SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër K.E. (43) nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Më 14.08.2026, në një pyll në lagjen Bair në Manastir, i kallëzuari me një çakmak i ka vënë zjarrin dyshekut mbi të cilin kishte vendosur edhe kabllo bakri.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër E.B. (19) nga Gostivari, A.A. (21) dhe M.A. (19) nga fsh. Vranjovc, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 19.08.2026, në Gostivar, të kallëzuarit fizikisht e kanë sulmuar B.V.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër L.B. (60) nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 02.09.2026, në autostradën Shkup-Veles, nëpunës policorë kanë realizuar kontroll në një automjet të udhëtarëve „Audi“, i drejtuar nga i kallëzuari, me ç’rast në bagazh janë gjetur dhe sekuestruar 205 copë municion.
Më 14.09.2026, në orën 02:50, në Pikën Kufitare Deve Bair, nëpunës policorë e privuan nga liria T.S. (25) nga Bullgaria, pasi gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve në evidencën operative u konstatua se figuron në listën „stop“, me kërkesë të Stacionit Policor Qendër - Bit Pazar, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „mashtrim“. Personi i është dorëzuar Stacionit Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtejshme.
Më 13.09.2026, në orën 15:00, NJPB Probishtip është njoftuar se në rrugën Probishtip-fsh. Krupishtë, në zonën e fsh. Lezovë, një 16-vjeçar nga fsh. Zletovë, rrethina e Probishtipit, duke drejtuar moped „Aprilia“ me targa të Shtipit, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur me mopedin. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Nada Mihajllova“ në Probishtip. Një ekip hetimor i NJPB Probishtip ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Më 13.09.2026, në orën 14:00, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Lluka Gerov“ në Shkup, një automjet i udhëtarëve „Suzuki“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.P. (66) nga Shkupi, ka goditur D.V. (56) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar D.V., të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Më 14.09.2026, në orën 02:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Rankovcë e privuan nga liria B.M. (41) nga një fshat në komunën e Rankovcës, pasi fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 13.09.2026, rreth orës 18:10, NJPB Kriva Pallankë është njoftuar se në fsh. Rankovcë, komuna e Rankovcës, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „BMV“ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga A.Z. (62) nga Kumanova dhe një biçiklete e drejtuar nga I.S. (88) nga fsh. Trubarevë, rrethina e Shkupit. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Një ekip hetimor i NJPB Kriva Pallankë ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Më 13.09.2026, rreth orës 12:30, në fsh. Bansko, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Novo Sellë, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare me nëpunës policorë të Fronteksit, kanë vërejtur një mjet transportues „Ford Transit“ me targa të Strumicës të ngarkuar me dru, të cilin e drejtonte F.I. (33) nga fsh. Bansko. Gjatë përpjekjes së ushtrimit të kontrollit ndaj F.I. dhe automjetit, F.I. e ka vënë në lëvizje automjetin dhe ka goditur një nëpunës policor të Fronteksit nga Polonia, e më pas edhe një traktor „IMT“, i drejtuar nga Gj.M. (52) nga fsh. Bansko. Me këtë rast, lëndime të rënda trupore kanë pësuar nëpunësi policor dhe shoferi F.I., të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë. Një ekip hetimor i SPB Strumicë ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se shoferi i traktorit Gj.M. e ka drejtuar mjetin pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa shoferi i mjetit transportues „Ford Transit“, F.I., është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 13.09.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, një grua 43-vjeçare ka denoncuar se ish-partneri i saj M.K. (60) i ka bërë kërcënime asaj dhe familjes së saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.09.2026, në orën 11:30, në SPB Shkup, një grua 26-vjeçare ka denoncuar se më 11.09.2026, në shtëpinë e saj në zonën e Bit Pazarit, është sulmuar me një send të fortë nga nëna e saj S.Z. (56). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.09.2026, në orën 22:00, në SPB Shkup, një burrë 41-vjeçar ka denoncuar se në shtëpinë e tij në zonën e Kisella Vodës është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij J.Z.P. (42). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.09.2026, në orën 17:20, në Shkup, në zonën e Çairit, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar Xh.E. (27), L.E. (26), të dy nga Britania e Madhe, si dhe E.U. (27) dhe E.R. (37) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se së bashku me E.U. (30) dhe E.U. (20) nga Shkupi kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 14.09.2026, rreth orës 04:00, në SPB Shkup, një grua 44-vjeçare ka denoncuar se më 13.09.2026, në shtëpinë e saj në zonën e Bit Pazarit, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj N.N. (61). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.09.2026, rreth orës 12:00, në Stacionin Policor Bit Pazar, M.Ç. (60) nga Shkupi ka denoncuar se më 10.08.2026, djali i tij A.Ç. (29) i ka thënë se do të shkonte te shokët e tij dhe se kanë komunikuar rregullisht përmes telefonit deri me datën 01.09.2026. Megjithatë, nga data 01.09.2026 e deri më tani nuk kanë pasur asnjë kontakt. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.M. (41) nga Vinica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „vjedhje e energjisë elektrike, energjisë termike ose gazit natyror“. I kallëzuari në Vinicë ka bërë tejkalimin e pajisjes matëse, me ç’rast ka marrë pjesërisht ose tërësisht sasi të paregjistruar të energjisë elektrike dhe me këtë rast i ka shkaktuar dëm „Elektrodistribuimit“ SHPKNJP në shumën e përgithshme prej 181.972 denarësh.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.L. (19) nga fsh. Gradec, rrethina e Vinicës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 30.08.2026, në Vinicë, i kallëzuari i ka bërë kërcënime me jetë një personi nga Vinica.
Seksioni për Krim Kompjuterik pranë SPB Kumanovë në bashkëveprim me Sektorin për Krim Kompjuterik dhe Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë BSP-së ngriti kallëzim penal me procedurë të shpejtë ndaj A.D. nga fsh. Çerkez, rrethina e Kumanovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“ sipas nenit 144 paragrafi 5 të Kodit Penal. Më 11.09.2026, në një publikim në profilin e rrjetit social të Kryeministrit të Qeverisë së RMV-së, i kallëzuari ka shkruar koment me përmbajtje kërcënuese.
Më 13.09.2026, në orën 19:40, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria L.A. (33) nga Kavadari, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
NJPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.R. (22) nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Gjatë kontrollit të realizuar në rr. „Boris Kidriç“ në Kërçovë, nëpunës policorë të policisë kriminalistike tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Më 13.09.2026, në orën 17:30, në rr. „Karposh“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria Gj.B. (31) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur lëndë pluhurore. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 13.09.2026, në orën 18:20, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria P.Gj. (19) nga Velesi. Më parë, në kryqëzimin e rr. „Kosturska“ dhe rr. „Lubjanska“ në Veles, ai, duke drejtuar një moped me targa të Velesit, kur i ka vërejtur nëpunësit policorë, ka tentuar të arratiset, me ç’rast ka goditur një automjet të udhëtarëve „Seat“ me targa të Velesit, i drejtuar nga Gj.D. (31) nga Velesi dhe një automjet të udhëtarëve „Golf“ me targa të Velesit, i drejtuar nga L.M. (45) nga Velesi. Në aksident nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm material. Pas ndërmarrjes së masave dhe kryerjes së verifikimeve, është konstatuar se P.Gj. e ka drejtuar mopedin pa poseduar patentë shoferi. Me udhëzim të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacion policor, mopedi është konfiskuar dhe pas dokumentimit të ngjarjeve do të paraqiten kallëzime përkatëse.
Më 14.09.2026, në orën 01:00, në rr. „Magjistralja“ në Kërçovë, nëpunës policorë e privuan nga liria N.S. (31) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Honda“ me targa të Gostivarit, të cilin e drejtont, dhe gjatë kontrollit të kryer, tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar një paketim me lëndë pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 13.09.2026, në orën 21:00, në SPB Manastir, një grua 33-vjeçare nga Manastiri ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj Gj.B. nga Manastiri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Më 13.09.2026, në orën 17:40, në SPB Tetovë, E.V. (19) nga fsh. Poroj, rrethina e Tetovës, ka denoncuar se më 10.09.2026, rreth orës 18:30, në shtëpinë familjare, është sulmuar fizikisht nga i afërmi i tij D.V. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.09.2026, në orën 01:00, në NJPB-Prilep, një 22-vjeçare nga Prilepi ka denoncuar se në shtëpinë familjare në Prilep është sulmuar fizikisht nga babai i saj U.O., i cili ka përdorur edhe një send druri. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.