Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 20.11.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 20.11.2026

Më 19/20.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria V.T. (37), A.Q. (21) nga Shkupi, N.B. (26) nga Manastiri, C.H.E. (26) nga Turqia dhe A.Sh. (49) nga SHBA-ja, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë, lëndë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër E.Z. (30) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 07.11.2026, në ambientet për vizita në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës, gjatë kontrollit të të kallëzuarës, e cila kishte ardhur për vizitë te vëllai i saj, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 19.11.2026, rreth orës 10:15, në autostradën Shkup-Kumanovë, në zonën e fsh. Ramanli, rrethina e Kumanovës, një automjet i udhëtarëve „Citroen“, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 44-vjeçari P.T. nga Kumanova, ka goditur N.M. (61) nga Kumanova, e më pas edhe një automjet të udhëtarëve „Volkswagen Passat“, me targa të Kumanovës, të cilin paraprakisht e kishte ndaluar N.M. për shkak të një defekti. Në aksident, N.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi i automjetit të udhëtarëve „Citroen“ ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Një ekip i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër Xh.B. (38) nga fsh. Zhelinë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 26.03.2026, në fsh. Zhelinë, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të kallëzuarit, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar pistoleta „Carl Walther“ e kalibrit 7,65 mm, „Cërvena Zastava“ e kalibrit 7,62 mm, „Beretta“ e  kalibrit 9 mm, një pistoletë pa numër serik dhe 33 copë municion.

 

Më 19.11.2026, në orën 21:15, në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria Sh.О. (68) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij, se rreth orës 18:30 e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër K.M. (37) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 19.10.2026, në shtëpinë familjare në Tetovë, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër A.S. (18) nga Manastiri dhe J.A. (19) nga fsh. Musincë, rrethina e Manastirit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“. Më 09.10.2026, në fsh. Kanatlarcë, rrethina e Prilepit, të kallëzuarit kanë sulmuar fizikisht një fëmijë.

Më 19.11.2026, në orën 21:30, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria B.J. (39) nga Velesi, sepse gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë. Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 19.11.2026, në orën 15:15, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria D.M.B. (37) nga Shkupi. Në rrugën ekspres Gradsko-Prilep është ndaluar një automjet i udhëtarëve „Porsche“, me targa kombëtare bullgare, i drejtuar nga D.M.B. (37), ndërsa gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është shoqëruar në stacionin policor, është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 20.11.2026, në orën 02:00, në rr. „Kongresi  i Smilevës“ në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria A.B. (43) nga Manastiri, pasi kishte bërë kërcënime ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre të mitur. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 20.11.2026, në orën 02:15, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria një 39-vjeçare nga një fshat i rrethinës së Prilepit, sepse në shtëpinë e ish-bashkëshortit të saj ishte sjellë në mënyrë agresive dhe i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.11.2026, në orën 16:05, në rr. „Vasko Karangelevski“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria D.D. (27) nga Prilepi, sepse kishte bërë kërcënime ndaj ish-bashkëshortes së tij jashtëmartesore. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.11.2026, në orën 09:20, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Karposhit është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet M.V. (30) nga Shkupi dhe A.D. (32) nga rajoni i Prilepit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.11.2026, në orën 11:40, në SPB Shkup, M.J. (31) nga Shkupi ka denoncuar se në rajonin e Qendrës është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.11.2026, në orën 11:05, në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 02:30, në zonën e Bit Pazarit, ish-bashkëshorti i saj B.D., së bashku me të afërm të tjerë, kishin ardhur para derës së shtëpisë së saj dhe kishin tentuar të hynin me forcë, pas çka i kishin bërë kërcënime asaj dhe partnerit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.11.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup, S.K. (42) nga Shkupi ka denoncuar se në një qendër tregtare në zonën e Gjorçe Petrovit ishte sulmuar fizikisht nga M.Gj. dhe V.Gj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.11.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, A.J. (41) nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se një person i kishte bërë kërcënime përmes telefonit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.11.2026, rreth orës 16:00, në SPB Shkup, S.A. (44) nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se një person i kishte bërë kërcënime përmes telefonit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ka paraqitur kallëzim penal kundër S.S., B.G. dhe J.I., mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare“, sipas nenit 143 të Kodit Penal. Më 29.07.2026, rreth orës 05:05, në Ohër, të kallëzuarit S.S. dhe B.G., nëpunës policorë nga SPB Ohër dhe J.I., nëpunës policor nga Serbia, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare kanë ndaluar një motoçikletë të drejtuar nga një i mitur pa leje drejtimi, i cili kishte tentuar të ikte. Shumë shpejt e kanë kapur dhe ndaj tij kanë përdorur forcë fizike, shkop gome dhe një send të fortë, duke i shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit. Me urdhër të PThP për NKOK, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale i ka dërguar kërkesë shërbimit kompetent për kontroll të brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë për zhvillimin e një bisede zyrtare me J.I. Kundër nëpunësve policorë S.S. dhe B.G., Departamenti për Kontroll të Brendshëm do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largimin nga vendi i punës – pezullim.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.F. (36) nga fsh. Tearcë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 06.08.2026, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e ka dëbuar nga shtëpia dhe ia ka djegur letërnjoftimin.

 

Më 19.11.2026, në orën 15:20, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria A.I. (24) nga Kriva Pallanka, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortit të saj, se ajo e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë në shtëpinë familjare. Ajo është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 19.11.2026, në orën 19:50, në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria dy të mitura nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 18:10 kishin zënë në pritë një të mitur tjetër, me ç'rast njëra prej tyre e kishte sulmuar fizikisht, ndërsa tjetra ia kishte marrë sendet personale dhe paratë dhe e kishte incizuar me telefon celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër S.M. (46) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 06.11.2026, në Shkup, nëpunës policorë kanë kryer identifikimin e të kallëzuarit, i cili në atë moment kishte hedhur heroinë, e cila është gjetur dhe sekuestruar.

 

Më 19.11.2026, në orën 19:10, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria B.S. (54) nga Kumanova, sepse ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar vajzën e tij 30-vjeçare. Ai është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 19.11.2026, në orën 23:00, në SPB Shkup, V.R. (47) dhe E.L. (44), të dy nga Shkupi, kanë denoncuar se në sallën e sportit në kuadër të një shkolle fillore në zonën e Çairit, gjatë një turneu në futboll të vogël, dy djemtë e tyre të mitur ishin sulmuar fizikisht nga mësimdhënësi i tyre A.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.11.2026, në orën 22:45, SPB Shkup është njoftuar se në një banesë në zonën e Komunës së Aerodromit ishte gjetur e pajetë D.B. (47) nga Republika e Turqisë. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzime të Prokurorit Publik, trupi i së ndjerës është dorëzuar për obduksion.

 

Më 19.11.2026, në orën 16:10, në SPB Shkup është denoncuar nga Kazerma „Ilinden“ se rreth orës 14:40, gjatë rënies nga motoçikleta, ishte lënduar J.K. (33) nga rrethina e Shkupit, i punësuar si person teknik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pas së cilës ishte transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup për ofrimin e ndihmës mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë.

 

 

Accessibility Menu