Më 24/25.07.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria M.K. (20), G.A. (27), B.B. (26), B.C. (20), një të mitur 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe O.S. (23) nga Velesi, për shkak se tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore të bardhë, lëndë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 24.07.2026 në orën 09:10, në NJPB Kërçovë u njoftua se në rrugën “Goce Dellçev” në Kërçovë, V.V. (61), duke drejtuar moped me targa të Kërçovës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Ekipi i NJPB Kërçovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte mjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Strumicë paraqiti kallëzim penal kundër L.Gj. (48) nga Strumica mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 14.07.2026, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar heroinë dhe fara të bimës së kanabisit.
Më 24.07.2026 në orën 21:16, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria T.K. (50) nga Republika e Greqisë. Gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit dhe verifikimeve kufitare është konstatuar se ai kishte paraqitur për kontroll një patentë shoferi bullgare të falsifikuar. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa personi është shoqëruar në Stacionin Policor të Kumanovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 24.07.2026 në orën 23:40, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar i privuan nga liria B.D. (23) dhe E.D. (54), të dyja nga Turqia me qëndrim të rregulluar në Shkup, për shkak se kanë sulmuar fizikisht nëpunës policorë të cilët kanë kryer veprime zyrtare. Të dy u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 24.07.2026 në orën 16:50, në bul. “Marshall Tito” në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria R.A. (53) nga fsh. Strimnicë, rrethina e Tetovës. Personi i kallëzuar, duke drejtuar një automjet motorik udhëtarësh “Mercedes” me targa gjermane, nuk është ndalur në sinjalin e ndalimit, të dhënë nga nëpunësit policorë, dhe me automjetin ka goditur një nëpunës policor. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 24.07.2026 në orën 17:00, në SPB Shkup u njoftua se në koritën e çezmës së fshatit Kopanicë, rrethina e Shkupit, ishte gjetur pa shenja jete Q.А. (55) nga fsh. Kopanicë, person me probleme shëndetësore. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës u dorëzua për obduksion.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë paraqiti kallëzim penal kundër D.J. (31) nga Kriva Pallanka mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprën penale “rrezikim i sigurisë”. Më 14.07.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari kishte kërcënuar prindërit e tij.
Më 24.07.2026 rreth orës 08:00, në SPB Shkup u njoftua se në një dhomë hoteli në zonën e Qendrës ishte gjetur pa shenja jete R.R.C. (43) nga SHBA. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion.
Më 24.07.2026 në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë privuan nga liria K.D. (19) nga Kumanova, për shkak se tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 25.07.2026 në orën 00:57, në rrugën “Falanga Maqedonase” në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria S.S. (19) nga Manastiri. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin “Folksvagen Golf” me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte S.S., dhe është konstatuar se ai e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1,53 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 25.07.2026 në orën 03:00, në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.S. (22) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të shkurtër, kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 50-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 25.07.2026 në orën 03:25, në rr. “Nikola Tesla” në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria B.P. (35) nga Manastiri. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet “BMV” me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte B.P., dhe u konstatua se e drejtonte me masën aktive të ndalimit për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 25.07.2026 në orën 00:10, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria T.B. (42) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak të nënës së tij 71-vjeçare, e cila denoncoi se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të shkurtër, ai e kishte kërcënuar dhe sulmuar me sende të mprehta, pas çka i ka shkaktuar prerje në dorë, e më pas kishte hedhur dhe thyer sende në shtëpi. Ai u ndalua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 24.07.2026 në orën 23:10, në kryqëzimin e rrugëve “Arhiepiskop Dositej” dhe “Riste Sekirçanec” në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria P.K. (44) nga Prilepi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet “Shevrolet” me targa të Prilepit, të cilin e drejtonte P.K., dhe është konstatuar se ai e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,40 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
NJPB Prilep paraqiti kallëzim penal kundër O.S. (31) nga Prilepi mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.07.2025, në një parking pranë liqenit artificial, nëpunësit policorë kanl ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 25.07.2026 në orën 02:25, në rrugën rajonale Tetovë–Bërvenicë, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet motorik udhëtarësh “Hjundai” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte A.M. (45) nga Tetova. Gjatë kryerjes së alkotestit, ishte vërejtur prani e alkoolit në gjak me 1,67 promilë. Personi u privua nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal për kryerje të veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
Më 24.07.2026 në orën 22:20, në Njësinë Policore të Makedonska Kamenicës, K.Ç. (39) nga fsh. Moshticë denoncoi se në orën 21:30, në Makedonska Kamenicë, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 24.07.2026 në orën 14:05, pranë fshatit Bistricë, Komuna e Çashkës, nëpunës policorë të SPB Veles privuan nga liria Sh.N. (22) nga fsh. Gostirazhnë, rrethina e Prilepit. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Prilepit, të cilin e drejtonte Sh.N., dhe pas verifikimeve u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa fituar të drejtën e drejtimit. Për rastin u njoftua prokurori publik, ndërsa automjeti u sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar paraqiti kallëzim penal kundër J.S. (37) dhe J.Sh. (43) mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 15.07.2026, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet ku ndodheshin personat e kallëzuar, me ç’rast në automjet ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Mbrëmë (25.07.2026) në orën 02:00, në bul. “Gjevgjelia” në Gjevgjeli, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli privuan nga liria I.K. (46) nga Negotina. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa të Velesit, të cilin e drejtonte I.K. dhe pas alkotestit të kryer, është konstatuar se ai e drejtonte automjetin me 1,63 promilë alkool në gjak. Personi u ndalua në Stacionin Policor Gjevgjeli, u njoftua prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
Më 24.07.2026 në orën 23:55, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria A.N. (21) nga Radovishi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë kanë ndaluar një motoçikletë me targa të Radovishit, të cilën e drejtonte A.N., dhe është konstatuar se ai e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Për rastin u njoftua prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.