastiri dhe FK Teteks 1953 nga Tetova, në stadiumin e qytetit „Petar Milloshevski“ në Manastir, gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit, nga ana e personave që ishin pjesë e grupit të tifozëve nga Tetova, tek S.K. (30) dhe F.N. (28) janë gjetur mjete piroteknike. Personat janë ndaluar në stacionin policor në Manastir, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21/22.11.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria D.R. (37), N.E. (38), K.T. (33), K.S. (29) dhe B.E. (34), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 21.11.2026, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me M.A. (24) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se më 15.10.2026, duke e kërcënuar me një send të mprehtë – thikë skalper, ishte përpjekur t'i merrte para një 18-vjeçari nga Shkupi. Ajo e ka sqaruar në tërësi mënyrën e kryerjes së veprës penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Punë të Brendshme Kisella Vodë do të paraqesë kallëzim penal për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale „tentim grabitje“, të paraparë dhe të dënueshme sipas nenit 237 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.

 

Më 21.11.2026, në orën 14:40, SPB Shkup është njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet Sh.B. (56), A.B. (37) dhe B.B. (33), të gjithë nga Shkupi, në njërën anë, dhe H.L. (55) dhe A.L. (30), të dy nga fsh. Qojli, rrethina e Shkupit, në anën tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.11.2026, rreth orës 22:35, në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e kanë ndaluar Z.M. (32) nga Rusia, për shkak të qëndrimit të paligjshëm dhe të palajmëruar në shtet. Ajo i është dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme.

 

Më 21.11.2026, në ora 19:00, në SPB Tetovë, një grua 38-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se bashkëshorti i saj J.M. (49) nga fsh. Balindoll, Komuna e Gostivarit, me të cilin është në procedurë shkurorëzimi, e përndjek dhe e kërcënon. Ajo ka denoncuar se herën e fundit, rreth orës 17:05, ai kishte ardhur në sallon, në rr. „Ilinden“ në Tetovë, ku ka qenë në vendin e saj të punës, pas çka ka ndodhur debat verbal dhe i janë bërë kërcënime për marrjen e dy fëmijëve të përbashkët të mitur. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës, inspektori i lartë dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë. Më vonë, po atë ditë, në orën 21:20, në rr. „Ilinden“, prapa një objekti hotelierik në Tetovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Tetovës e kanë privuar nga liria J.M. (49), për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale sipas nenit 144 paragrafi 3 dhe nenit 144-a të Kodit Penal. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.11.2026, në orën 22:25, në Stacionin Policor të Gostivarit, një grua 28-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 22:00, derisa ndodhej me dy fëmijët e saj të mitur në Qendrën Mjekësore në Gostivar, kishte pranuar telefonatë nga bashkëshorti i saj M.E. (32), i cili i kishte bërë kërcënime. Në orën 23:00, M.E. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas çka do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.11.2026, në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria D.K. (36) nga Strumica. Sipas denoncimit, më 21.11.2026, rreth orës 20:50, para shtëpisë familjare të B.K. (52) nga Strumica, ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj. Nga masat e ndërmarra, me anë të alkooltestit të kryer është konstatuar se personi kishte 2.58 promilë alkool në gjak. Ai ishte mbajtur në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa për ngjarjen ishte njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 21.11.2026, në orën 23:40, në SPB Shkup, N.J. (20) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga tre persona, njërin prej të cilëve e njihte. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.11.2026, në orën 19:45, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Gazi Babës është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet A.A. (22) nga fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, M.I. (22) nga fsh. Vrazhali, rrethina e Shkupit dhe A.A. (22) nga fsh. Moranë, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.11.2026, në ora 23:00, në SPB Shkup, G.S. (50) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 20:15, në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga një person të cilin e njihte dhe i cili i kishte marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.11.2026, në ora 13:40, në Stacionin Policor Çair, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me E.B. (44) nga Shkupi, pas denoncimi paraprak se ai e kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 39-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.


Më 21.11.2026, në orën 14:05, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Kisella Vodës, në shtëpinë e saj, ishte gjetur e pajetë S.T.N. (80). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar për obduksion.

 

Më 21.11.2026, rreth orës 13:40, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave „Nënë Tereza“ është raportuar se tek ata ishte sjellë i pajetë një fëmijë trevjeçar nga Gjevgjelia. Fëmija kishte pasur probleme shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë nga SPB Shkup, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i fëmijës së ndjerë i është dorëzuar familjes.

 

Më 21.11.2026, në ora 17:30, në SPB Shkup, M.N. (51) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13:30, në Parkun e Qytetit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër, të cilin e njihte, i cili kishte përdorur edhe një send të fortë. Gjithashtu, i kishte dëmtuar biçikletën dhe i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.11.2026, në orën 20:30, në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë të Njësisë Policore Makedonska Kamenicë e kanë privuar nga liria G.G. (34) nga Makedonska Kamenica, pasi e kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 23-vjeçare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 21.11.2026, në orën 14:30, në Probishtip, nëpunës policorë të NJPB Probishtip e kanë privuar nga liria I.A. (46) nga Probishtipi, duke vepruar pas denoncimit se në oborrin e shtëpisë familjare në Probishtip kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij 44-vjeçar, i cili kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Gjatë ndërmarrjes së masave ishte konstatuar se I.A. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,43 promilë alkool në organizëm. Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Probishtip, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 21.11.2026, në ora 22:55, në Vinicë, nëpunës policorë të NJPB Vinicë e kanë privuar nga liria S.A. (65) nga Vinica. Paraprakisht, duke drejtuar një automjet të udhëtarëve „Ford“, me targa të Shtipit, në fsh. Jakimovë, rrethina e Vinicës, ai ishte përfshirë në një aksident trafiku, me ç'rast ishte përplasur në një automjet të parkuar të udhëtarëve „Ford“, me targa të Shtipit, në pronësi të S.D. nga Vinica dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas, duke drejtuar automjetin, ishte përplasur me sinjalistikën e vendosur rrugore dhe një mur betoni, pas çka ishte larguar sërish nga vendi i ngjarjes. Pas ndërmarrjes së masave për gjetjen e autorit, nëpunësit policorë kanë konstatuar se ai e kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,12 promilë alkool në organizëm. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 22.11.2026, në ora 02:30, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e kanë privuar nga liria K.A. (40) nga Koçani, duke vepruar pas denoncimit se në shtëpinë e të afërmve të bashkëshortes së tij 36-vjeçare në Koçan, ai kishte sulmuar fizikisht fëmijët e tij të mitur dhe anëtarët e tjerë të familjes që ndodheshin në shtëpi, me çka tek ta ka shkaktuar frikë, shqetësim dhe pasiguri për jetën e tyre. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 21.11.2026, në ora 22:30, në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e kanë privuar nga liria B.I. (26) nga një rrethinë e Ohrit, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.11.2026, në ora 16:20, në Kërçovë, nëpunës policorë të Stacionit Policor Kërçovë e kanë privuar nga liria Z.Z. (56) nga një rrethinë e Kërçovës, pasi ai nuk e ka respektuar vendimin gjykatës e cila i ka shqiptuar masa të përkohshme për mbrojtje nga dhuna në familje ndaj bashkëshortes së tij 49-vjeçare, me të cilën është në procedurë shkurorëzimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Accessibility Menu