Më 20/21.07.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria R.D. (31), B.P. (24), B.S. (37), M.G. (24), B.I. (22), të gjithë nga Shkupi, si dhe J.Q. (23) nga fsh. Gërçec, rrethina e Shkupit, për shkak se tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë kokërrzore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 20.07.2026, rreth orës 15:30, në SPB Koçan u njoftua se në rrugën lokale Koçan – Diga Gratçe kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Shkoda" me targa të Koçanit, i drejtuar nga I.B. (51) nga Koçani dhe një biçiklete të drejtuar nga D.Gj. (65) nga Koçani. Si pasojë e plagëve të marra, çiklisti ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Koçan ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Koçan kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë paraqiti kallëzim penal kundër D.K. (56) nga Struga mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 11.06.2026, në rrugën "Dimitar Vllahov" në Strugë, i denoncuari ka tentuar të sulmonte fizikisht një fëmijë.
Sot (21.07.2026), në orën 01:30, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria A.S. (51) nga Turqia, pasi gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve në evidencat operative u konstatua se automjeti i udhëtarëve "Mercedes" me targa gjermane, me të cilin ai udhëtonte, kërkohej nga Interpoli. Personi u shoqërua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 21.07.2026, rreth orës 04:15, në SPB Shkup u raportua se në rrugën "Xhon Kenedi" ishte djegur plotësisht një automjet udhëtarësh "Seat Altea" me targa të Shkupit, pronë e A.S. (34). Nga zjarri u përfshinë edhe një automjet udhëtarësh "Mercedes" me targa të Shkupit, pronë e S.H. (34) dhe një automjet "Opel" me targa të Shkupit, pronë e A.S. (50). Gjithashtu, nga zjarri ishin dëmtuar një pjesë e fasadës së ndërtesës dhe dritaret e një objekti hotelierik në afërsi. Zjarri u shua nga Brigada Zjarrfikëse - Shkup.
SPB Tetovë paraqiti kallëzim penal kundër K.V. (32) nga Tetova mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "lëndim trupor". Më 10.07.2026, në shtëpinë familjare, pas një zënke paraprake, i denoncuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Më 20.07.2026, në orën 12:15, në SPB Shkup u raportua se në bul. "Kërste Misirkov" në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Mercedes" me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.F. (59) nga Shkupi dhe një motoçiklete "Honda" me targa të Shkupit, e drejtuar nga K.Q. (59) nga Shkupi. Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik "Shën Naum Ohridski" në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 20.07.2026, në orën 16:15, në SPB Shkup u raportua se në rrugën "Adem Demaçi" në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti "Ford Fokus" me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.I. (59) nga Shkupi, dhe një mopedi të drejtuar nga Q.D. (21) nga Shkupi. Nga ky aksident, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik "Shën Naum Ohridski" në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Sveti Nikollë paraqiti kallëzim penal kundër S.D. (75) nga Sveti Nikolla mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Më 20.03.2026, në zonën e fsh. Erxheli, komuna e Sveti Nikollës, i denoncuari kishte djegur bar të thatë dhe kallamishte dhe kishte shkaktuar zjarr i cili ishte përhapur dhe i kishte kapluar parcelat fqinje.
Më 20.07.2026, në orën 17:00, nëpunës policorë të Njësisë Policore Mateç e privuan nga liria B.S. (36) nga Kosova mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "falsifikim i dokumenteve". Me fjalë të tjera, për një automjet udhëtarësh "Audi A8" me targa ruse, i cili është gjetur më parë, i denoncuari ka paraqitur në njësinë policore dokumente të falsifikuara për automjetin. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e tij, pas çka do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 20.07.2026, rreth orës 19:40, në SPB Shkup u raportua se në fsh. Inxhikovë, rrethina e Shkupit, një automjet udhëtarësh ka goditur një biçikletë të drejtuar nga E.S. (25) nga fsh. Moranë, rrethina e Shkupit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik "Sh. Naum Ohridski" në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit të automjetit.
SPB Veles paraqiti njoftim ndaj një të mituri nga Negotina mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 29.01.2026, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të miturit, me ç’rast gjetën dhe sekuestruan marihuanë.
Më 20.07.2026, në orën 18:00, në SPB Kërçovë u raportua se në rrugën "Ivan Tërpeski" në Kërçovë, një automjet udhëtarësh "Seat" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga I.I. (26) nga Kërçova, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në shtyllë betoni. Në aksident, I.I. dhe bashkudhëtari A.I. (20) nga Kërçova kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës. Një ekip hetimor i SPB Kërçovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 20.07.2026, në orën 22:35, në rrugën "Ilindenska" në Tetovë, nëpunësit policorë e privuan nga liria E.R. (23) nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh "BMV" me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte dhe pas verifikimeve është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin pa poseduar patentë shoferi. Automjeti u sekuestrua përkohësisht dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 21.07.2026, në orën 03:10, nëpunësit policorë të Njësisë Policore Grupçin e privuan nga liria M.D. (45) nga një fshat i rrethinës të Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare, rreth orës 01:00, pas një grindjeje të shkurtër, ai e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 42-vjeçare dhe djalin e tij 21-vjeçar, me ç’rast ka përdorur një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.D. do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër M.Ç. (46) nga Struga mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "peshkim i paligjshëm". Ai e kreu veprën më 25.05.2026 në bregun e Liqenit të Ohrit, pranë lumit Drini i Zi në Strugë, ku u kap duke peshkuar gjatë periudhës së ndalimit të peshkimit me një mjet peshkimi të ndaluar -grep me kthetra. Gjatë kontrollit, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan peshk të llojit krap dhe mjete të tjera peshkimi.
Më 20.07.2026, në orën 10:09, në bul. "1 Maji" në Manastir, nëpunës policorë e privuan nga liria M.A. (36) nga Manastiri. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë e kanë ndaluar një automjet udhëtarësh "Fiat" me targa të Manastirit, të drejtuar nga M.A. me ç’rast është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
Më 20.07.2026, në orën 11:25, në rr. "Goce Dellçev" në Kratovë, nëpunës policorë të NJPB Kratovë e privuan nga liria A.M. (23) nga Rankovca. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë kanë ndaluar një motoçikletë me ç’rast është konstatuar se A.M. e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – "drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik".
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ngriti kallëzim penal kundër Gj.S. (35) dhe B.Gj. (46) mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale "sulm ndaj personit zyrtar" dhe "ndihmë në lidhje me sulmin ndaj personit zyrtar". Më 10.07.2026 në Strugë, i denoncuari i parë ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor të Qendrës Rajonale "Perëndim", ndërsa i denoncuari i dytë e ka ndihmuar atë.
Më 20.07.2026, në orën 21:10, nëpunës[s policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria B.P. (44) nga fsh. Umin Doll, rrethina e Kumanovës. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Kumanovës, me ç’rast është konstatuar se B.P. e ka drejtuar automjetin edhe përkundër asaj se ka pasur ndalim aktiv për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – "drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik".
Më 21.07.2026, në orën 00:20, në SPB Shkup u raportua se në zonën e Shuto Orizarës, pas një grindjeje verbale, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.S. (56) dhe A.S. (56), nga njëra anë, dhe S.S. (45) dhe E.S. (41), nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 20.07.2026, në orën 11:20, në rrugën "Goce Dellçev" në Kërçovë, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e privuan nga liria A.A. (36) nga Kërçova. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh "Mercedes" me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se e ka drejtuar automjetin edhe përkundër asaj se ka pasur ndalim për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Automjeti u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – "drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik".
Më 20.07.2026, në orën 20:25, në SPB Shkup u raportua se në zonën e Karposhit ka rënë një pemë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore K.M. (86) nga Shkupi, e cila më pas u dërgua në Institucionin e Shëndetit Publik "Sh. Naum Ohridski" për dhënie të ndihmës mjekësore. Gjithashtu, një qytetar ka raportuar se, derisa e ka kërkuar çantën e të lënduarës, kishte gjetur një mjet shpërthyes, i cili më vonë është ngritur nga vendi i ngjarjes për veprime të mëtejshme. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Tetovë paraqiti kallëzim penal kundër V.R. (54) nga Tetova mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale "rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose zënkës" dhe "rrezikim i sigurisë". Më 29.05.2026, në një ndërtesë banimi, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht një fqinj duke përdorur një send të mprehtë, e më pas e ka kërcënuar nënën e tij.
Më 20.07.2026, në orën 15:45, në SPB Shkup, një burrë 34-vjeçar denoncoi se më 17.07.2026, në banesën e tij në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij Z.Xh., me të cilën nuk jetonin së bashku, ndërkaq ajo ia kishte dëmtuar edhe telefonin celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
NJPB Prilep paraqiti kallëzim penal kundër N.B. (47) dhe V.R. (38), të dy nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "vjedhje". Më 15.01.2026, në zonën e fshatit Bellovodicë, rrethina e Prilepit, nëpunësit policorë i kanë kapur të denoncuarit duke kryer prerje të paligjshme të druve.
Më 20.07.2026, në orën 14:05, në rajonin e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.D. (33), duke vepruar pas denoncimit paraprak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 19-vjeçare dhe kishte hedhur sende të ndryshme në drejtim të saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 20.07.2026, në orën 12:10, në rr. "Koce Metalec" në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria S.D. (19) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh "Ford Fiesta" me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se S.D. e drejtonte automjetin pa e fituar ende të drejtën për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Koçan paraqiti kallëzim penal kundër B.J. (58) nga Shtipi mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "rrezikim i sigurisë". I denoncuari, në periudhën nga 24.03.2026 deri në denoncimin e rastit më 18.06.2026, në disa raste kishte bërë kërcënime ndaj nuses së djalit të tij.
Më 20.07.2026, në orën 13:10, në bul. "Boris Trajkovski" në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria N.M. (33) nga fsh. Batinc, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh "Citroën" me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se N.M. e drejtonte automjetin pa e fituar ende të drejtën për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 20.07.2026, në NJPB Negotinë u raportua se rreth orës 11:00, në oborrin e një institucioni shëndetësor në Negotinë, Z.G. (55) nga fsh. Orizarë, rrethina e Koçanit, gjatë kryerjes së detyrave të punës kishte rënë dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Negotinë. Një ekip hetimor i SPB Negotinë dhe inspektori i punës kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Kërçovë paraqiti kallëzim penal kundër S.V. (49) nga Kërçova mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese". Më 24.03.2026, në fsh. Ivançishtë, rrethina e Kërçovës, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë familjare të të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë "Cërvena Zastava", fishekë, një pistoletë "Cërvena Zastava" dhe municion, për të cilat ai nuk posedonte leje.
Më 20.07.2026, në orën 23:55, në rrugën "Pano Mudarov" në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria R.N. (39) nga Negotina. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh "Opel" me targa të Negotinës, të drejtuar nga R.N. dhe pas masave të marra u konstatua se automjetin e ka drejtuar nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.56 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor, automjeti është sekuestruar, si dhe është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 20.07.2026, në orën 15:00, në Gradsko, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria S.P. (34) nga Gradsko, duke vepruar pas denoncimit paraprak të babait të tij 55-vjeçar, se në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj prindërve të tij dhe e kishte kërcënuar babanë e tij. Pas masave të ndërmarra dhe verifikimeve të kryera, u konstatua se S.P. është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 3.35 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.