Më 23/24.10.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria E.B. (28), F.Sh. (22), N.D. (20), D.B. (24), M.Ç. (24), K.Gj. (23), T.N. (21), të gjithë nga Shkupi, si dhe F.U. (31) nga Turqia, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë, lëndë kokërrzore e bardhë, tableta, marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 23.10.2026, në orën 16:20, SPB Shkup është njoftuar se në rrugën „Ferid Bajram“ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.V. (60) nga Shkupi dhe një biçiklete e drejtuar nga B.I. (75) nga Shkupi. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi i mopedit D.V., ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ dhe në Institucionin Shëndetësor Publik „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Veles ka paraqitur kallëzim penal kundër S.A. (61) nga Shkupi, me qëndrim në rrethinë të Negotinës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 16.10.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë ku qëndronte i kallëziari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe fara të bimës së kanabisit.
Më 22.10.2026, rreth orës 15:40, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rrugëve „Nikolla Tesla“ dhe „Rugjer Boshkoviq“ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të tipit „Volkswagen“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A.S. (47) nga Shkupi dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.K. (38) nga Shkupi. Në aksident, shoferi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naum Ohridski“ në Shkup. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 23.10.2026, rreth orës 06:40, SPB Shtip është njoftuar se në kryqëzimin e rrugës „Boris Krajger“ me rrugën „Ante Banina“ në Shtip ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Volkswagen Polo“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.S. (63) nga Koçani dhe një mopedi me targa të Shtipit, i drejtuar nga I.K. (37) nga Shtipi. Në aksident, shoferi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Ekipi hetimor i SPB Shtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.B. (36) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikimi i sigurisë“. Më 17.10.2026, në shtëpinë familjare në Tetovë, i kallëzuari me një send të mprehtë ka tentuar ta sulmojë nënën e tij, pas çka i ka bërë kërcënime me jetë.
Më 23.10.2026, rreth orës 22:15, SPB Shkup është njoftuar se në autostradën Shkup–Tetovë, një automjet i tipit „Volvo“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 36-vjeçari J.D. nga Gostivari, është përplasur me një kafshë të egër – ari. Veterineri i Kopshtit Zoologjik të Shkupit ka konstatuar ngordhjen e kafshës. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër D.B. (46) dhe S.B. (72) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 25.03.2026, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarve, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar municion.
Më 23.10.2026, në orën 21:30, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria S.K. (34) nga fshati i njëjtë, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur një kavanoz me hashash.
Më 22.10.2026, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria A.M. (31) nga Strumica, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë.
Më 22.10.2026, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria J.B. (44) dhe K.J. (38), të dy nga Strumica, pasi gjatë kontrollit tek ata është gjetur marihuanë.
Më 22.10.2026, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë kanë privuar nga liria M.A. (36) nga Strumica. Gjatë kontrollit, ai ka dorëzuar vullnetarisht një paketim me marihuanë.
Për të gjitha rastet është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Strumicë dhe pas dokumentimit të tyre, ndaj personave do të paraqiten parashtresa përkatëse.
SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër P.C. (44) nga fshati Botun, komuna e Debërcës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „punë e pandërgjegjshme në detyrë“, si dhe kundër I.K. (45) nga Manastiri, për kryerjen e veprës penale „vjedhje“. I kallëzuari i parë, referent për transport në Ndërmarrjen Pyjore „Galiçica“ – Ohër, ka vepruar në kundërshtim me detyrimet dhe përgjegjësitë e tij zyrtare, duke ia dorëzuar çekanin për vulosjen e drurit të kallëzuarit të dytë dhe në këtë mënyrë i ka mundësuar ta përdorë gjatë prerjes dhe shënimit të masës drusore pa siguruar kontrollin dhe verifikimin e duhur të origjinës dhe nuk ka lëshuar letërpërcjellëse përkatëse për masën drusore nga vendi i prerjes deri te magazina përkatëse. Më 26.09.2026, nëpunës policorë të SPB Ohër e kanë kapur të kallëzuarin e dytë duke transportuar me një automjet transportues të markës „Scania“, me targa të Manastirit, 14 metra kub dru lisi për ngrohje në drejtim të fshatit Cërvena Voda, Komuna e Debërcës, pa poseduar dokumentacionin përkatës, pas çka e kanë konfiskuar dhe i është dorëzuar përfaqësuesve të Ekonomisë Pyjore „Galiçicë“.
Më 23.10.2026, në orën 21:10, në SPB Shtip, një grua 23-vjeçare nga Shtipi ka denoncuar se rreth orës 01:00 ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj D.Ç. (29) nga Shtipi, me të cilin ishte në procedurë shkurorëzimi. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas çka do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.10.2026, në orën 22:20, në SPB Shkup, M.M. (40) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 22:00, në një parking në zonën e Qendrës në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit.
Më 23.10.2026, në orën 14:20, në SPB Shkup, S.A. (51) nga Shkupi, e punësuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, ka denoncuar se rreth orës 12:40, në ambientet e klinikës, gjatë kryerjes së detyrave të punës, kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës së kompleksit. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe është njoftuar inspektori i punës.
Më 23.10.2026, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë ndaluar M.H. (22), B.I. (25), A.I. (27), M.R. (33), M.M. (31) dhe A.J. (24), të gjithë nga Shkupi, pasi kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre, me ç’rast kanë përdorur edhe një send të qelqtë dhe A.J. ka pësuar lëndime, të cilat janë konstatuar në institucionin e shëndetit publik „Shën Naum Ohridski“ në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 23.10.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, G.I. (60) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.10.2026, rreth orës 21:30, në zonën e Aerodromit në Shkup, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur, njërin prej të cilëve e njihte. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 23.10.2026, në SPB Shkup, është zhvilluar bisedë zyrtare me një të mitur 14-vjeçar dhe një të mitur 16-vjeçar, të dy nga Shkupi, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm të Sh.M. (54) nga Shuto Orizarja se më 22.10.2026, rreth orës 23:30, përpara një marketi në Shuto Orizarë, ishte sulmuar fizikisht nga dy të miturit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 24.10.2026, në orën 02:20, në SPB Shkup, T.M. (45) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 01:00, në zonën e Qendrës në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person. i cili i kishte marrë edhe para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.10.2026, në orën 22:15, në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria D.D. (48) nga fsh. Gallatë. Gjatë kontrollit të kryer të automjetit të pasagjerëve që e drejtonte dhe kontrollit personal ndaj tij, është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 24.10.2026, në orën 00:10, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kamjanë e kanë privuar nga liria J.T. (44) nga Tetova. Gjatë një aksioni të kontrollit në parkingun para një kazinoje në fshatin Bogovinë, nëpunëst policorë kanë kontrolluar një automjet pasagjerësh të markës „Audi“, me targa të Tetovës, në të cilin ndodhej, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.10.2026, në orën 11:00 dhe 13:00, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë i kanë privuar nga liria A.Sh. (21) dhe A.C. (19), të dy nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale sipas nenit 236, paragrafi 1, të Kodit Penal. Ata dyshohen se kanë kryer disa vjedhje në territorin e Tetovës gjatë dy javëve të fundit. Të dy janë mbajtur në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.
Më 23.10.2026, në orën 11:30, në fshatin Sedllarcë e Epërme, në rrethinë të Tetovës, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë ndaluar E.Z. (77) nga po ky fshat. Ai kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale sipas nenit 130, paragrafi 2, të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgun e Tetovës, për vuajtjen e dënimit me burg.
Më 23.10.2026, rreth orës 14:50, në rrugën „Maja Ugrinoski“ në Gostivar, nëpunësit policorë kanë kryer identifikimin dhe kontrollin e personave A.M. (38) dhe B.M. (28), të dy nga Gostivari, me ç’rast te A.M. është gjetur marihuanë. Të dy janë shoqëruar në polici dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.10.2026, në orën 19:45, në rrugën rajonale në fshatin Bogovinë, në rrethinë të Tetovës, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kamjanë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh dhe gjatë kontrollit te bashkudhëtari O.K. (23) nga fshati Pirok, rrethina e Tetovës, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Personi është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.10.2026, në orën 20:20, në fsh. Llakavicë, në rrethinën e Gostivarit, në vendin e quajtur „Guri i Sokolecit“, nëpunës policorë të Njësisë Policore Gallatë i kanë privuar nga liria N.S. (63) nga fshati Xhepçisht, M.D. (55) nga fshati Çellopek, Z.M. (72) dhe N.K. (78) nga fshati Vrapçisht. Ata janë kapur duke kryer gërmim të paligjshëm për gjetjen e arit, me ç’rast atyre u janë gjetur dhe sekuestruar një detektor metalesh, lopata, kazma dhe sende të tjera. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale sipas nenit 264 të Kodit Penal – „Dëmtimi ose shkatërrimi i të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose i rariteteve natyrore“. Të gjithë janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.10.2026, në orën 22:00, në rrugën „Marshall Tito“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë i kanë privuar nga liria shtetasit danezë J.D. (23) dhe M.S. (25), pasi gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve „Volkswagen Polo“, me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonin, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ndërsa gjatë kontrollit personal ndaj M.S., në çantën e tij është gjetur dhe sekuestruar një thërrmuese me mbetje marihuane. Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.