Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 16.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 16.09.2026

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër S.F. (25) nga fsh. Rostushë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 04.10.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në automjetin e udhëtarëve „Folksvagen Golf“, me ç’rast tek i kallëzuari, i cili ishte bashkudhëtar në automjet, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

 

NJPB Berovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj M.M. (25), B.M. (47) dhe A.M. (45), të gjithë nga Pehçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“. Më 30.08.2026, në sheshin e qytetit në Berovë, të kallëzuarit fizikisht e kanë sulmuar A.M.H. dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër R.M. (62) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 25.08.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij jashtëmartesore, 35-vjeçare.

 

SPB Veles ka paraqitur kallëzim penal ndaj M.V. (51) nga rrethina e Negotinës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 29.12.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 537 copë mjetesh piroteknike.

Më 15/16.09.2026 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria V.P. (23), M.A. (28) dhe S.P. (50), të gjithë nga Shkupi, si dhe M.G. (34) nga fsh. Inxhikovë, rrethina e Shkupit, sepse tek ata janë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhurore e bardhë, lëndë kokërrzore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

NJPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.S. (25) nga Kërçova, mbi dyshime bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve „Mercedes“, me të cilin ajo transportohej, nëpunësit policorë e kanë vërejtur S.S. duke hedhur nga dritarja e automjetit një paketim me marihuanë, e cila është gjetur dhe konfiskuar.

 

Më 15.09.2026, në orën 23:30, në rr. „Orde Tuteski“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria F.I. (25) nga Prilepi, sepse gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër H.B. (27) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe „pengimi i dëshmimit“. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunësit policorë të policisë kriminalistike kanë gjetur marihuanë, të cilën ai paraprakisht kishte tentuar ta asgjësonte dhe të pamundësonte dëshmimin e veprës penale.

 

Më 15.09.2026, në orën 22:45, në rr. „Ilindenska“ në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria B.A. (29) nga fsh. Çegran, rrethina e Gostivarit, sepse gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar materie pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.D. (26) nga fsh. Koroishtë i Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Gjatë kontrollit dhe bastisjes, të realizuar në lagjen Plitishtë të Strugës, nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Strugë tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

 

Më 15.09.2026, në orën 23:30, në një fshat të Gostivarit, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria B.K. (52) nga fshati, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 40-vjeçare se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të shkurtër, e ka derdhur kafenë e nxehtë mbi të, me ç’rast ajo kishte pësuar djegie. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

NJPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër U.K. (42) nga fshati Novak, Komuna e Qendër Zhupës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë ndaj fëmijës“ sipas nenit 201-a të Kodit Penal. Më 10.08.2026 në fshat, ai ishte shfaqur para një grupi të miturish dhe e kishte sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

 

Më 15.09.2026, në orën 21:10, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria D.S. (46) nga Kumanova, për shkak se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj djalit të tij 24-vjeçar dhe e kishte kërcënuar. Ai ishte dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në shtet, nëpunës policorë kanë privuar nga liria tetë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, pesë persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: B.R.(55) nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, M.S.(29) nga fsh. Petrovec, rrethina e Shkupit, I.M.(51) nga fsh. Rankovcë, E.E.(19) nga fsh. Desovë, rrethina e Prilepit dhe një 17-vjeçar nga fsh. Buzallkovë, rrethina e Velesit, i cili me motoçikletën që e drejtonte ka goditur një fëmijë trevjeçar. Dy persona kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit të kategorisë B, përkatësisht: D.B.(37) nga Kumanova dhe B.S.(54) nga Bogdanci, i cili, përveç ndalimit, e ka drejtuar automjetin edhe nën ndikimin e alkoolit. Nga liria është privuar edhe J.A.(56) nga fsh. Dulicë, Komuna e Makedonska Kamenicës, pasi ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

 

Më 15.09.2026, në ora 20:00, nëpunës policorë të SPB Strumicë, me urdhër gjykate, kanë realizur bastisje në shtëpinë e A.T.(49) nga Vasileva. Gjatë bastisjes është gjetur një bimë e llojit kanabis. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të KP-së.

 

Më 15.09.2026, në orën 10:00, nëpunës policorë të NJPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria Z.M.(40) nga fsh. Marvinc, rrethina e Gjevgjelisë. Gjatë kontrollit të parcelave të tij kadastrale, të kryer me urdhër gjykate, është gjetur një bimë e llojit kanabis. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 15.09.2026, në orën 21:00, në NJPB Vinicë, një 74-vjeçar nga Vinica ka denoncuar se në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga djali i tij M.J.(51) nga Vinica. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 15.09.2026, rreth orës 22:20, në SPB Shkup, D.B.(49) nga Shkupi ka denoncuar se në lagjen Lisiçe e Sipërme, djali i tij i mitur dhe shokët e tij janë sulmuar nga disa të mitur të tjerë, me ç’rast njëri prej tyre, të cilin e njihnin, duke përdorur një send të mprehtë, nga djali i tij ka marrë një çantë me portofol, telefon celular dhe sende të tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.09.2026, rreth orës 15:00, në SPB Shkup, një 38-vjeçar ka denoncuar se në shtëpinë e tij në zonën e Draçevës, bashkëshortja e tij D.R., me të cilën ishte në procedurë për shkurorëzim, e ka sulmuar fizikisht, ndërsa më pas, me një send të mprehtë, i ka bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.09.2026, rreth orës 17:05, në SPB Shkup u njoftua se në një stacion autobusi në zonën e Qendrës ka shpërthyer zjarr në pjesën e pasme të një autobusi të NQP-së. Zjarri është shuar nga drejtuesi i autobusit dhe nga Brigada Zjarrfikëse Shkup. Nuk ka persona të lënduar, përkatësisht të gjithë udhëtarët janë larguar në mënyrë të sigurt.

 

Më 15.09.2026, në orën 13:20, në SPB Shkup, S.M.(27) nga Shkupi ka denoncuar se në një objekt tregtar në lagjen e Radishanit, ku punonte, ka ardhur një grua e cila mbante një send të mprehtë dhe ka bërë kërcënime ndaj saj dhe ndaj koleges së saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu