Më 21/22.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria F.A. (39) dhe A.Gj. (18) nga Shkupi, pasi te ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.L. (36) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.02.2026, në Shkup, nëpunës policorë kanë realizuar kontroll të një automjeti të parkuar të tipit “Seat Altea”, në të cilin ndodhej i kallëzuari, me ç’rast te ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 21.10.2026, në orën 09:30, në Njësinë Policore të Novacit, P.K. nga fsh. Aglarc i Epërm, Komuna e Novacit, ka denoncuar se gjatë kryerjes së punëve bujqësore në zonën e fsh. Aglarc i Epërm kishte gjetur një granatë të pashpërthyer. Nga pirotekniku i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim – Manastir, granata është ngritur në mënyrë të sigurt dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerie nga Lufta e Parë Botërore.
SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër I.T. (28) nga fsh. Novac, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, si dhe kundër I.Z. (50) nga Manastiri dhe N.B. (41) nga fsh. Novac, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”. I kallëzuari i parë ka vjedhur një pushkë me kalibër të vogël, kalibër 5,6 mm, nga një shtëpi, pronë e një 78-vjeçari, me qëndrim të përkohshëm në Australi, në fsh. Baldovenicë, Komuna e Novacit. Ndërkaq, i kallëzuari i dytë nga viti 2021 deri më 09.09.2026 në Dellçevë e ka mbajtur pushkën, të cilën më pas pronari e ka marrë nga i kallëzuari i tretë.
Më 20.10.2026, rreth orës 14:00, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “Boris Trajkovski” me rr. “Emil Zola” në Shkup, një trotinet elektrik ka goditur 71 – vjeçaren S.V.K. nga Shkupi, pas çka shoferi me trotinetin është larguar nga vendngjarja. Në aksident, S.V.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe zbardhjen e rastit.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzime penale kundër N.R. (46), Sh.B. (62) dhe S.H. (41) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare”. Më 17.07.2026 dhe më 19.08.2026, në lokacione të ndryshme në Tetovë, të kallëzuarit janë sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë dhe i kanë penguar në kryerjen e veprimeve zyrtare.
Më 21.10.2026, në orën 21:30, NJPB Berovë është njoftuar se në një rrugë të pakategorizuar, në vendin e quajtur “Mushkovi Çeshmi”, në zonën e Pehçevës, një traktor me rimorkio, me targa të Pehçevës, i drejtuar nga M.P. (66) nga fsh. Cërnik, rrethina e Pehçevës, ka dalë nga rruga. Si pasojë e lëndimeve të marra, M.P. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer një ekip hetimor i NJPB Pehçevë dhe prokurori publik dheme urdhër të tij trupi i të ndjerit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.V. (35) dhe I.M. (51) nga Tetova, të punësuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore pranë ISHP Tetovë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”. Më 29.06.2026, në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Tetovë, e kallëzuara e parë ka pranuar një telefonatë për denoncimin e rastit, por nuk ka dërguar ekip për t’i dhënë ndihmë mjekësore personit të lënduar në fsh. Dobrosht, për çka e ka njoftuar edhe të kallëzuarin e dytë, i cili ishte udhëheqës.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë, ndërsa me një person kanë zhvilluar bisedë zyrtare për shkak të kryerjes së veprës penale “Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Të gjithë personat e privuar nga liria kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: A.S. (28) dhe një 17-vjeçar, të dy nga Shkupi, A.A. (20) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, një 17-vjeçar nga fsh. Oreshan, Komuna e Zelenikovës, Xh.V. (24) nga Manastiri, B.M. (24) nga fsh. Dobovjan, rrethina e Strugës dhe një 16-vjeçar nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës. Ndërkaq, nëpunës policorë të SPB Veles kanë zhvilluar bisedë zyrtare me një 17-vjeçar nga Velesi, në prani të avokatit, për shkak se kishte drejtuar motoçikletë pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.
Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz ka paraqitur kallëzim penal kundër Xh.R. (49) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndë shpërthyese”. Më 20.08.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, një karikator i pushkës automatike, një pistoletë, karikatorë për pistoletë dhe 208 copë municion.
Më 21.10.2026, në orën 16:15, në rajonin e Tetovës, nëpunës policorë të Stacionit Policor Jegunovc e kanë privuar nga liria L.S. (46) nga rrethina e Tetovës, duke vepruar pas një denoncimi paraprak të bashkëshortes së tij 45-vjeçare, e cila kishte denoncuar se e kishte shqetësuar fizikisht dhe psikologjikisht për një periudhë të gjatë kohore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.A. (56) dhe B.A. (59) nga fsh. Opajë, Komuna e Likovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Shmangia e pagesës së akcizës”. Gjatë vitit 2025, i kallëzuari i parë dhe i dyti kanë siguruar, mbajtur dhe përpunuar në mënyrë të paautorizuar 1.324 kilogramë duhan në gjethe, të cilin më pas e kanë lëshuar në qarkullim dhe ua kanë shitur personave të tjerë, duke shmangur pagesën e akcizës në vlerë prej 3.442.400 denarësh.
Më 21.10.2026, në orën 20:35, në NJPB Gostivar, një grua 52-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se në telefonin e saj celular kishte marrë mesazhe kërcënuese nga djali i saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.O. (37) nga Struga, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Uzurpimi i patundshmërive”. Në një parcelë kadastrale në fshatin Radozhdë të Strugës, i kallëzuari ka ndërtuar në mënyrë të paautorizuar një rrethojë me mur mbështetës, pa dokumentacionin përkatës të dhënë nga organi kompetent shtetëror.
Më 21.10.2026, në orën 18:50, në SPB Shkup, B.Xh. (21) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Bit Pazarit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga katër persona dhe kishte pësuar lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
NJPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.T. (30) nga fsh. Cërvevc i Kërçovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Kërçovë kanë ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh “BMW”, me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte i kallëzuari, në bul. “Çlirimi” në Kërçovë, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Më 21.10.2026, në orën 21:15, SPB Shkup është njoftuar se në një bastore në territorin e Komunës së Aerodromit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.N. (44), S.J. (55) dhe A.G. (41), të gjithë nga Shkupi, me ç’rast ishin thyer shishe dhe gota qelqi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 21.10.2026, në orën 21:40, në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 18:35, në një autobus në zonën e Komunës së Qendrës, një person i moshuar mashkull e kishte prekur në trup vajzën e saj të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.10.2026, rreth orës 13:40, në autostradën Shkup–Shtip, nëpunës policorë të Repartit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shtip e kanë privuar nga liria P.I. (40) nga Velesi. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të tipit “Opel Astra”, me targa të Velesit, të cilin e drejtonte dhe gjatë përpjekjes për të kryer kontroll ndaj tij, gjatë daljes nga automjeti, ka hedhur një kuti cigaresh me një lëndë pluhurore të bardhë, e cila është gjetur dhe sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër H.A. (46) nga rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Lëndim trupor”. Më 05.09.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke përdorur edhe sende të ndryshme.
Më 21.10.2026, në orën 21:20, në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar E.K. (33), R.K. (22) dhe A.S. (42), të gjithë nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 21.10.2026, rreth orës 18:50, në SPB Shkup, A.A. (18) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga dy persona të njohur për të. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.C. (52) nga fsh. Ratevë, rrethina e Berovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “Lëndim trupor” dhe “Moszbatimi i aktvendimit gjyqësor”. Më 09.10.2026, e kallëzuara e ka sulmuar vajzën e saj të mitur me një send të fortë, duke mos respektuar vendimin e Gjykatës Themelore të Berovës, të miratuar në procedurë për mbrojtjen e të drejtave.
Më 21.10.2026, në orën 16:40, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Qendrës, pas një grindjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.B. (50) dhe Xh.A. (66), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.
Më 21.10.2026, në orën 09:15, në SPB Shkup, M.P. (41) nga Shkupi ka denoncuar se më 20.10.2026, rreth orës 15:00, në një sanduiçeri në zonën e Gjorçe Petrovit, vajza e tij e mitur ishte sulmuar fizikisht nga një vajzë tjetër e mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.10.2026, në orën 18:40, në SPB Shkup, I.J. (36) nga Shkupi ka denoncuar se më 19.10.2026, rreth orës 14:00, në zonën e Karposhit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një bashkënxënës i tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.