Më 22/23.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë privuan nga liria Sh.B. (45), S.P. (27), B.O. (37), A.T. (29), L.S. (34), B.T. (45), E.S. (23), të gjithë nga Shkupi, një 14-vjeçar nga rrethina e Shkupit, G.Ç. (33) dhe D.A. (19), të dy nga Velesi, N.F. (22) nga Tetova dhe A.Ç. (24) nga Turqia, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore ebardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 22.10.2026, në orën 11:15, NJPB Berovë është njoftuar se në fsh. Rusinovë, rrethina e Berovës, një automjet udhëtarësh „Opel” me targa të Berovës, i drejtuar 71-vjeçari D.T. nga fsh. Rusinovë, ishte përplasur në rrethojën e oborrit të një shtëpie dhe ishte përmbysur. Në aksident, bashkudhëtarja e tij M.S. (44) nga fsh. Elshan, rrethina e Ohrit, kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat ishin konstatuar në spitalin e Berovës. Një ekip i NJPB Berovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 22.10.2026, rreth orës 20:45, NJPB Vinicë është njoftuar se në kryqëzimin e rrugës „Marshall Tito” me rrugën „Leninova” në Vinicë kishte ndodhur një aksident trafiku mes automjetit të udhëtarëve „Audi”, me targa të Vinicës, i drjetuar nga D.P. (42) nga Vinica dhe një automjeti udhëtarësh ,,Audi’’, i drejtuar nga P.P. (24) nga fsh. Leski, rrethina e Vinicës, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, lëndime të rënda trupore kishte pësuar J.P. (58) nga Vinica, bashkudhëtar në automjetin „Audi” të cilin e drejtonte D.P. i cili kishte pësuar lëndime trupore, si dhe bashkudhëtarët 39-vjeçarja I.P. (39) dhe E.P. (54), të konstatuara në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Koçan dhe në Spitalin Klinik të Shtipit. Pas masave të ndërmarra, shoferi P.P. është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa pas verifikimeve të kryera është konstatuar se e kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,82 promilë alkool në gjak. Një ekip i NJPB Vinicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj P.P. do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 22.10.2026, në orën 21:10, SPB Shtip ka marrë njoftim nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shtipit, se brenda kompleksit të burgut ishin gjetur dy paketime me substancë pluhurore të bardhë. Nëpunësit policorë kishin dalë në vendngjarje, i kanë marrë paketimet dhe kanë zhvilluar biseda zyrtare me disa persona. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 22.10.2026, në orën 15:28, SPB Shtip është njoftuar se në rrugën ekspres Shtip–Veles, para kryqëzimit „Tre Çezmat”, kishte ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti udhëtarësh „Citroën” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga L.M. (67) nga Shtipi dhe një automjeti udhëtarësh „BMW” me targa të Shtipit, i drejtuar nga L.Xh. (22) nga Shtipi. Në aksident, të dy drejtuesit e automjeteve kishin pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat ishin konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip i SPB Shtip ba bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër F.A. (41) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „Lëndim trupor” dhe „Rrezikim i sigurisë”. Më 05.10.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij dhe i kishte shkaktuar lëndime. Ndërsa, më 18.10.2026, ai i kishte bërë kërcënime nënës së tij.
Më 22.10.2026, rreth orës 10:00, NJPB Kavadar është njoftuar se në rrugën magjistrale Gradsko–Prilep, në drejtim të Rosomanit, kishte ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti udhëtarësh „Volkswagen Golf” me targa të Velesit, i drejtuar nga A.R. (40) nga fsh. Orizarë e Sipërme, rrethina e Velesit dhe një automjeti transportues „Mercedes”, i drejtuar nga D.T. (61) nga fsh. Sllavej, Komuna e Krivogashtanit. Në aksident, shoferi i automjetit të udhëtarëve kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat ishin konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Një ekip i NJPB Kavadar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 22.10.2026, në orën 19:15, në SPB Manastir ishte denoncuar se në rrugën në drejtim të fshatit Karaman, rrethinë e Manastirit, një i mitur 14-vjeçar nga Manastiri, duke drejtuar një moped me targa të Manastirit, kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrëzuar. Si pasojë, ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat ishin konstatuar në spitalin e Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 22.10.2026, në orën 07:17, SPB Manastir është njoftuar se në rrugën Manastir–Resnjë, pranë vendit të quajtur „Çezmat”, kishte ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të tipit „Fiat” me targa të Resnjës, i drejtuar nga S.R. (33) nga Resnja dhe një automjeti transportues „Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.R. (64) nga Velesi. Në aksident, 33-vjeçara S.R. kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat ishin konstatuar në spitalin e Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 23.10.2026, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles i privuan nga liria Q.V. (21) nga fsh. Koçilar, rrethina e Velesit dhe S.S. (21) nga fsh. Jabollçishtë i Poshtëm, Komuna e Çashkës. Ata dyshohen se kanë marrë sende të ndryshme metalike nga një objekt në afërsi të fshatit Zgropolci, Komuna e Gradskos, në pronësi të një personi juridik nga Shkupi, duke përdorur forcë dhe vegla të përshtatshme. Një pjesë e sendeve të vjedhura është gjetur dhe i është kthyer pronarit. U njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.
Më 22.10.2026, në orën 23:20, para një objekti hotelierik në shëtitoren e qytetit në Manastir, nëpunësit policorë të SPB Manastir e privuan nga liria A.K. (39) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 22.10.2026, në orën 13:25, nëpunës policorë të Stacionit Policor të Gostivarit e privuan nga liria V.D. (29) nga Gostivari, i cili një ditë më parë ishte denoncuar nga nëna e tij 53-vjeçare, me pretendimin se ai e kishte kërcënuar në disa raste. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Më 22.10.2026, në orën 17:10, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria A.A. (20) nga fsh. Jabollçishtë e Epërme, Komuna e Çashkës. Sipas denoncimit, ai, pas një marrëveshjeje paraprake, ishte takuar me një të mitur 16-vjeçare, me të cilën ishte në lidhje dashurie dhe pas një grindjeje të shkurtër e kishte sulmuar fizikisht dhe pa pëlqimin e saj e kishte futur në një automjet. A.A. u mbajt në stacionin policor. U njoftuan prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Veles dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 22.10.2026, në orën 03:00, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë privuan nga liria K.P. (22) nga Strumica. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, ka dorëzuar dy paketime me hashash. U njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strumicë dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Më 22.10.2026, në orën 16:30, nëpunës policorë të NJPB Kavadar zhvilluan bisedë zyrtare me U.S. (27) nga Kavadari. Më herët, një banor 54-vjeçar i Kavadarit kishte denoncuar se e kishte parë vajzën e tij të mitur me U.S., ndaj të cilit kishte një vendim gjyqësor që e ndalonte ta keqtrajtonte, ta shqetësonte ose të kishte çfarëdo lloj kontakti me të miturën. U njoftua prokurori publik dhe, pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Më 22.10.2026, në orën 15:50, në një fshat të rajonit të Vallandovës, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Vallandovë e privuan nga liria një banor 47-vjeçar të fshatit. Sipas denoncimit, rreth orës 14:00, në shtëpinë familjare, ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 53-vjeçare. Gjatë masave të ndërmarra, tek ai u matën 2,32 promilë alkool në gjak. Ai u mbajt në stacionin policor, ndërsa për rastin u njoftua prokurori publik i Prokuroriës Themelore Publike në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 22.10.2026, në orën 16:35, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria S.M. (33) nga Kavadari, pas denoncimit të mëparshëm se ai nuk e kishte respektuar vendimin gjyqësor, me të cilin i ndalohej t’i afrohej, ta keqtrajtonte, ta shqetësonte dhe ta kontaktonte partneren e tij jashtëmartesore 35-vjeçare. Ai i kishte dërguar asaj një mesazh përmes një rrjeti social. Pas masave të ndërmarra dhe verifikimeve të kryera, u konstatua se S.M. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2,14 promilë alkool në gjak. Ai u mbajt në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 22.10.2026, në orën 18:40, SPB Shkup u njoftua se në banesën e tij, në territorin e komunës së Gjorçe Petrovit në Shkup, ishte gjetur i pajetë S.J. (62). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen me gjurmë dhune. U krye këqyrja e vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.10.2026, në orën 08:00, në rrugën „Jane Sandanski” në Kërçovë, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e privuan nga liria A.L. (60) nga Kërçova, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se, para një objekti hotelierik në rrugën „Boris Kidriç” në Kërçovë, me një send të mprehtë i kishte shkaktuar lëndime K.S. (71) nga Kërçova dhe ishte përpjekur t’ia merrte paratë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër sulmuesit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 22.10.2026, në orën 05:15, nëpunës policorë të NJPB Dibër e privuan nga liria P.A. (35) nga Dibra, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 22.10.2026, në orën 14:15, në SPB Shkup, një burrë 43-vjeçar denoncoi se ish-bashkëshortja e tij, L.K., kishte sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më 22.10.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup u zhvillua bisedë zyrtare me M.Sh. (31) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm të M.B. (37) se më 22.10.2026, rreth orës 00:00, në territorin e komunës së Gazi Babës në Shkup, ai kishte sulmuar fizikisht djalin e saj të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.10.2026, rreth orës 15:00, në SPB Shkup, një grua 50-vjeçare nga një rrethinë e Shkupit denoncoi se në shtëpinë e saj, pas një debati paraprak, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj D.S. (48) nga Shkupi, i cili ishte përpjekur t’ia merrte telefonin celular dhe të sulmonte nënën e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 22.10.2026, rreth orës 20:00, në SPB Shkup, N.Sh. (41) nga fsh. Kondovë, rrethina e Shkupit, denoncoi se rreth orës 19:30, në fshat, pas një grindjeje paraprake, vajza e tij e mitur ishte sulmuar fizikisht nga F.H. (18) nga fsh. Kondovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 22.10.2026, në orën 23:50, në SPB Shkup, E.J. (19) nga fshati Grushinë, rrethina e Shkupit, denoncoi se rreth orës 21:45, në një park në territorin e Bit Pazarit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 23.10.2026, rreth orës 00:15, në SPB Shkup, L.D. (19) nga fshati Stajkovc, rrethina e Shkupit, denoncoi se më 22.10.2026, rreth orës 22:45, në vendin e tij të punës, në një kazino në territorin e Gazi Babës, S.S. i kishte drejtuar kërcënime dhe ishte përpjekur ta sulmonte me një send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 22.10.2026, në SPB Shkup, një burrë 55-vjeçar nga një rrethinë e Shkupit denoncoi se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje paraprake, vajza e tij e mitur ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij, S.A. (30). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 23.10.2026, në orën 05:30, në SPB Shkup, S.A. (37) nga Shuto Orizarja denoncoi se më 22.10.2026, rreth orës 23:00, në territorin e Shuto Orizares, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur. Po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit.
Më 22.10.2026, në orën 18:00, SPB Shkup është njoftuar se rreth orës 13:00, në fshatin Tisovicë, Komuna e Zelenikovës, kishte shpërthyer zjarr në një shtëpi në pronësi të R.E. (37) nga fshati Tisovicë. Pronari ishte përpjekur ta shuante vetë zjarrin, por nuk kishte arritur. Shtëpia u dogj plotësisht, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 22.10.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup, një grua 24-vjeçare nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga dy persona për shumën prej 117.000 denarësh. Sipas denoncimit, më 21.09.2026 ajo ishte takuar me personat, me ç’rast njëri prej tyre ishte prezantuar si punonjës i Kadastrës. Ata i kishin premtuar se do ta ndihmonin familjen e saj ta blinte dhe ta privatizonte tokën të cilën e shfrytëzonin, e cila ishte pronë shtetërore. Sipas denoncimit, ajo ia kishte paguar paratë personit në disa raste, ndërkaq më pas, kur në Kadastër ka kërkuar që ta njoftojnë për çështjen, pas çka i kishin thënë se personi më tepër se dy vjet nuk është i punësuar tek ata dhe ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.