Më 22/23.07.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria F.K. (36), V.V. (43), S.M. (22), N.M. (40) dhe V.G. (43), të gjithë nga Shkupi, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore ngjyrë kafe, lëndë kokërrzore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër B.B. (46) nga fsh. Reçicë e Madhe, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”. Më 21.03.2026, në kryqëzimin ndërmjet rr. “JNA” me rrugën magjistrale, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor derisa ka kryer veprime zyrtare.
Më 22.07.2026, në orën 15:25, në NJPB Prilep u njoftua se në rrugën rajonale Llagovë–Vitolishtë, pranë fsh. Shtavicë, automjeti i udhëtarëve “Citroën” me targa të Prilepit, i drejtuar nga G.P. (35) nga Prilepi, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Një ekipi hetimor i SPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Sot (23.07.2026), në orën 02:00, në fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga ky fshat. Gjatë kontrollit rrugor është ndaluar një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit dhe është konstatuar se i mituri e drejtonte automjetin pa e fituar të drejtën e drejtimit të automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 22.07.2026, në orën 18:30, në fsh. Sllupçan, komuna e Likovës, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria F.R. (23) nga fsh. Sllupçan, komuna e Likovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të partneres së tij 18-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht pas një grindjeje të shkurtër. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.07.2025, në orën 13:12, në SPB Manastir u njoftua se në rrugën rajonale Manastir–Dragosh, në fsh. Bistricë, I.J. (46) nga fsh. Braeshan, rrethina e Manastirit, duke drejtuar moped me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin mbi mopedin dhe ka rënë. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Manastirit. Një ekip hetimor i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 22.07.2026, në orën 23:10, në SPB Ohër u njoftua se në rrugën “Zhivko Çingo” në Vellgoshtë ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti “Citroën” me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.A. nga Ohri, dhe një motoçiklete “Peda” me targa të Ohrit, e drejtuar nga S.V. (19) nga Ohri. Në aksident, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Sh. Erazmo” në Ohër. Një ekip hetimor i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër M.S. (30) nga Shtipi mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “Lëndim trupor” dhe “Rrezikim i sigurisë”. Më 12.07.2026, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ai ka sulmuar fizikisht një grua.
Më 22.07.2026, në orën 13:20, në rrugën “Bistra” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fsh. Studeniçan. Gjatë kontrollit rrugor është ndaluar një automjet “Folksvagen” me targa të Shkupit dhe është konstatuar se i mituri e drejtonte automjetin pa e fituar të drejtën e drejtimittë automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 23.07.2026, në orën 01:30, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria G.R. (26) nga Kosova. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare në evidencën operative është konstatuar se figuronte me masën “arresto” me kërkesë të NJPB Çair. Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Çair për procedim të mëtejshëm.
Më 22.07.2026, në orën 17:40, në rrugën „JNA“ në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar i privuan nga liria D.S. (27) dhe J.H. (27), të dy nga Gostivari. Gjatë kontrollit te D.S. ishte gjetur një lëndë pluhurore e bardhë, ndërsa te J.H. ishte gjetur një kartëmonedhë prej 1.000 denarësh me mbetje të një lënde të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Më 23.07.2026, në orën 02:55, nëpunës policorë të SPB Tetovë i privuan nga liria J.Gj. (23) nga fsh. Nerasht, rrethina e Tetovës dhe Z.D. (27) nga fsh. Bozovcë, rrethina e Tetovës. Ata janë kapur në kryqëzimin ndërmjet rr. „Boris Kidriç“ dhe rr. „Blagoja Toska“ në Tetovë duke e prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Gjatë kontrollit te J.Gj. janë gjetur katër paketime me marihuanë dhe është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyve do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 22.07.2026, në orën 20:00, nëpunësit e burgut të Institucionit Ndëshkues-Korrektues, Burgu i Prilepit, kryen kontroll në hapësirat e të dënuarit S.S. (45) nga Prilepi, me ç'rast është gjetur heroinë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.07.2026, në orën 22:30, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria D.Sh. (42) nga Velesi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak të nënës së tij 68-vjeçare se në shtëpinë familjare ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte goditur me një send të qelqtë. D.Sh. u shoqërua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 22.07.2026, në orën 22:35, në rr. „Von Vardarska“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria B.S. (47) nga Tetova nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „Rrezikim i sigurisë“, sipas nenit 133 të Kodit Penal. Sipas denoncimit, më 21.07.2026, rreth orës 18:15, në rrugën „107“ në Tetovë, ai e ishte kërcënuar me pistoletë H.A. (43) nga Tetova. Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.07.2026, rreth orës 02:30, në SPB Shkup, B.J. (38) nga Shkupi denoncoi se më 22.07.2026, rreth orës 17:40, në rrugën „1675“, ishte sulmuar fizikisht nga ish-kunati i tij E.T., S.T. dhe një person tjetër, me ç'rast ishte përdorur edhe një send i fortë dhe i ishte dëmtuar automjeti. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.07.2026, në orën 20:10, në rrugën „Vëllezërit Miladinov“ në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria B.V. (27) nga Kavadari. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Tojota“ me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.V., dhe pas masave të ndërmarra dhe verifikimeve të bëra u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa e fituar të drejtën e drejtimit të automjetit. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik, ndërsa automjeti u sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 23.07.2026, në orën 00:10, në rrugën „Major Çede Filipovski“ në Gostivar, nëpunës policorë e privuan nga liria E.S. (18) nga Gostivari. Ai pa leje kishte marrë automjetin zyrtar të udhëtarëve „Citroën“ me targa të Gostivarit të Kryqit të Kuq, ku ishte vullnetar dhe me automjetin kishte goditur disa automjete të parkuara. Gjatë kontrollit u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi. Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Ohër parashtroi kallëzim penal kundër një personi juridik – një objekti hotelierik nga Ohri dhe kundër pronarit dhe drejtuesit E.N. nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „Shërbimi i të miturit me pije alkoolike“. Gjatë kontrollit në objekt, në rrugën „Partizanska“ në Ohër, nëpunës policorë konstatuan se një të mituri 14-vjeçar nga Ohri i ishte mundësuar konsumimi i një pijeje alkoolike pa iu kërkuar dokumenti i identifikimit për verifikimin e moshës. Pas konsumimit të alkoolit, i mituri kishte humbur ndjenjat, pas çka ishte transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër.
Më 22.07.2026, në orën 14:25, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me N.K. (27) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se për një periudhë të gjatë kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij 54-vjeçar dhe u kishte bërë kërcënime atij dhe familjes së tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 22.07.2027, në orën 16:05, nëpunës policorë të NJPB Makedonski Brod e privuan nga liria S.I. (56) nga fsh. Debreshtë, Komuna e Dollnenit. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një traktor me targa të Prilepit, të drejtuar nga S.I., me ç'rast u konstatua se ai nuk posedonte patentë shoferi. Pas dokumentimit të ngjarjes do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 22.07.2026, në orën 19:15, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria K.L. (36) nga Demir Kapia dhe djalin e saj 14-vjeçar, duke vepruar pas denoncimit paraprak të ish-vjehrrit të saj 68-vjeçar se nipi i tij 14-vjeçar, nën ndikimin e nënës së tij, nga shtëpia e tij kishte marrë rreth 17.300 euro dhe i kishte dërguar te nëna e tij. Për ngjarjen u njoftuan prokurori publik, Qendra për Punë Sociale dhe avokati për të mitur, në praninë e të cilit u zhvillua bisedë me të miturin. K.L. u ndalua në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 22.07.2026, rreth orës 14:00, në parkingun e rrugës „Bllagoja Toska“ në Tetovë, nëpunësit policorë e privuan nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fsh. Poroj, rrethina e Tetovës. Më parë, ai kishte drejtuar pa patentë një automjet të udhëtarëve „Smart“ me targa të Tetovës dhe me automjetin ishte përfshirë në aksident rrugor. Automjeti u sekuestrua dhe u dërgua në stacion policor, ndërsa me të miturin u zhvillua bisedë zyrtare në prani të një inspektori për delikuencën e të miturve dhe kujdestarit të tij. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë parashtroi kallëzim penal kundër një personi juridik nga fsh. Koroshishtë, rrethina e Strugës dhe kundër L.R. (35) nga fsh. Koroshishtë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës“. Më 04.04.2025, në rrugën „Brigadat Proletare“ në Strugë, nëpunës policorë të NJPB Strugë ndaluan automjetin e udhëtarëve „Folksvagen Transporter“, të drejtuar nga i denoncuari, me ç’rast u konstatua se ushtronte transport të udhëtarëve pa poseduar lejen përkatëse – licencë për transport të udhëtarëve.
Më 23.07.2026, në orën 02:00, te Pikëpagesa e Zhelinës, nëpunës policorë e privuan nga liria M.F. (20) nga fsh. Cerovë. Gjatë kontrollit rrugor është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Tetovës pa patentë shoferi. Automjeti u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.07.2026, në orën 21:50, në SPB Shkup, A.Q. (73) denoncoi se në zonën e Komunës së Aerodromit, pas një grindjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga Z.Sh. (51), të dyja nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.07.2026, në orën 10:00, në SPB Tetovë, një 81-vjeçar nga një fshat i rajonit të Tetovës denoncoi se më 20.07.2026, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të shkurtër, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij B.Z. (40). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.07.2026, në orën 16:20, në SPB Shkup, D.D. (40) nga Shkupi denoncoi se më 18.07.2026, në zonën e Komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga V.P. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.07.2026, në orën 07:35, nëpunësit policorë të NJPB Prilep, me urdhër gjykate, realizuan bastisje në shtëpinë e N.S. (43) nga fsh. Zapolzhan, i cili nuk ndodhej në banesë, për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes u gjetën një pushkë gjuetie, dy tyta pushkësh, një pushkë ajrore, një revole dhe një pistoletë sinjalizuese. Pas dokumentimit të ngjarjes do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 22.07.2026, në orën 09:00, në SPB Shkup, T.S. (19) nga fsh. Batincë, rajoni i Shkupit, denoncoi se më 21.07.2026 ishte sulmuar me një send të fortë nga E.M. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar parashtroi kallëzim penal kundër I.T. (38) nga Struga mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë ndaj fëmijës“. Më 03.06.2026, para një ndërtese banimi në Gostivar, e denoncuara kishte sulmuar fizikisht një të mitur.
Më 23.07.2026, në orën 00:59, në rrugën për në fshatin Brusnik, rajoni i Manastirit, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria D.N. (63) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunës policorë ndaluan automjetin „Suzuki“ me targa të Manastirit, të drejtuar nga D.N., me ç’rast u konstatua se e drejtonte nën ndalimin aktiv për drejtimin e mjeteve motorike. Pas dokumentimit të ngjarjes do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 22.07.2026, në orën 10:25, në SPB Shkup, A.Xh. (61) nga Shkupi denoncoi se më 19.07.2026, në zonën e Kisella Vodës, ishte sulmuar fizikisht nga V.M. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.07.2026, në orën 11:45, në rrugën „Shën Nektari i Manastirit“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria O.R. (20) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë pa targa, të drejtuar nga O.R., me ç’rast u konstatua se ai nuk posedonte patentë shoferi. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.07.2026, në SPB Shkup, R.G. (25) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 20:20, në hapësirën e një pike karburanti në territorin e Kisella Vodës, një person e kishte kërcënuar bashkëshortin e saj, i cili është shtetas i huaj, si dhe kishte tentuar t’i sulmonte fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.07.2026, në orën 04:40, në rrethrrotullimin e bulevardeve „Turistiçka“ dhe „ASNOM“ në Ohër, automjeti i udhëtarëve „Audi“ me targa të Ohrit, i drejtuar nga B.S. (38) nga Ohri, ka dalë nga rruga. Pas masave të ndërmarra, nëpunësit policorë konstatuan se drejtuesi kishte 1,51 promilë alkool në gjak, pas çka ai u mënjanua menjëherë nga komunikacioni. Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.
Më 23.07.2026, në orën 00:30, në SPB Shkup, u denoncuae se në afërsi të Stacionit Hekurudhor Maxhari, me përdorimin e një vegle të përshtatshme, ishte kryer vjedhja e një pajisjeje GPS për monitorimin e trenave, me ç’rast ishte rrezikuar siguria e komunikacionit hekurudhor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.