Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 22.07.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 22.07.2026

Më 21/22.07.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria N.G. (27), F.S. (31) nga Shkupi, M.T. (49) nga Hasan begu i Shkupit dhe një të mitur 16-vjeçar nga Dellçeva, pasi u janë gjetur dhe sekuestruar lëndë kokërrzore, lëndë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Sektori për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim në Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër S.S.F. (50) nga Gjermania, K.S. (44) nga Serbia dhe H.F.A. (48) nga Kosova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “falsifikim i dokumenteve”. Më 18.07.2026, në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë hyrjes në shtet, të kallëzuarit kanë paraqitur për kontroll patentë shoferi kroate të falsifikuar, patentë shoferi gjermane të falsifikuar dhe patentë shoferi turke të falsifikuar.

 

Më 20.07.2026, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, Z.Ç. (61) nga Gjevgjelia raportoi se në arë, në vendin e quajtur “Kjupot”, në rajonin e Gjevgjelisë, kishte gjetur një granatë. Granatën e ka ngritur një piroteknik i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtim dhe është konstatuar se granata është e kalibrit 100 mm dhe daton nga Lufta e Parë Botërore.

 

Sot (22.07.2026), në orën 01:10, në fsh. Moranë të Shkupit, nëpunës policorë e privuan nga liria një 17-vjeçar nga fsh. Dobrinë, Komuna e Zelenikovës. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Shkupit, me ç’rast ishte konstatuar se i mituri e drejtonte automjetin pa e fituar të drejtën e drejtimit të automjetit. Është njoftuar prokurori publik për të mitur, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 21.07.2026, në orën 15:50, në Pikën Kufitare Deve Bair, gjatë hyrjes në shtet, nëpunësit policorë e privuan nga liria D.A. (37) nga Turqia, pasi gjatë kontrollit kufitar u konstatua se kishte paraqitur karta të gjelbra të falsifikuara për mjetin transportues “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa turke, me të cilin kishte hyrë në shtet. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 20.07.2026, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, Z.S. (42) nga fsh. Davidovë, rajoni i Gjevgjelisë, denoncoi se kishte gjetur një granatë në një arë në zonën e fsh. Davidovë. Granata është ngritur nga pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe është konstatuar se është e kalibrit 75 mm dhe daton nga Lufta e Parë Botërore.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër K.L. (34) nga Gjermania, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 18.07.2026, në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor gjatë kryerjes së veprime zyrtare.

 

Më 21.07.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. “Gjorçe Petrov” dhe rr. “Makedonski Vojski” në Shkup kishte ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një motoçiklete me targa të Shkupit, të drejtuar nga Sh.Sh. (44) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit dhe një automjeti, shoferi i të cilit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po merren masa për gjetjen e shoferit dhe automjetit.

 

Më 21.07.2026, në orën 23:40, në kryqëzimin e rrugëve “Meksiçka” dhe “Lubjanska” në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria A.S. (30) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë e kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Shkupit, me ç’rast ishte  konstatuar se A.S. e drejtonte automjetin pa e fituar të drejtën e drejtimit të automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër D.M. (43) nga fsh. Rankovcë, Komuna e Rankovcës, mbi dyshimie të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 05.07.2026, para një pike tregtimi në fsh. Rankovcë, i denoncuari ka bërë kërcënime ndaj  I.P. (38) dhe familjes së tij.

 

Më 21.07.2026, në orën 15:25, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria S.Z. (29) nga Radovishi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një motoçikletë me targa të Radovishit, të cilën e drejtonte S.Z. dhe pas masave të marra është konstatuar se ai e drejtonte pa poseduar kategorinë përkatëse. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Strumicë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

 

Më 21.07.2026, në orën 20:40, në fsh. Çepigovë, rrethina e Prilepit, nëpunës policorë të SPB Prilep e privuan nga liria G.C. (52) nga fsh. Çepigovë, nën dyshimin se kishte shkaktuar zjarr në ambient të hapur, me ç’rast ishte djegur bar i thatë në një sipërfaqe të madhe. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 21.07.2026, në orën 17:00, në SPB Kumanovë, mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka raportuar se tek ata ishte sjellë me lëndime të rënda trupore S.T. (65) nga Kumanova. Sipas raportimit, ai i kishte marrë lëndimet pas rënies nga një ndërtesë në bul. “Revolucioni i Tetorit”, gjatë kryerjes së detyrave të punës. Ai është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim mjekësor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.07.2026, në orën 09:00, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria N.K. (40) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, të kryera gjatë periudhës së kaluar në territorin e Gostivarit. Ai është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 21.07.2026, në orën 09:20, në fsh. Jegunovcë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fsh. Radushë. Më parë, ai kishte drejtuar pa patentë shoferi një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa gjermane dhe kishte dalë nga rruga. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 21.07.2026, në orën 12:30, në SPB Manastir, S.M.S. (53) nga Manastiri ka raportuar se në fsh. Lavcë, rrethina e Manastirit, derisa e pastronte plevicën, kishte gjetur një granatë. Nga  pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit - Manastir, granata është ngritur në mënyrë të sigurt dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë të Luftës së Dytë Botërore.

 

 

Më 21.07.2026, në orën 16:10, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria S.A. (33) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të babait të tij 58-vjeçar, se tre ditë më parë, pas një grindjeje të shkurtër, ishte sulmuar fizikisht nga i biri. S.A. është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 21.07.2026, në orën 22:30, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria I.A. (50) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 40-vjeçare, se, pas një deklarate të dhënë më parë në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, ai e kishte kërcënuar në vendin e saj të punës në një market në Tetovë, si dhe në shtëpinë e babait të saj. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 21.07.2026, në orën 18:30, në SPB Krushevë, një 52-vjeçar nga Krusheva ka denoncuar se në një bastore në Krushevë ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i tij P.B. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 21.07.2026, në orën 19:55, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Tetovë privuan nga liria Gj.S. (39) nga Tetova. Më herët, ai kishte drejtuar pa patentë shoferi një automjet udhëtarësh “BMV” me targa të Tetovës dhe ishte përfshirë në një aksident trafiku. Automjeti është konfiskuar, ndërsa personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 22.07.2026, në orën 00:45, në fshatin Palaticë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga Njësia Policore Grupçin privuan nga liria V.I. (22) dhe A.Sh. (21), të dy nga fsh. Palaticë, pas denoncimit të mëparshëm se në rrugën “JNA” në Tetovë, me një mjet të mprehtë kishin sulmuar A.A. (24) dhe B.A. (21), të dy nga fsh. Neproshten. Me këtë rast, B.A. kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa A.A. lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.R. (56), Z.P. (61), A.A. (61) dhe T.D. (49), të gjithë nga Vevçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “punë e pandërgjegjshme në deytrë”.

I kallëzuari i parë, V.R., në cilësinë e udhëheqësit të Ndërmarrjes Rajonale Pyjore “Jabllanicë” – Strugë, në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe pa autorizim nga drejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, kishte lidhur marrëveshje huaje me një person juridik nga fshati Veleshtë i Strugës. Gjithashtu, duke mos kryer detyrat zyrtare dhe duke mos ushtruar mbikëqyrjen e nevojshme, nuk kishte parandaluar dhe sanksionuar punën e kundërligjshme të punonjësve të tjerë të ndërmarrjes. Të kallëzuarit e dytë dhe të tretë, të punësuar në Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare” – Ndërmarrja Rajonale Pyjore “Jabllanicë” – Strugë, kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe në kundërshtim me detyrat dhe autorizimet e tyre nuk kishin dorëzuar në kontabilitet kopje të letërpërcjellëseve dhe nuk kishin evidentuar prerjen e 127,32 metra kub dru ahu për ngrohje. I i kallëzuari i katërt, gjithashtu i punësuar në ndërmarrje, kishte keqpërdorur pozitën zyrtare duke futur në një letërpërcjellëse dy lloje kontratash dhe dy blerës. Me këtë gjë, të kallëzuarit i kishin mundësuar personit juridik nga fshati Veleshtë që të transportonte në mënyrë të paligjshme në depon e tij drutë e prerë pa leje dhe në këtë mënyrë të përfitonte pasuri të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm NP “Pyjet Kombëtare” në vlerë prej 570.569 denarësh.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Makedonski Brod ka paraqitur kallëzim penal kundër R.B. (65), A.D. (42) dhe E.D. (39), të gjithë nga fshati Plasnicë, komuna e Plasnicës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “rrezikim i sigurisë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 06.07.2026, në vendin e quajtur “Kurikamenja”, i kallëzuari i parë u kishte bërë kërcënime zyrtarëve policorë, ndërsa i dyti dhe i treti i kishin sulmuar fizikisht policët gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.

 

Më 21.07.2026, në orën 21:30, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunësit policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me J.A. (62) nga Shkupi, pas një kallëzimi se më 19.07.2026, në oborrin e një shtëpie familjare, ai kishte kërcënuar me mjet të mprehtë fqinjin e tij V.M. (79) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje ka paraqitur kallëzim penal kundër F.J. (44) nga Turqia dhe M.I.G. (37) nga Turqia, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “falsifikim dokumenti”. Të kallëzuarit, në pikën kufitare Deve Bair, gjatë kontrollit kanë paraqitur kartona të gjelbër të falsifikuar për automjetet që i drejtonin.

 

NJPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër A.M. (51) nga fshati Selokuq i Dibrës dhe F.A. (22) nga Shqipëria, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose zënkës”. Më 22.06.2026, në orën 15:48, në Deponinë e Qytetit në Dibër, ku A.M. ishte i punësuar, kishte nisur një debat me dy persona nga Dibra. Gjatë ngjarjes, i kallëzuari i dytë, i cili nuk ishte punonjës i deponisë, kishte sulmuar me vegël një nga punëtorët dhe ishte larguar.

 

Më 21.07.2026, në orën 17:00, në fshatin Trubarevë, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë nga SPB Shkup privuan nga liria F.Sh. (30) nga fshati Trubarevë, pas një kallëzimi se ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar me mjet të mprehtë dy ish-punëdhënësit e tij, ndërsa me të njëjtin mjet kishte dëmtuar një gomë të automjetit të tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

 

Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër Sh.Lj. (45) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. E kallëzuara i kishte bërë kërcënime M.K. përmes telefonit dhe aplikacionit celular.

 

Më 21.07.2026, në orën 06:30, në fsh. Veleshtë të Strugës, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e privuan nga liria Z.V. (35) nga i njëjti fshat. Nëpunësve policorë, të cilët kishin mbërritur në shtëpinë e tij pas denoncimit të mëparshëm lidhur me një grindje me një anëtar të familjes së tij, u ishte dorëzuar një paketim me materie pluhurore të bardhë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 21.07.2026, në orën 12:15, në SPB Shkup, një grua 63-vjeçare ka raportuar se më 18.07.2026, në shtëpinë e saj në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj M.P. (72). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.S. (62) nga rajoni i Strumicës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “përdhunimi i fëmijës që nuk ka mbushur moshën 15 vjeç”. Më 15.07.2026, i kallëzuari në shtëpinë familjare kishte kryer akt të dhunshëm seksual me një të mitur.

 

Accessibility Menu