Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 24.07.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 24.07.2026

Sot (24.07.2026), në orën 00:20, në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunësit policorë të Njësitit së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria T.P. (40) dhe A.P. (40), të dy nga Shkupi, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe lëndë kokërrzore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së drejtuar PThP Dibër, ngriti  kallëzim kundër A.Sh. dhe A.P. mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "falsifikimi i dokumentit". I kallëzuari i parë, A.Sh., nëpunës policor në Stacionin Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bllatë, gjatë vitit 2025, në një moped me leje qarkullimi të Zvicrës, për të cilin nuk ishte kryer procedura doganore dhe për të cilin nuk posedonte dokumentacion tjetër që ta drejtonte në qarkullim rrugor në vend, ka vënë një targë regjistrimi të Maqedonisë të një mopedi tjetër. Më pas, mopedin ia ka shitur qytetarit të kallëzuar të dytë, A.P., i cili ishte në dijeni se mjeti nuk posedonte dokumentacion tjetër. Më 18.06.2026, nëpunësit policorë e kanë ndaluar dhe ia kanë sekuestruan mopedin së bashku me lejen e qarkullimit. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ngriti edhe propozim për fillimin e procedurës disiplinore ndaj A.Sh. për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës.

 

Më 23.07.2026, në ora 08:10, në SPB Shkup u njoftua se në rr. "8", në vendbanimin Ilinden të Shkupit, kishte ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh ,,Tojota’’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga V.K. (42) nga Ilindeni, një automjeti udhëtarësh ,,Folksvagen Golf’’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga D.D. (18) nga Shkupi, një automjeti udhëtarësh ,,Citroën me targa të Shkupit, të drejtuar nga N.V. (32) nga fsh. Miladinovc dhe një automjeti udhëtarësh ,,Fiat’’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.P.S. (51) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi i automjetit të udhëtarëve ,,Tojota’’ dhe bashkudhëtarja e tij R.K. (65) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtarja tjetër T.K. (36), si dhe shoferi i automjetit ,,Folksvagen Golf’’ dhe bashkëudhëtari i tij 17-vjeçar dhe 32-vjeçarja N.V. e automjetit ,,Citroën’’. Lëndimet u konfirmuan në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave "Nënë Tereza", në Spitalin "Sh. Naum Ohridsi" dhe në Spitalin e Përgjithshëm "8 Shtatori" në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 23.07.2026, rreth orës 22:30, në SPB Shkup u njoftua se në rr. "Vashingtonska" në Shkup, 62-vjeçari R.O. nga Shkupi, duke drejtuar një automjet udhëtarësh ,,BMV’ me targa belge, ka humbur kontrollin dhe me automjetin është përplasur në gardhin e një oborri dhe në këmbësorin J.D. (44) nga Shkupi, e më pas në dy automjete të parkuara në oborr – automjet udhëtarësh ,,Folksvagen Pasat’’ dhe një automjet udhëtarësh ,,Opel’’, me targa regjistrimi të Shkupit. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Shkup - Njësia për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik ngriti kallëzim penal kundër I.K. (69) nga Shkupi për kryerje të veprës penale "dhënie e deklaratës së rreme". I kallëzuari, me qëllim që të fshihte arsyen e vërtetë të pajisjes me leje të re qarkullimi, ka dhënë deklaratë të rreme me shkrim se lejen e qarkullimit të tij e kishte humbur, edhe pse më parë leja qe sekuestruar nga inspektori i qarkullimit rrugor të Qytetit të Shkupit gjatë ushtrimit të kontrolli të rregullt inspektues.

 

Më 24.07.2026, rreth orës 01:40, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën magjistrale Shkup – Pikëkalimi Kufitar Bllacë e Poshtme ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh ,,Kia’’ me targa të Kosovës, të drejtuar nga K.C. (33) nga Kosova dhe një automjeti udhëtarësh ,,Folksvagen Golf’’ me targa të Kosovës, të drejtuar nga S.J. (61) nga Kosova. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët dhe bashkudhëtaret e automjetit  ,,Folksvagen Golf’’, S.J. (54) dhe E.J. (20), ndërsa lëndime trupore bashkëudhëtarët e automjetit ,,Folksvagen Golf’’ B.H. (23) dhe B.I. (35), të gjithë nga Kosova, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm "8 Shtatori" dhe në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave "Nënë Tereza" në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, shoferi i automjetit Kia, K.C., do të privohet nga liria pas daljes nga spitali. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes..

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Vinicë ngriti kallëzim penal kundër Gj.A. (51) nga Vinica mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar". Më 31.05.2026, në rrugën "Makedonska" në Vinicë, e denoncuara me përdorimin e forcës fizike ka penguar nëpunësin policor në kryerjen e veprimeve zyrtare.

 

Më 23.07.2026, në orën 03:30, në NjPB Prilep u njoftua se në fsh. Krusheani, rrethina e Prilepit, 54-vjeçari G.M., nga fsh. Krusheani, duke drejtuar motoçikletë pa targa regjistrimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip i NJPB Prilep, me ç’rast u konstatua se G.M. është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.70 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Berovë ngriti kallëzim penal kundër V.G. (48) nga rrethina e Berovës mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "rrezikim i sigurisë". Më 06.05.2026 në Berovë, i denoncuari kishte treguar sjellje agresive dhe kishte tentuar që t’i sulmonte me një mjet të mprehtë nëpunësit policorë të cilët kryenin detyra pune.

 

Më 24.07.2026, në ora 00:35, në SPB Ohër u njoftua se në rr. "Brigada e Parë Sulmuese Maqedonase" në Ohër, një i mitur 15-vjeçar nga Ohri, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Ohrit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar i mituri dhe bashkudhëtarja e tij 17-vjeçare nga Ohri, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special "Sh. Erasmo" në Ohër. Një ekip i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër J.B.S. (37) nga Manastiri mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2025, e kallëzuara ishte furnizuar në mënyrë të paligjshme me amfetaminë dhe e kishte shitur tek përdoruesit në Manastir. Gjatë kontrollit tek ajo është gjetur dhe sekuestruar amfetaminë.

 

Më 23.07.2026, në orën 08:01, në SPB Tetovë u njoftua se në fsh. Bërvenicë të Tetovës, një automjet udhëtarësh ka goditur 22-vjeçarin K.J. dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masat për identifikimin e shoferit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 23.07.2026, rreth orës 12:20, në SPB Tetovë u njoftua se në bul. "Ilindenska" në Tetovë, 50-vjeçari E.S. nga tetova, duke drejtuar moped me targa të Tetovës, ka rënë në rrugë. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër D.T. (26) nga Shkupi mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë". Më 27.06.2026, gjatë zhvillimit të një manifestimi muzikor në stadiumin e qytetit të Shtipit, i kalëzuari kishte sulmuar fizikisht një nëpunës policor i cili ka kryer veprime zyrtare.

 

Më 23.07.2026, në orën 09:04, në NjPB Koçan, nga Ndihma urgjente mjekësore Koçan u njoftua se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore  T.J. (55) nga Koçani, i punësuar në Ndërmarrjes Publike Komunale "Ujësjellësi" Koçan. Sipas denoncimit, T.J. i ka marrë lëndimet gjatë rënies nga lartësia rreth orës 08:00 në rr. "Lazar Andonov" në Koçan, gjatë kryerjes së punimeve në urën mbi lumin e Koçanit. Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe inspektori i punës.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër E.Xh. (22) nga Shtipi dhe D.S. (22) nga fsh. Psaçë, komuna e Rankovcës, rrethina e Kriva Pallankës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "paraqitje e rreme". Më 02.07.2026, të kallëzuarit në Shtip kanë tentuar të hynin në shtëpinë e një gruaje 85-vjeçare në Shtip duke u prezantuar si nëpunës policorë, por ishin penguar dhe denoncuar nga një fqinje, e cila ka dyshuar në qëllimet e tyre. Pak më vonë, ata u gjetën dhe u privuan nga liria.

 

Më 23.07.2026, në orën 15:20, në Pikëkalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunësit policorë e privuan nga liria U.J. (71) nga Turqia. Gjatë kontrollit kufitar, nëpunësit policorë kanë konstatuar se U.J. me mejt transportues ,,DAF’’ me targa kombëtare turke, e drejtonte automjetin me masën aktive të ndalimit për drejtimin e mjeteve motorike të kategorive C dhe E në territorin e shtetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Strumicë – NJPB Radovish, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ngriti kallëzim penal kundër një banori 26-vjeçar nga një fshat i Radovishit, mbi dyshime të bazuara për shkak se ka kryer veprave penale “përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur moshën 15-vjeçare” sipas nenit 188 dhe “bashkëjetesë jashtëmartesore me fëmijë” sipas nenit 197 të Kodit Penal. Gjatë vitit 2025 e deri më 23.07.2026, në një fshat të Radovishit, në shtëpinë e prindërve të të miturës me të cilën jetonte në bashkëjetesë jashtëmartesore, i denoncuari në disa raste ka kryer akt të dhunshëm seksual mbi të, ndonëse e dinte se nuk i kishte mbushur 15-vjet. Ai është privuar nga liria, është ndaluar në ambientet e Stacionit Policor të Radovishit dhe gjatë ditës do të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Strumicë.

 

Më 23.07.2026, në orën 15:20, nëpunësit policorë të SPB Veles e privuan nga liria T.R. (38) nga Velesi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të nënës së tij 62-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare dhe ia kishte thyer telefonin celular, ndërsa pasi kishte arritur të ikte nga shtëpia, kishte hedhur sende të forta në drejtim të saj. Pas masave të ndërmarra dhe verifikimeve të kryera, u konstatua se T.R. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1,54 promilë alkool në gjak. Ai u ndalua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

SPB Manastir paraqiti kallëzim penal kundër M.T. (47) nga Manastiri mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”. I kallëzuari, në cilësinë e menaxherit të një personi juridik nga fsh. Novaci, më 29.05.2023 dhe 29.12.2023 kishte lidhur kontratë për kryerje të përkohshme të shërbimeve lidhur me prokurimet publike për një periudhë të përgjithshme prej 19 muajsh me një të punësuar, së cilës marrëdhënia e punës në subjektin juridik ishte me aktvendim për pezullimin  e marrëdhënies së punës nga data 02.05.2023, edhe përkundër asaj se në subjektin juridik ishin të punësuar dy persona me certifikata të vlefshme për prokurime publike. Në këtë mënyrë, i kallëzuari i ka shkaktuar dëm buxhetit të subjektit juridik në shumën prej 549.060 denarësh.

 

Më 23.07.2026, në orën 11:45, në fsh. Injevë, komuna e Radovishit, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria N.S. (70) nga fshati i njëjtë. Sipas kallëzimit, ai rreth orës 10:30, në oborrin e tij kishte djegur hedhurina dhe kishte shkaktuar zjarr, i cili ishte përhapur edhe në oborrin e shtëpisë fqinje, në pronësi të M.S. Zjarri u shua nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Radovishit, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Radovishit dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë paraqiti kallëzim penal kundër F.D. (23) nga fsh. Frëngovë, rrethina e Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 30.06.2026, në shëtitoren “Boris Kidriç” në Strugë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht A.M. (21) nga fsh. Dellogozhdë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 

Sot (24.07.2026), në orën 01:10, në rrugën “Dimitar Vllahov” në Shtip, nëpunësit policorë të SPB Shtip e privuan nga liria M.B. (20) nga Shtipi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Shtipit, me ç’rast u konstatua se M.B. e drejtonte motoçikletën para se të fitonte të drejtën e drejtimit të automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar paraqiti kallëzim penal kundër S.M. (46) mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 20.06.2026, në Gostivar, në vendin e punës së bashkëshortes së tij 46-vjeçare, i denoncuari i kishte bërë  kërcënime asaj dhe babait të saj.

 

Më 24.07.2026, në orën 00:40, në rrugën “Von Vardarska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria T.J. (33) nga fsh. Çellopek, rajoni i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të partneres së tij jashtëmartesore 28-vjeçare se rreth orës 00:40 ai e kishte sulmuar fizikisht pas një grindjeje të shkurtër. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Manastir paraqiti kallëzim penal kundër D.A. (34) nga Manastiri mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë vitit 2025, i kallëzuari ishte furnizuar dhe u kishte stërshitur marihuanë konsumatorëve në Manastir, ndërsa gjatë kontrollit te ai u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.

 

Më 23.07.2026, në orën 20:15, nëpunës policorë të SPB Strumicë privuan nga liria një 61-vjeçar nga një fshat i Strumicës. Sipas denoncimit, rreth orës 17:20, në një fshat të Strumicës, ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 58-vjeçare. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë dhe për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Sot (24.07.2026), në orën 01:40, në rrugën “Shëtitorja na Revolucijata” në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e privuan nga liria Z.S. (53) nga Koçani. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunës policorë e ndaluan një automjet të udhëtarëve “Mercedes” me targa kombëtare italiane, me ç’rast u konstatua se Z.S. e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1,62 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 23.07.2026, në orën 14:40, në fsh. Zelenikovë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria një 17-vjeçar nga fsh. Strahojadicë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunës policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Folksvagen Bora” me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se i mituri e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën e drejtimit të automjeteve. Për rastin u njoftua prokurori publik për të mitur, ndërsa automjeti u sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 24.07.2026, në orën 04:50, nëpunës policorë nga Njësia Policore Gallatë e privuan nga liria S.O. (49) nga rajoni i Gostivarit, duke vepruar sipas denoncimin paraprak të bashkëshortes së tij 43-vjeçare, e cila kishte denoncuar se ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe fëmijëve të tyre në shtëpinë familjare, ndërsa kishte sulmuar fizikisht djalin e tij 20-vjeçar, me ç’rast kishte përdorur një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 23.07.2026, në orën 20:30, në fsh. Piravë, komuna e Vallandovës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Vallandovë e privuan nga liria B.M. (34) nga fsh. Kalkovë, rajoni i Vallandovës. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunës policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Ford” me targa të Gjevgjelisë, të cilin e drejtonte B.M., dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

 

Më 23.07.2025, në orën 23:10, në rr. “Sutjeska” në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria N.E. (19) nga Shtipi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë e ndaluan një moped me targa të Shtipit, me ç’rast u konstatua se N.E. e drejtonte mopedin para se të fitonte të drejtën për drejtimin e automjeteve. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Berovë paraqiti kallëzim penal kundër N.A. (44), Z.P. (46) dhe G.P. (40), të gjithë nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, “shkatërrim i pyjeve” dhe “vjedhje”. Në periudhën nga janari 2025 deri më 21.08.2025, G.P., pronar i disa parcelave private, së bashku me një të afërm të tij dhe një të punësuar në punëtorinë e tij të zdrukthtarisë e tij, kanë kryer prerje të paligjshme të drunjve. Trungjet ishin shënuar me vulë për prerje nga punonjës të Ndërmarrjes Pyjore “Maleshevë”, sipas udhëzimeve të dhëna të N.A., në cilësinë e inxhinierit pyjor dhe drejtorit të atëhershëm të NP “Maleshevë” – Berovë. Gjatë kontrollit në terren, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Berovë, në parcela në pronësi shtetërore, të cilat ndodheshin në afërsi të parcelave private të G.P., gjetën trungje të prera në mënyrë të paligjshme, ndërsa dy referentë po i vulosnin trungjet sikur të ishin prerë në parcelat private të G.P., duke i legalizuar në këtë mënyrë, duke lëshuar dokumentacionin përkatës, të cilin Z.P. e shpërndante te konsumatorët përfundimtarë. Në punëtori zdrukthtarie në fsh. Vladimirovë, nëpunësit policorë i hasën G.P. dhe Z.P. duke shkarkuar dy rimorkio traktorësh të ngarkuara me trungje pishe, të cilat rridhnin nga veprimtaria e përshkruar.

 

Më 23.07.2026, në orën 21:55, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria A.L. (26) nga Shkupi, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se ai kishte kërcënuar ish-partneren e tij 23-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Sot (24.07.2026), në orën 01:15, në rrugën “Samoilova” në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria N.I. (22) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunës policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Seat Leon” me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se N.I. e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën e drejtimit të automjeteve. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 23.07.2026, në orën 18:50, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria S.G. (70) nga rajoni i Shkupit, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 65-vjeçare dhe kishte thyer sende të orendive shtëpiake. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 23.07.2026, në orën 10:45, në NJPB Kërçovë u njoftua se në autostradën në ndërtim Kërçovë–Ohër, ndërmjet fshatrave Izvor dhe Popoec të Kërçovës, S.J. (25) nga India, i cili punonte në ndërtimin e autostradës, duke drejtuar një automjet transportues “MAN” me targa të Shkupit, kishte humbur kontrollin dhe ishte përmbysur me automjetin. Ai u transportua me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, ndërsa këqyrjen në vendin e ngjarjes e kryen ekipet policore. NJPB Kërçovë, në bashkëpunim me prokurorin publik dhe institucionet e tjera kompetente, po punon për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të vijojë parashtresë përkatëse.

Sot (24.07.2026), në orën 03:00, në bul. “Boris Trajkovski” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.D. (24) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Peugeot” me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se I.D. e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën e drejtimit të automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 24.07.2026, në orën 03:00, në SPB Shkup, F.D. (34) nga Shkupi denoncoi se më 23.07.2026, rreth orës 21:30, në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga I.A. dhe edhe tre persona të tjerë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.07.2026, në orën 20:30, në rrugën “Oktomvriska” në Prilep, nëpunës policorë policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria A.A. (28) nga Prilepi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet “Folksvagen Golf” me targa të Prilepit, të drejtuar nga A.A., me ç’rast u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 23.07.2026, në orën 12:45, në rrugën lokale Studeniçan–Moranë, rajoni i Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria një 17-vjeçar nga fsh. Studeniçan. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se i mituri e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtimin e automjetit. Për rastin u njoftua prokurori publik për të mitur, ndërsa automjeti u sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 24.07.2026, në orën 03:50, në SPB Shkup, N.D. (24) nga Shkupi denoncoi se më 23.07.2026, rreth orës 23:40, në parkun e lagjes së Draçevës, ishte sulmuar fizikisht nga M.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Shtip paraqiti kallëzim penal kundër S.M.D. (52) nga Shtipi nën dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “rrezikim i sigurisë”, “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjes ose grindjes” dhe “lëndim trupor”. Më 26.06.2026, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të shkurtër, i denoncuari me një mjet të mprehtë u kishte bërë kërcënime djemve të tij, ndërsa kishte dëmtuar edhe një pjesë të orendive shtëpiake.

 

Më 23.07.2026, në orën 21:00, në rrugën “Anton Dimitrov” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.K. (34) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunës policorë ndaluan një automjet “Renault” me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se M.K. e drejtonte automjetin të paregjistruar dhe para se të fitonte të drejtën për drejtimin e automjeteve. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

Më 23.07.2026, rreth orës 00:50, në SPB Shkup, A.K. (61) nga Shkupi denoncoi se më 22.07.2026, rreth orës 20:30, në zonën e Shuto Orizarit, ishte sulmuar fizikisht nga Z.Z. (39) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 23.07.2026, në orën 19:25, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria R.V. (47) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. Ai u shoqërua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 23.07.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, D.Z. (26) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 14:30, në zonën e Qendrës, ndërsa po lëvizte me automjetin e saj, një person që drejtonte një motoçikletë për shpërndarje ushqimeah iu afrua dhe u soll në mënyrë agresive ndaj saj, pas çka filloi ta ndiqte. Pasi ajo ndaloi në semafor, ai u përpoq të hapte derën e shoferit, por meqë nuk ia doli, ia dëmtoi automjetin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.07.2026, në orën 20:30, në rrugën “Trajko Nikolloski” në Prilep, nëpunësit policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria I.M. (46) nga Prilepi. Gjatë kontrollit në komunikacion, zyrtarët policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Prilepit, të cilën e drejtonte I.M., me ç’rast u konstatua se ai e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 23.07.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, F.V. (46) nga Shkupi denoncoi se më 22.07.2026, rreth orës 15:00, në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga fqinjët e tij Q.I. (58) dhe S.I. (25), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Manastir paraqiti kallëzim penal kundër P.R. (70) nga Manastiri mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 07.11.2025, nëpunës policorë realizuar kontroll në shtëpinë e tij në fshatin Budimircë, komuna e Novacit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 42 fishekë municioni luftarak.

 

Më 23.07.2026, në orën 18:15, në SPB Shkup, E.F. (65) nga rajoni i Shkupit denoncoi se pranë Momin Potokut ishte sulmuar fizikisht nga F.L. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.07.2026, në orën 21:57, në rrugën rajonale Ohër–Strugë, pranë fshatit Misleshevë të Strugës, nëpunësit policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria Gj.L. (38) nga fshati Drasllajcë i Strugës. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Mitsubishi” me targa të Strugës, të cilin ai e drejtonte dhe konstatuan se kishte 1,92 promilë alkool në gjak. Ai u mënjanua nga komunikacioni dhe, me urdhër të prokurorit publik, automjeti iu sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

 

Më 23.07.2026, rreth orës 20:30, në SPB Shkup, I.Sh. (34) nga rajoni i Shkupit denoncoi se në hyrje të fshatit Bojanë, rajoni i Shkupit, një person e kishte kërcënuar me armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.07.2026, në orën 23:45, në Resnjë, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë i privuan nga liria A.A. (36) dhe S.A. (31), të dy nga Prilepi. Sipas kallëzimit, një e mitur kishte kërkuar ndihmë në NJPB Resnjë, duke deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga nëna e saj S.A. dhe njerku i saj A.A., si pasojë e së cilës kishte pësuar lëndime. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

 

Accessibility Menu