Më 19.07.2026, në orën 13:40, në Stacionin Policor Bit Pazar, M.SH. (56) nga Kosova ka raportuar se bashkëshortja e tij F.SH.T., vëllai i saj U.T. dhe bashkëshortja e tij XH.K. janë zhdukur, përkatësisht nuk ka mundur të kontaktojë me ta pasi më 18.07.2026, në orën 22:15, janë larguar me automjet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Menjëherë pas denoncimit për personat e zhdukur, ekipet e SPB Shkup të NJPB Çair, Qendër dhe Njësiti i Policisë Intervenuese kanë kryer kërkime përmes kamerave të sistemit “Qyteti i Sigurt” për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së personave të zhdukur dhe automjetit që kanë përdorur, ishte ngritur edhe një dron mbi këtë itenerar lëvizjeje, për shkak se është konstatuar se automjeti nuk e ka kaluar kufirin shtetëror përmes PKK Bllacë. Më 19.07.2026, në orën 22:35, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Pika e Kalimit Kufitar Bllacë – Shkup, e cila është e mbyllur për qarkullim dhe është në ndërtim e sipër, një automjet i udhëtarëve “Mercedes” me targa kombëtare gjermane ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit U.T. (64) nga Kosova, me vendbanim në Gjermani, dhe pasagjeret F.SH.T. (56) nga Kosova dhe XH.K. (54) nga Turqia, të dyja me vendbanim në Gjermani. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipet e SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion.
Më 20.07.2026, në orën 03:15, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Jazhincë–Tetovë, në fsh. Poroj, Tetovë, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti “Seat” me targa të Tetovës, të drejtuar nga R.R. (55) nga fsh. Sllatinë dhe një automjeti “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga E.N. (39) nga fsh. Poroj. Nga ky aksident, të dy shoferët kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 19.07.2026, në orën 12:35, në NJPB Gostivar është raportuar se në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti “Tojota” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga S.I. (49) nga Gostivari dhe një motoçiklete “Kavasaki” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga S.XH. (26) nga Gostivari. Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Gostivarit. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 19.07.2026, në orën 10:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria O.S. (47) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare i ka bërë kërcënime babait të tij 76-vjeçar dhe ka dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake. Pas privimit nga liria, ndaj O.S. është kryer testim alkoolik, me ç’rast është konstatuar se ka 3,22 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 15:40, në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “marrje e automjetit motorik”. Paraprakisht, në orën 12:10, A.S. (26) ka raportuar se gjatë natës nga shëtitorja e lumit “Vardar” ishte marrë automjeti “Folksvagen Golf” me targa të Gostivarit, pronë e bashkëshortit të saj Z.S. (31). Automjeti, me dëmtime të dukshme dhe me çelësin në bravë, është gjetur rreth orës 15:10 nga një i afërm i pronarit në një parking në lagjen Maleardi, pas çka, me vërtetim, i është kthyer pronarit. Pas përfundimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 23:40, në NJPB Gostivar, B.M. (48) nga Gostivari, gazetar dhe pronar i një televizioni lokal në Gostivar, ka raportuar se rreth orës 19:30 në rr. “Ilindenska” në Gostivar, derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare, A.L. nga Gostivari e ka kërcënuar dhe është përpjekur t’ia marrë kamerën. Sipas raportimit, me shumë gjasë motivi i sulmit është një foto-lajm i publikuar më parë nga gazetari. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.07.2026, në orën 23:20, në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, nëpunës policorë nga Njësia Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Gostivar kanë ndaluar një automjet “Citroen” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga S.M. (53) nga Gostivari. Me këtë rast, S.M. është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe u ka bërë kërcënime, pas çka është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 03:10, në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e kanë privuar nga liria D.B. (35) nga rajoni i Vinicës, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 00:30 në pishinën e qytetit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, fizikisht e ka sulmuar P.I. (30) nga Vinica. Sipas denoncimit, po atë natë përmes një aplikacioni të rrjetit social i ka bërë kërcënime babait 61-vjeçar të P.I. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 14:00, në rrethinë të Vinicës, nëpunës policorë nga NJPB Vinicë e kanë privuar nga liria I.N. (39), duke vepruar pas një denoncimi paraprak se më 18.07.2026, rreth orës 23:00, në shtëpinë familjare ka tentuar ta sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij 35-vjeçare, por është penguar nga fëmijët e tyre. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Publike Koçan dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 14:05, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan kanë kryer bisedë zyrtare me Z.M. (39) nga rajoni i Koçanit, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se më 18.07.2026, rreth orës 19:00, në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 20.07.2026, në orën 01:11, në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria D.Z. (52) nga Shtipi. Gjatë kontrollit rrugor në rr. “Partizanska” në Shtip, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet “Audi” me targa të Shtipit, të drejtuar nga D.Z., dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,98 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 16:20, në Negotinë, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria D.P. (34) nga Kratova. Gjatë kontrollit rrugor në rr. “Industriska” në Negotinë, është ndaluar një automjet i udhëtarëve “Seat” me targa të Kratovës, i drejtuar nga D.P., dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se ajo e ka drejtuar automjetin pa dhënë provimin e patentë shoferit. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 17:50, në Veles, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Sigurinë në Trafikun Rrugor kanë privuar nga liria N.B. (18) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor në rr. “Vardarska” në Veles, është ndaluar një motoçikletë me targa të Velesit, e drejtuar nga N.B. dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se ai e ka drejtuar motoçikletën pa e dhënë provimin e patentë shoferit. Motoçikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 18:45, në Veles, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Sigurinë në Trafikun Rrugor kanë privuar nga liria T.P. (44) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor në rrugën “Industriska” në Veles, është ndaluar një moped me targa të Velesit, i drejtuar nga T.P., dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se ai e ka drejtuar mopedin para se të fitonte të drejtën për drejtim. Mopedi është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 21:15, në Veles, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Sigurinë në Trafikun Rrugor e kanë privuar nga liria 56 – vjeçaren N.S. nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor në rrugën “Kole Nedelkovski” në Veles, është ndaluar një moped me targa të Velesit, i drejtuar nga N.S., dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se e ka drejtuar mopedin para se të fitonte të drejtën për drejtim. Pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 20:30, një 57-vjeçare nga Prilepi ka raportuar se në shtëpinë familjare në Prilep është sulmuar fizikisht nga djali i saj B.Ç., i cili me këtë rast e ka kërcënuar edhe me një send të mprehtë. Pas denoncimit, i denoncuari është hospitalizuar në Institucionin Publik Shëndetësor në Demir Hisar.
Më 19.07.2026, në orën 21:35, në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga SPB Strumicë–NJPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria L.M. (67) nga Gjevgjelia. Sipas denoncimit, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 66-vjeçare, ndërsa mbrëmjen paraprake në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Sonte (20.07.2026), në orën 03:45, në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga SPB Strumicë–NJPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria M.M. (49) nga Gjevgjelia. Sipas denoncimit, gjatë natës 19/20.07.2026, në pronën e tij në zonën e Bogdancit, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij jashtëmartesore 44-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Sot (20.07.2026), në orën 02:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.B. (23) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit të trafikut në rrugën “Alija Avdoviq” në Shkup, nëpunësit policorë e kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.B., dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 22:20, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria A.K.L. (33) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor në rr. “Samoilova” në Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Ford Mondeo” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.K.L., dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 20:10, në fsh. Jurumler, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga fsh. Jurumleri. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë e kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Audi” me targa të Shkupit, të drejtuar nga i mituri, dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 16:50, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria B.V. (53) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 19.07.2026, në orën 16:45, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.S. (34) nga një fshat i Komunës së Nagoriçanit të Vjetër, pasi me një send të fortë e ka sulmuar bashkëshorten e tij 31-vjeçare. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër J.K. (52) nga fshati Sasa, Komuna e Makedonska Kamenicës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “mashtrim gjatë marrjes së kredisë ose përfitimit tjetër”, si dhe kundër B.K. (57) nga Koçani për “nxitje” në lidhje me veprën penale “mashtrim gjatë marrjes së kredisë ose përfitimit tjetër”. Më 08.05.2026, në zyrën e njësisë rajonale të Agjencisë së Punësimit në Makedonska Kamenicë, i denoncuari i parë J.K. është paraqitur si B.K. dhe në emër të tij ka dorëzuar kartelën e kontrollit për paraqitje të rregullt të personave të papunë. Pas masave të ndërmarra është konstatuar se B.K., i cili ka qenë shfrytëzues i kompensimit finaciar për periudhën nga 01.02.2026 deri më 05.06.2026 nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë i obliguar të paraqitej personalisht në Qendrën për Punësim Dellçevë çdo 30 ditë, e ka nxitur J.K. që ta paraqiste atë dhe në këtë mënyrë ka përfituar pasuri në vlerë prej 37.768 denarësh.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.S. (27) dhe M.S. (31), të dy nga fshati Jakimovë, rajoni i Vinicës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 11.07.2026, në hyrje të fshatit Jakimovë, nëpunës policorë kanë kryer kontroll të një automjeti të udhëtarëve “Folksvagen Foks”, të drejtuar nga i denoncuari i parë, me ç’rast në automjet është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Ndërsa më vonë, në shtëpinë e të denoncuarve janë gjetur dhe konfiskuar peshore digjitale me mbetje marihuane dhe kokaine, aparat për vakumim dhe marihuanë.
SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër S.D. (27) nga Shtipi, për mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”. Më 20.06.2026, në Shtip ka ndodhur një përleshje fizike mes të denoncuarit, fqinjit të tij B.J. dhe një personi tjetër – mik i fqinjit, me ç’rast i denoncuari u ka bërë kërcënime me një send të mprehtë.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Probishtip ka paraqitur kallëzim penal kundër J.J. (40) nga Probishtipi, për mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “zhvatje”. Më 03.07.2026 është raportuar se i denoncuari për një periudhë më të gjatë kohore e ka shqetësuar V.N., motrën dhe nënën e saj dhe duke përdorur elektroshok në dy rast pre tyre ka marrë gjithsej 110.000 denarë.
Më 19.07.2026, në ora 23:30, në SPB Shkup, R.XH. (38) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 22:15, në një parking në zonën e Qendrës, pas një debati paraprak, S. “P” (person femër) e ka spërkatur me sprej në pjesën e syve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.07.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, nga një institucion publik i kujdesit të fëmijëve është raportuar se, pas një debati paraprak, një i mitur 15-vjeçar ka sulmuar fizikisht një të mitur 14-vjeçar, të dy të strehuar në institucion. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.07.2026, rreth orës 20:00, në SPB Shkup, M.E. (37) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 19:00, në zonën e Shutka Orizarit, kushërinjtë e saj M.S., Q.S. dhe SH.S. e kanë sulmuar fizikisht djalin e saj të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.07.2026, në ora 18:00, në SPB Shkup, M.J. (29) ka raportuar se rreth orës 14:45, në Matkë të Poshtme, pas një mosmarrëveshjeje paraprake lidhur me parkingun, është sulmuar fizikisht nga N.I. (30) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 20.07.2026, në ora 00:15, në rr. “Vllado Maleski” në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e kanë privuar nga liria I.K. (36) nga fsh. Veleshtë i Strugës, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj një nëpunësi policor i cili ka ndërmarrë veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 19.07.2026, në ora 14:15, në një fshat të Ohrit, është privuar nga liria I.SH. (45) nga po ky fshat, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 19.07.2026, në ora 04:05, nëpunës policorë nga SPB Ohër kanë ndaluar I.N. (30) nga Ohri, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me muzikë të lartë. Ai ka treguar sjellje agresive edhe ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai kishte 1,78 promilë alkool në gjak.
Më 20.07.2026, rreth orës 00:50, në SPB Shkup, I.M. ka raportuar se në zonën e Draçevës, B.V. e ka kontaktuar përmes telefonit të djalit të saj të mitur dhe e ka njoftuar se i kishte kapur dy fëmijët e saj të mitur, të cilët më herët kishin qenë me një grup të miturish që luanin dhe hidhnin gurë në rrugë, pas çka i kishte futur në automjet me qëllim që t’i dërgonte në polici dhe i kishte sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.07.2026, rreth orës 23:40, në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare ka raportuar se rreth orës 23:00, në shtëpinë ku ndodhej me partnerin e saj 36-vjeçar dhe fëmijën e saj të mitur, kanë ardhur dy djemtë e saj nga martesa e mëparshme dhe të dashurat e tyre, pas çka i kanë sulmuar fizikisht. Ngjarjen e kanë regjistruar me telefon celular, ndërsa gjatë largimit i kanë marrë telefonin e saj celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.