Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 18.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 18.09.2026

SPB Veles ka paraqitur kallëzim penal kundër A.T.(22) nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 06.11.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj një personi, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, të cilën paraprakisht e kishte siguruar nga i kallëzuari. Më vonë, po atë ditë, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, ku gjithashtu është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

 

SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër H.Gj.(33) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 12.08.2026 në Prilep, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar A.A. dhe i ka shkaktuar lëndime.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.M. nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 23.05.2026 në një kazino në fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, i kallëzuari u ka bërë kërcënime të punësuarve.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.I.(43) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 12.09.2026 në shtëpinë familjare, i kallëzuari i ka bërë kërcënime babait të tij.


Më 17.09.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.S.(22) dhe A.A.(30) nga Shkupi, sepse tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 17.09.2026 rreth orës 11:30 SPB Ohër është njoftuar se në rr. „15 Korpus“ në Ohër, 67-vjeçari I.B. nga Ohri, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Ohrit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e lëndimeve të marra, I.B. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Një ekip hetimor i SPB Ohër ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

 

Më 17.09.2026 në orën 11:30 SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Mito Haxhivasilev Jasmin“ në Shkup, një automjet udhëtarësh „Folksvagen Pasat“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga 41-vjeçari Zh.D. nga Shkupi, ka goditur 49-vjeçaren E.D. nga Shkupi. Në aksident, E.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

 

Më 17.09.2026 në orën 23:50 në rr. „146“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria një 17-vjeçar nga Tetova, sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 17.09.2026 në orën 22:20, nëpunës policorë të Njësisë Policore Rankovcë e privuan nga liria D.T.(31) nga një fshat në Komunën e Rankovcës, sepse fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 17.09.2026 në orën 16:45 në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria M.S.(20) nga Velesi, sepse gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 17.09.2026 rreth orës 14:30 SPB Shtip është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „ Fronti i Sremit“ me rr. „Boris Krajger“ në Shtip, 59-vjeçari N.S. nga Shtipi, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Shtipit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip i SPB Shtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 17.09.2026 në orën 21:01 në NJPB Kriva Pallankë, një 32-vjeçare nga Kriva Pallanka ka denoncuar se rreth orës 20:55 në shtëpinë familjare, vjehrri i saj e ka sulmuar djalin e saj të mitur. Ndërsa, në orën 21:20, vjehrri ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij 38-vjeçar. Po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit.

 

Më 17.09.2026 në orën 23:30, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria I.Sh.(33) nga Manastiri, sepse fizikisht i ka sulmuar bashkëshorten e tij 36-vjeçare dhe babain e saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.I.(32) nga Bogovina, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 27.08.2026, përmes një aplikacioni të një rrjeti social, i kallëzuari i ka bërë kërcënime një personi nga Tetova.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.M.(21) dhe J.K.(35), të dy nga Vinica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 05.08.2026, të kallëzuarit fizikisht e kanë sulmuar A.A. nga Vinica në oborrin e tij dhe i kanë shkaktuar lëndime.

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër H.B.(27) nga fsh. Kosel i Ohrit dhe P.P.(28) nga Prilepi, me qëndrim të përkohshëm në Ohër, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndërsa P.P. ka kryer edhe veprën penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të kallëzuarit të dytë, të kryer më 10.09.2026 me urdhër gjykate, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar paketime me marihuanë dhe kokainë, të cilat i kishte siguruar nga i kallëzuari i parë dhe i kishte ripaketuar për shitje të mëtejshme. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të kallëzuarit të dytë është gjetur një i mitur nga Manastiri, të cilit i kishte mundësuar të përdorte marihuanë. Të kallëzuarit janë privuar menjëherë nga liria, ndërsa me të miturin, në prani të prindërve të tij dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, është zhvilluar bisedë, pas së cilës do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 17.09.2026, në orën 14:15, në rr. “Mislesheshki Pat” në Strugë, nga nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Ohër dhe NJPB Strugë, nga liria është privuar D.N.(44) nga Ohri. Ai, pasi i ka vërejtur nëpunësit policorë në automjetin taksi me të cilin po transportohej, është përpjekur të gëlltiste, e më pas edhe të shkatërronte dy paketime me lëndë pluhurore të bardhë, por është penguar dhe pakot i janë konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 17.09.2026, në ora 21:00, në SPB Shkup, një vajzë 22-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:00, në një ekspoziturë të bankës në zonën e Qendrës, nëna e saj M.R.(53) është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj, e ka tërhequr, shtyrë dhe i ka bëdr kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 16.09.2026, rreth orës 17:50, në SPB Shkup, D.Ç.(48) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Kisella Vodës është sulmuar fizikisht nga G.Ç.(21) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 18.09.2026, në orën 03:20, në Shkup, në territorin e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.T.(30) nga Shkupi, pas një kallëzimi të mëparshëm se në një kazino e ka prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike me S.S.(28) nga Shkupi, si dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë kryer veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 17.09.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, N.E.(50) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 11:40, në një shkollë fillore në territorin e Çairit, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar i tij. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.09.2026, në orën 12:45, në SPB Shkup, J.K.(35) nga Shkupi ka denoncuar se më 12.09.2026, në territorin e Qendrës, është sulmuar fizikisht nga E.N.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.09.2026, në ora 09:40, me urdhër gjykate, nëpunës policorë të NJPB Radovish kanë realizuar bastisje në shtëpinë e S.D.(61) nga Radovishi. Gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër personit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 17.09.2026, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në një lumë në fsh. Dobroshincë, rrethina e Strumicës, po kryhet gërmim i rërës, me autorizimin e prokurorit publik, nëpunës policorë të SPB Strumicë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë hasur një automjet transportues dhe një makinë pune – ekskavator të një personi juridik – separacion nga fsh. Saçevë, rrethina e Strumicës, me dy të punësuar të cilët kryenin gërmimin. Është njoftuar Inspektori Shtetëror për Mjedisin Jetësor, ndërsa nga prokurori publik është angazhuar edhe një gjeodet, i cili ka konstatuar se kryhet gërmim, si dhe se kamioni është ngarkuar me rreth nëntë metra kub rërë, por nga personi juridik nuk është paraqitur dokumentacioni përkatës (kërkesë, marrëveshje, elaborat e të ngjashme) për gërmimin. Punohet për zbardhjen e rastit, pas çka do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 17.09.2026, rreth orës 14:55, në SPB Shkup, N.P.(54) ka denoncuar se në territorin e komunës së Aerodromit është sulmuar fizikisht nga G.S.(43), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 16.09.2026, në SPB Shkup, D.O.(56) nga Shkupi ka denoncuar se në një institucion shëndetësor në territorin e Karposhit, ku punonte, është sulmuar fizikisht nga G.N.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.09.2026, rreth orës 15:00, në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria A.Xh.(46) nga fsh. Vërtekicë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit të bagazhit të tij të dorës janë gjetur shtatë copë fishekë të kalibrit 9 mm. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu