Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 21.11.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 21.11.2026

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër H.M. (49) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi dhe i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 11.11.2026, nëpunës policorë kanë kryer kontroll ndaj të kallëzuarit dhe automjetit të tij të udhëtarëve, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë.

 

Sektori për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim – Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.R. (38) nga Shqipëria, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Falsifikim i dokumentit“. Më 11.11.2026, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, i kallëzuari ka paraqitur për kontroll patentë shoferi të falsifikuar italiane.

 

Më 20.11.2026, në orën 10:45, SPB Shkup është njoftuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“, në Repartin e Ortopedisë, kishte shpërthyer zjarr. Nuk ka persona të lënduar. Ekipet e Brigadës Zjarrfikëse e kanë lokalizuar zjarrin.

 

Më 20.11.2026, në orën 18:30, nëpunës policorë nga Zyra Policore Çashkë e kanë privuar nga liria H.L. (43) nga fshati Jabollçishtë e Sipërme, Komuna e Çashkës, duke vepruar pas denoncimit paraprak të I.A. (61) nga fshati i njëjtë, se në afërsi të tregut të qytetit në Veles, e kishte kërcënuar me një send të mprehtë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër H.L. do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 20.11.2026, në ora 19:30, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria T.N. (45) nga fshati Ivankovc, rrethina e Velesit, sepse në rrugën „Bllagoj Gjorev“ në Veles, kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera, është konstatuar se T.N. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,80 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 20.11.2026, në ora 20:45, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria Z.B. (50) nga fshati Vozarc, rrethina e Kavadarit, duke vepruar pas denoncimit paraprak të Z.Gj. (35), nga  fshati i njëjtë, se në fshat e kishte kërcënuar dhe kishte hedhur sende të forta në drejtim të tij. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera, është konstatuar se Z.B. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,31 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 20.11.2026, në ora 12:00, NJPB Kavadar është njoftuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit ishte sjellë V.B. (56) nga Kavadari, me lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit, ajo i kishte marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një market në Kavadar. Është njoftuar inspektori i punës, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka bërë një ekip i NJPB Kavadar.

 

Më 20.11.2026, në ora 13:00, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria R.Sh. (19) nga Rosomani, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Kavadar për vuajtjen e masës së shqiptuar të paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Gjevgjelisë, për vuajtjen e masës.

 

Më 20.11.2026, NJPB Koçan drejtuar PTHP Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër A.D. (31) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Fajde“, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 260, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Konkretisht, A.D. i kishte dhënë hua para një personi, në dy raste, në shumën e përgjithshme prej 7.500 denarësh, me marrëveshje që t'i kthente një shumë më të madhe prej 12.500 denarësh, me qëllim që të përfitonte dobi pasurore joproporcionale. Si garanci, A.D. nga personi kishte marrë edhe sende, një orë dore dhe një telefon celular.

 

Më 20.11.2026, rreth orës 09:50, SPB Shkup është njoftuar se në bul. „Jane Sandanski“ në Shkup, një automjet i udhëtarëve kishte goditur S.S. (69) nga Shkupi dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, S.S. kishte marrë lëndime të rënda trupore, të cilat ishin konstatuar në Institucionin e  Shëndetit Publik „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.11.2026, në ora 13:06, në SPB Shkup, M.M. (41) nga Shkupi ka denoncuar se L.B., udhëheqës në një ndërmarrje publike, gjatë kohës sa ajo ndodhej në vendin e saj të punës në ndërmarrjen publike, në disa raste i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20/21.11.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria S.M. (18), I.I. (42), S.K. (36), F.M. (38), M.P. (40), të gjithë nga Shkupi, A.K. (31), D.S. (24) nga fsh. Stajkovc, rrethina e Shkupit, si dhe B.A. (36) nga Saraji, komuna e Sarajit, sepse tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë, marihuanë dhe thërrmuese. Pas zbardhjes së plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Më 20.11.2026, në orën 09:10, në NJPB Gostivar, N.M. (55) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 01:00, në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar, pas grindjes paraprake verbale rreth marrëdhënieve pronësore-juridike, ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

 

Më 20.11.2026, në orën 12:15, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, nëpunës policorë nga Zyra Policore e Mavrovës e kanë privuar nga liria R.A. (39) nga Republika e Shqipërisë, i cili ishte hasur duke kryer punime ndërtimore. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai kishte tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit në shtet, ndërsa nuk posedonte dokumente identifikimi. Ai është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.

 

Më 20.11.2026, në orën 15:15, në NJPB Gostivar është denoncuar se në Qendrën e Urgjencës në Gostivar ishte sjellë një i mitur 13-vjeçar nga fsh. Forinë, rrethina e Gostivarit, me lëndime të rënda trupore. Sipas denoncimit, ai ishte lënduar pasi në oborrin e shkollës fillore në fsh. Forinë, duke drejtuar një trotinet elektrik kishte humbur kontrollin dhe ishte rrëzuar në asfalt. Pas dhënies së ndihmës mjekësore në Gostivar, ai ishte transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i NJPB Gostivar.

 

Më 20.11.2026, në orën 17:05, në SPB Tetovë, R.R. (53) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 16:00, në oborrin e përbashkët në rr. “146” në Tetovë, pas një zënke paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga nipi i tij M.R., i cili e ka goditur me një send të fortë dhe i kishte shkaktuar lëndim. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.11.2026, në orën 20:00, në NJPB Prilep, një grua nga Prilepi ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj nga Manastiri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.11.2026, në orën 19:00, në SPB Shkup, L.S. (63) nga Shkupi ka denoncuar se, derisa udhëtonte me autobus nga Bit Pazari deri në Butel të Shkupit, një person ia kishte marrë portofolin me para dhe dokumente personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.11.2026, në orën 00:30, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Idrizovë është denoncuar se më 20.11.2026, rreth orës 23:15, në repartin e hapur të institucionit, gjatë një kontrolli, ishte hasur I.P. (34) nga Shkupi, i dënuar në këtë institucion, me marihuanë. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, i ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 21.11.2026, në orën 03:30, në SPB Shkup është denoncuar se në rr. “5” në fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, ishte përfshirë nga zjarri një automjet udhëtarësh i markës “Mercedes”, me targa të Shkupit, i parkuar në garazh, në pronësi të B.S. (33) nga fsh. Haraçinë. Zjarri ishte shuar nga pronari, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes.

 

Më 20.11.2026, rreth orës 11:50, në SPB Shkup, A.A. (34) nga fsh. Batinc, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se më 16.11.2026, rreth orës 17:30, në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, nga një personel mjekësor ishte lënduar foshnja e tij treditëshe në pjesën e krahut të majtë, me ç'rast i ishte dhënë ndihmë mjekësore në Kirurgjinë e Fëmijëve. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e tij.

 

Më 20.11.2026, në fsh. Banicë, Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë i kanë privuar nga liria I.V. (23) dhe A.V. (22), ndërsa në Stacionin Policor të Strumicës janë thirrur edhe V.R. (19) dhe një person tjetër i mitur, të gjithë nga fsh. Banicë, rrethina e Strumicës. Sipas denoncimit, rreth orës 18:30, në një market në fsh. Banicë, ata kishin sulmuar fizikisht V.S. (40) nga fshati i njëjtë dhe me përdorim force kishin marrë para nga arka. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 20.11.2026, në orën 16:30, në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë nga Zyra Policore e Makedonska Kamenicës e kanë privuar nga liria S.M. (65) nga Makedonska Kamenica, për shkak se e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 57-vjeçare. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 20.11.2026, në orën 16:50, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria P.S. (21) nga rrethina e Shkupit, duke vepruar pas një denoncimi paraprak të bashkëshortes së tij jashtëmartesore, e cila kishte denoncuar se ai e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.11.2026, në orën 06:15, SPB Shkup është njoftuar se në unazën rrugore “Nëna Terezë”, në afërsi të fsh. Smillkovc, rrethina e Shkupit, ishte gjetur një person pa shenja jete. Menjëherë pas denoncimit, nëpunës policorë të SPB Shkup janë drejtuar në vendin e ngjarjes, me ç'rast është konstatuar se bëhej fjalë për Sh.E. (38) nga fsh. Lubin, rrethina e Shkupit. Në afërsi të trupit ishte gjetur një automjet udhëtarësh “Mercedes”, me targa të Shkupit, të cilin paraprakisht e kishte drejtuar i ndjeri. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, me ç’rast është vërejtur një plagë nga arma e zjarrit në pjesën e këmbës. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes penalo-juridike.

 

Accessibility Menu