SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër D.P.(38) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.02.2026 në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër J.K.(35) nga Vinica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë” dhe “falsifikimi i dokumentit”. Më 14.06.2026 në rr. “Bregallniçka” në Shtip, nëpunës policorë kanë kryer kontrollin e dokumentacionit të të kallëzuarit, me ç’rast kanë konstatuar se për kontroll ka paraqitur patentë shoferi të falsifikuar.
NJPB Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër P.P.(27) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 04.09.2026, i kallëzuari përmes një aplikacioni të rrjetit social i ka dërguar mesazh me përmbajtje kërcënuese E.Gj..
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.D.(49) nga Struga, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 07.09.2026 në shtëpinë familjare, i kallëzuari i ka bërë kërcënime babait të tij 78-vjeçar dhe ka hedhur sende të orendive shtëpiake.
Më 16/17.09.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.M.(40), H.O.(19) dhe E.J.(28), të gjithë nga Shkupi, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore, marihuanë dhe lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 16.09.2026 në orën 15:00 në lagjen Potok në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria N.M.(42) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “vjedhje” sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ajo dyshohet se më 14.09.2026 ka marrë para nga portofoli i N.H.(64) nga Tetova, në vendin e tij të punës në një hapësirë parkimi në Tetovë. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër saj do të vijojë parashtresë përkatëse.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë i privuan nga liria pesë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, katër persona kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: V.N.(29) dhe H.I.(20), të dy nga Shkupi, N.N.(20) nga Kavadari dhe R.T.(20) nga Kumanova. Ndërsa, 56-vjeçarja L.F. nga Shkupi ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe ka shkaktuar dy aksidente rrugore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
Më 16.09.2026 në orën 20:30 në NJPB Kavadar u njoftua se në rr. “8 Shtatori” në Kavadar ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Folksvagen Pasat” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga B.I.(44) nga Kavadari dhe një motoçiklete me targa të Kavadarit, e drejtuar nga O.R.(18) nga Kavadari. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Një ekip i NJPB Kavadar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 16.09.2026 në orën 18:50 në rr. “Boris Kidriç” në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria I.B.(60) nga Tetova, sepse gjatë kontrollit tek ai është gjetur një lëndë pluhurore ngjyrë kafe. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 16.09.2026 në orën 11:00 në SPB Ohër u njoftua se në rrugën rajonale Ohër–Shën Naum ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.J.(87) nga Shkupi dhe një motoçiklete “BMV” me targa të Strugës, e drejtuar nga H.P.(29) nga fsh. Misleshevë, rrethina e Strugës. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 16.09.2026 në ora 22:35 në fsh. Pallçisht i Poshtëm, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kamjan e privuan nga liria B.J.(37) nga fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, sepse gjatë kontrollit tek ai është gjetur lëndë pluhurore e bardhë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 16.09.2026 rreth orës 11:20 në NJPB Strugë u njoftua se në rr. “Dimitar Vllahov” në Strugë, një automjet transportues “Fiat Doblo” me targa të Strugës, i drejtuar nga 30-vjeçari A.S. nga Struga, ka goditur 76-vjeçaren V.P. nga Struga. Në aksident, V.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strugë. Një ekip i NJPB Strugë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 16.09.2026 në orën 17:50, një grua 60-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 16:00 në Gostivar, kunati i saj R.M. i ka sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshortin e saj L.M.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër A.C.(52) nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “vjedhje”. Në periudhën nga 14.08.2026 deri më 01.09.2026, i kallëzuari nga shtëpia familjare e S.T. ka marrë para.
NJPB Kavadar ka paraqitur kallëzim penal kundër R.N.(70) nga Kavadari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemet kompjuterike”. I kallëzuari paraprakisht kishte gjetur një portofol të huaj dhe më 05.08.2026, pa lejen dhe pëlqimin e pronarit, e ka përdorur kartën e pagesës dhe ka realizuar pagesë në katër raste, me ç’rast ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuri në vlerë prej 3.729 denarësh.
NJPB Kavadar ka paraqitur kallëzim penal kundër A.T.(27) nga rrethina e Negotinës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemet kompjuterike”. Më 07.09.2026, i kallëzuari ka gjetur një kartë debitore të një banke, më pas, pa lejen dhe pëlqimin e pronarit, e ka përdorur dhe ka realizuar tri transaksione të suksesshme, me ç’rast ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuri në vlerë prej 3.645 denarësh.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër D.J.(46) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 20.05.2026 në Gostivar, e kallëzuara ka sulmuar fizikisht një të mitur.
NJPB Kratovë ka paraqitur kallëzim penal kundër P.J.(40) nga Kratova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “rrezikimi i sigurisë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”. Më 11.09.2026, i kallëzuari u ka bërë kërcënime nëpunësve policorë dhe punonjësve të Qendrës për Punë Sociale gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, pas çka me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një nëpunësi policor.
NJPB Radovish ka paraqitur kallëzim penal kundër Sh.M.(24) nga fsh. Bansko, rrethina e Strumicës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 22.02.2026, nga ana e nëpunësve policorë, në afërsi të të kallëzuarit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.D.(49) nga Struga, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikimi i sigurisë” sipas nenit 144 të Kodit Penal. Më 07.09.2026 në shtëpinë familjare, i kallëzuari, nën ndikimin e alkoolit, është sjellë në mënyrë agresive dhe u ka bërë kërcënime prindërve të tij, pas çka ka dëmtuar një pjesë të orendive të shtëpisë.
Më 16.09.2026 në ora 17:00 në Çashkë, nëpunës policorë të Njësisë Policore Çashkë e privuan nga liria N.D.(28) nga Çashka, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore 26-vjeçare. Ai është dërguar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 17.09.2026 në orën 03:10 në një klub nate në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria A.B.(24) nga Belgjika, sepse gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një paketim me lëndë bimore. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 16.09.2026, rreth orës 08:05, SPB Shkup u njoftua se në zonën e Qendrës ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në të cilën për një kohë të gjatë nuk kishte banuar askush dhe e cila është në pronësi të Ѕ.M.(60). Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse Shkup, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes.
Më 16.09.2026 në orën 16:50 në SPB Shkup, V.K.(78) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 14:30 në zonën e Gjorçe Petrovit, një person, duke përdorur forcë fizike, ia ka marrë telefonin celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.09.2026, rreth orës 21:00, SPB Shkup është njoftuar se në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë, njëri prej të cilëve e njihte, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.09.2026, rreth orës 11:40, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, në oborrin e një shtëpie, në pronësi të A.S.(56), ka ardhur H.B.(35) nga fsh. Studeniçan dhe e ka marrë pajisjen për larje për ta larë automjetin, me ç’rast ka rënë, me shumë gjasë nga goditja elektrike. Me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, H.B. është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Më 16.09.2026 në orën 20:30 në një sallë sportive në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i arrestuan M.K.(24) dhe I.S.(30), të dy nga Shkupi, sepse kanë kryer kundërvajtje sipas Ligjit për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së Padenjë në Ndeshjet Sportive, përkatësisht janë përleshur fizikisht gjatë zhvillimit të një ndeshjeje hendbolli. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 16.09.2026 rreth orës 21:00 në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të SPB Shkup e arrestuan F.A.(34) nga Shkupi, për shkak të incizimit të paautorizuar me dron pa leje përkatëse. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.