Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 15.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 15.09.2026

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.R.(22) nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 06.03.2026, në rr. “Boris Kidriç”, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

 

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër I.R.(32) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 05.08.2026, në oborrin e shtëpisë familjare të O.I., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i kallëzuari me një send të fortë e ka sulmuar atë dhe djalin e tij të mitur.

 

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër D.V.(46) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 09.08.2026, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar A.P. dhe me një send të mprehtë i ka shkaktuar dy plagë shpuese.

 

Më 15.09.2026, në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.A.(21) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 14.09.2026, në orën 10:40, SPB Strumicë është njoftuar se në rrugën lokale fsh. Shtukë - fsh. Turnovë, rrethina e Strumicës, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një mopedi “Tomos” pa targa regjistrimi, i drejtuar nga M.D.(65) nga fsh. Shtukë dhe një automjeti të udhëtarëve “Fiat Punto” me targa regjistrimi të Strumicës, i drejtuar nga D.D.(29) nga fsh. Shtukë. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i mopedit M.D., i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës, ku në orën 13:00 ka ndërruar jetë. Një ekip hetimor i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 14.09.2026, në orën 13:40, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria H.H.(25) nga fsh. Sopot, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 14.09.2026, në orën 18:43, SPB Strumicë është njoftuar se në rrugën Strumicë – Radovish, në fsh. Vladevc, komuna e Vasilevës, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Land Rover” me targa regjistrimi të Radovishit, i drejtuar nga S.T.(59) nga fsh. Oraovicë, rrethina e Radovishit, dhe një traktori “IMT 533” pa targa regjistrimi, i drejtuar nga Gj.S.(80) nga fsh. Sushеvë, komuna e Vasilevës. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar Gj.S., të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Një ekip i SPB Strumicë ka bër këqyrjen e vendit të ngjarjes.

 

Më 14.09.2026, në orën 16:40, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria T.Xh.(43) nga Kumanova, pasi fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 38-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 14.09.2026, në orën 14:30, SPB Tetovë është njoftuar se në rrugën lokale Tetovë-fsh. Strimnicë, rrethina e Tetovës, A.N.(46) nga fsh. Falishtë, rrethina e Tetovës, duke drejtuar një motoçikletë me targa regjistrimi të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe me motoçikletën ka dalë nga rruga. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.N., të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarje.

 

Më 14.09.2026, në orën 14:47, SPB Manastir është njoftuar se në rr. “Dovlexhik” në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëce “Audi” me targa regjistrimi të Manastirit, i drejtuar nga S.V.(61) nga Manastiri dhe një mopedi me targa regjistrimi të Manastirit, i drejtuar nga N.B.(45) nga Manastiri. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i mopedis N.B., të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 14.09.2026, në orën 12:53, në NJPB Koçan, nga Spitali i Përgjithshëm Koçan u njoftua se tek ata për t’i dhënë ndihmë mjekësore ka ardhur O.A.(31) nga Koçani. Sipas njoftimit, ai i ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në Koçan. Është kryer inspektim dhe për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe inspektori i punës.

 

Më 14.09.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup, N.N.(35) nga Shkupi ka denoncuar se në territorin e Çairit, një person mashkull, nën kërcënimin me një send të mprehtë, i ka marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.09.2026, në orën 21:45, në SPB Shkup, nga Poliklinika Draçevë u njoftua se tek ata me lëndim është sjellë J.S.(57) nga Shkupi. Sipas njoftimit, rreth orës 20:40, derisa ndodhej në oborrin e shtëpisë familjare, ajo ka ndier një goditje në shpatull, ndërsa pas kontrollit të kryer është konstatuar se lëndimi ka ardhur nga një plumb qorr i armës. Po punohet për zbardhjen e rastit.


Më 14.09.2026 në orën 15:15 në afërsi të fshatit Orizarë e Epërme, rrethina e Velesit, nëpunës policorë të SPB Veles i kanë privuar nga liria F.K. (31) dhe M.K. (26), të dy nga Orizarja e Epërme. Në vendin e quajtur "Llokva" në zonën e Orizares së Epërme, është ndaluar një automjet udhëtarësh "Opel" me targa të Velesit, i drejtuar nga F.K., dhe bashkudhëtar ishte M.K., i cili ishte i ngarkuar me dru për ngrohje pa vulë dhe pa dokumentacion përkatës. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti, druri dhe sendet e tjera janë sekuestruar, ndërsa një ekip hetimor i SPB Veles ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes ku ishte është kryer prerja e paligjshme e druve dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër I.B. (31) nga Ohri dhe një personi të tij juridik me seli në fsh. Peshtan të Ohrit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale "shërbimi i fëmijës me pije alkoolike" sipas nenit 204 të Kodit Penal. Gjatë kontrolleve të kryera më 29.08.2026 në plazhin me të cilin menaxhonin të kallëzuarit, ishte konstatuar se katër të miturve u ishte lejuar blerja dhe konsumimi i pijeve alkoolike, nuk u ishin kërkuar dokumentet personale dhe nuk ishte konstatuar mosha e tyre.

 

Më 14.09.2026, NJPB Kavadar u njoftua se në orën 09:00 në autostradën Gradsko-Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të udhëtarëve "Mercedes" me targa të Manastirit, i drejtuar nga 52-vjeçari K.L. dhe një automjeti të udhëtarëve "Shkoda" me targa të Manastirit, i drejtuar nga L.M. (67), të dy nga Manastiri. Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi L.M., ndërsa lëndime trupore 24-vjeçarja S.S. nga Shkupi, bashkudhëtare në automjetin e udhëtarëve ,,Mercedes'', të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Një ekip i SPB Kavadar ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

 

NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër V.M. (69) nga Dibra, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale "uzurpimi i pasurisë së paluajtshme" sipas nenit 225 të Kodit Penal. I kallëzuari ka uzurpuar një truall kadastral në lokalitetin "Grad" në pronësi shtetërore dhe në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacion përkatës të dhënë nga organi kompetent shtetëror, ka ndërtuar një objekt ndihmës.

 

Më 14.09.2026 në orën 23:50 në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria M.M. (28) nga Velesi, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se ai e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 22-vjeçare në shtëpi, pas një grindjeje të shkurtër. Ai u dërgua në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe Qendra për Pun[ Sociale e Velesit, dhe pas dokumentimit të ngjarjes, do të ngrihet  kallëzim përkatës.

 

Më 14.09.2026 në orën 13:35, nëpunës policorë të SPB Veles zhvilluan bisedë zyrtare me 38-vjeçaren A.J. nga Velesi, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se ajo nuk e kishte respektuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Velesit që e ndalonte ta ngacmonte, t'i afrohej dhe të komunikonte drejtpërdrejt ose tërthorazi me ish-partnerin e saj 36-vjeçar. Ajo e kishte telefonuar në numrin e tij dhe i kishte shkruar mesazhe në rrjetet sociale me përmbajtje kërcënuese dhe ofenduese. Pasi zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

NJPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.B. (52) nga Kërçova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë kanë gjetur dhe sekuestruar 23 copë municion të kalibrit 9 milimetra, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme.

 

Më 14.09.2026, në orën 12:30, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria P.A. (65) nga rajoni i Tetovës, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 62-vjeçare se një natë më parë, rreth orës 21:00, në shtëpinë e tyre, ai e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte shkaktuar lëndime. Gjithashtu, është denocuar se gjatë periudhës së kaluar ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tyre 49-vjeçare. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.

 

Më 14.09.2026, rreth orës 14:05, SPB Shkup është njoftuar se në oborrin e një shkolle fillore në territorin e komunës së Aerodromit, një i mitur ka goditur një të mitur tjetër me një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.09.2026, rreth orës 14:30, në SPB Shkup, K.B. (37) nga Shkupi ka denoncuar se para shtëpisë së saj, në territorin e Gjorçe Petrovit, ka gjetur një plumb qorr nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.09.2026, në orën 19:30, SPB Shkup është njoftuar se në një shtëpi në territorin e Bit Pazarit, S.Sh. e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.09.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup, një grua 42-vjeçare ka denoncuar se më 13.09.2026, në shtëpinë e saj në territorin e Kisella Vodës, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj R.P. (41). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.09.2026, në orën 14:50, në SPB Shkup, E.D. (36) nga Shkupi ka denoncuar se në korridorin e një shkolle fillore në territorin e Butelit, G.K. (e cila nuk ishte e punësuar në shkollë) e kishte sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunësit  policorë kanë ndaluar gjashtë shoferë dhe kanë kryer një bisedë zyrtare me njërin, për kryerjen e veprës penale "drejtim i pakujdesshëm i automjetit" sipas nenit 297-a të Kodit Penal. B.E. (33) nga rajoni i Shkupit dhe S.D. (36) nga Tetova janë privuar nga liria për shkak se kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, si dhe është zhvilluar bisedë zyrtare me një 16-vjeçar nga Sveti Nikolla. Ndërsa A.U. (42) nga Tetova drejtonte automjetin me ndalim aktiv për drejtimin e  automjetit të kategorisë B, dhe D.D. (33) nga Tetova, K.N. (33) nga rajoni i Shkupit dhe H.H. (30) nga Shqipëria janë privuar nga liria për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

 

Më 14.09.2026, SPB Veles është njoftuar se rreth orës 23:00 në rrugën "Prohor Pçinjski" në Veles, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis S.M. (61) nga njëra anë dhe S.T. (30) dhe 41-vjeçarit M.G. nga ana tjetër, të gjithë nga Velesi, me ç'rast kanë përdorur sende të ndryshme. Gjithashtu, gjatë një kontrolli të S.M., ishte gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata u dërguan në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjeve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 14.09.2026 në orën 23:00 në rrugën "Smilevë" në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria S.T. (21) nga Resnja, A.A. (19) dhe A. J. (23), të dy nga Manastiri. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tyre, u gjet marihuanë S.T., ndërsa në afërsi të tyre u gjetën tre pako me marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 14.09.2026 në orën 23:00 nga rruga "Rampo Levkata" në Prilep, nëpunës policorë të SPB Prilep e privuan nga liria K.T. (21) nga fshati Senokos, rajoni i Prilepit, sepse gjatë një kontrolli në posedim të tij u gjet marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 14.09.2026 në orën 17:00 në NJPB Prilep, një 36-vjeçare nga Prilepi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj Z.D. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 14.09.2026 në orën 15:00 në rrugën Senokos-Dollnen, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria A.B. (19) nga fshati Cërnilishtë dhe një 17-vjeçar nga fshati Cërnilishtë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "transportim i paligjshëm i druve për ngrohje", me ç'rast kanë sekuestruar 3.70 metra kub dru lisi për ngrohje dhe ia kanë dorëzuar Policisë Pyjore të Prilepit. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 14.09.2026 në orën 23:25 në SPB Shkup, një 31-vjeçare ka denoncuar se ish-partneri i saj G.J. e ngacmonte psikikisht dhe i vinte në shtëpinë dhe vendin e punës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 14.09.2026 në orën 23:40 në SPB Shkup, A.T. (32) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:00 në vendin e saj të punës në një objekt tregtar në zonën e komunës së Aerodromit, është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.09.2026 në orën 23:00 në SPB Shkup, R.A. (33) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Shuto Orizarës, A. "P." e ka sulmuar fizikisht nënën e saj A.A. (67) dhe mbesën e saj të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.09.2026 rreth orës 19:45 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar A.R. (52) dhe H.S. (76), të dy nga Shkupi, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se ata kishin prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 14.09.2026 rreth orës 19:50 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar S.R. (26) dhe V.A. (24), të dy nga Shkupi, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se kishin shkelur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin dhe duke u sjellë agresivisht ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin detyra zyrtare. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe ushtrimit të kontrollit, te V.A. u gjet një send i mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Accessibility Menu