Më 13.12.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria B.N. (41), V.B. (57), I.D. (40), H.B. (34), L.J. (47), B.C. (18) të gjithë nga Shkupi dhe J.O. (31) nga Republika e Turqisë, për shkak u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë pluhurore e bardhë dhe lëndë pluhurore e kafe. Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 13.09.2026 në orën 04:30 në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e ndaluan P.M. (27) nga Kavadari, pas denoncimit të mëparshëm se ai ishte sjellë në mënyrë agresive në një kazino në Kavadar, pas çka, nga sigurimi ishte nxjerrë nga objekti, nuk i ka respektuar urdhrat nëpunësve policorë që po kryenin detyra zyrtare dhe i ka ofenduar. Pas marrjes së masave dhe kryerjes së kontrolleve, është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,42 promilë alkool në gjak. P.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrehet kallëzim përkatës.
Më 12.09.2026 në orën 12:23, në SPB Manastir ishte paraitur rasti i një aksidenti rrugor në kryqëzimin e rr. "Solunska", rr. "Dimo Haxhi Popov" dhe "Mihajlo Bojaxhiev" në Manastir midis një automjeti pasagjerësh "Mercedes" me targa të Manastirit, i drejtuar nga D.K. (26) nga Manastiri dhe një motoçiklete me targa të Manastirit, e drejtuar nga T.L. (22) nga fshati Kravari, rrethina e Manastirit. Pas aksidentit, drejtuesi i motoçikletës është transferuar në Spitalin Klinik -Manastir ku nga mjeku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Ekipi hetimor i SPV Manastir ka bërë këyrjen e vendit të ngjarjes.
Më 12.09.2026 në orën 08:30, nëpunës policorë të SPV Manastir e kanë privuar nga liria një person 59-vjeçar nga fsh. Jegunovcë. Më herët, në orën 08:10, gruaja e tij 59-vjeçare denoncoi se në orët e mëngjesit në shtëpinë e tyre familjare, personi në gjendje të dukshme të dehur është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka fyer verbalisht. Gjatë alkotestit i janë matur 0.87 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas çka do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 12.09.2026 në orën 15:15, nëpunës policorë të Njësisë Policore Gallatë e privuan nga liria një banor 30-vjeçar të fshatit Negotinë mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale "rrezikim i sigurisë". Më herët, në orën 13:25 në SP Gallatë, babai i tij 67-vjeçar denoncoi se djali i tij i kishte bërë kërcënime serioze. Personi po mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit për procedura të mëtejshme.
Më 12.09.2026 në orën 15:30 në rr. "Borçe Koçovski" në Tetovë, nëpunës policorë të SPB e Tetovë privuan nga liria një burrë 48-vjeçar nga Tetova mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale "lëndim trupor" gjatë dhunës në familje (sipas nenit 130 të Kodit Penal). Ngjarja u denoncua në orën 14:20 nga bashkëshortja e tij 41-vjeçare, e cila deklaroi se më 04.09.2026 rreth orës 10:00 në shtëpinë e tyre, pas një grindjeje të mëparshme verbale, ai e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 12.09.2026 në orën 21:00 në rrugën "Leninova" në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria një burrë 43-vjeçar nga Tetova. Po atë mbrëmje, në orën 22:00, babai i tij 67-vjeçar denoncoi se rreth orës 20:30 në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të mëparshme verbale, djali i tij filloi të sillej në mënyrë agresive, ta fyente dhe ta kërcënonte. Gjatë alkotestit të kryer, personit ishte konstatuar prani e 1.05 promilë alkool në gjak. Ai u ndalua në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Më 13.09.2026, në orën 1:30, në fshatin Kamjan, nëpunës policorë të SP Kamjan e privuan nga liria B.I. (39) nga fshati Kamjan. Gjatë kontrollit të personit, është gjetur dhe konfiskuar një qese me një lëndë pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 12.09.2026, në orën 23:00, në rrugën "Partizanska" në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir i privuan nga liria D.J. (39) dhe G.N. (37) nga Manastiri për shkak se gjatë kontrollit tek D.J. është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 12.09.2028 në orën 22.45, në rrugën "27 Prilli" në Strugë, u privuan nga liria D.T. (44) dhe M.B. (47), të dy nga Struga. Nga ana e nëpunësve policorë të policisë kriminalistike në NJPB Strugë gjatë një kontrolli në shtëpinë e D.T gjetën dhe sekuestruan një pako me një lëndë pluhurore ngjyrë kafe, ndërsa gjatë bastisjes të kryer me urdhër gjykate në shtëpinë e M.B., është gjetur dhe sekuestruar folie alumini me lëndë pluhurore ngjyrë kafe dhe një peshore digjitale metalike. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 12.09.2026 në orën 07.30, në rrugën rajonale midis fshatrave të Strugës Veleshtë dhe Vranishtë, ka ndodhur një aksident trafiku midis automjeteve të pasagjerëve "Golf" me targa të Strugës, i drejtuar nga F.B. (36) nga fshati Labunishtë dhe "Golf" me targa të Strugës, i drejtuar nga E.K. (54), pranë fshatit Veleshtë. Në këtë aksident, të dy shoferët kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin "Shën Erazmo" në Ohër, si dhe E.B. (27) nga Labunishta, pasagjer në automjetin e parë. Ekipet e policisë bënë këqyrjen e vendin e aksidentit.
Më 12.09.2026, rreth orës 10:50, në SPB Shkup u njoftua se në kazino, në qendër tregtare, në zonën e qendrës një person nën kërcënimin e armës së zjarrit punonjëses i ka marrë para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.09.2026 në orën 19:20 në Stacionin Policor Bit Pazar, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan një intervistë zyrtare me Z.Z. (26) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm se më 11.09.2026 ajo është sulmuar fizikisht nga nëna e saj 56-vjeçare në shtëpi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 12.09.2026 në orën 7:30 , në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Kisella Vodës, pas një grindjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis P.T. (62) dhe K.J. (46). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 12.09.2026 në orën 18:00, në SPB Shkup u njoftua se në fshatin Sopishtë të Shkupit, pas një grindjeje të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis Z.J. (62) dhe T.J. (58). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 12.09.2026 në orën 17:00, në SPB Shkup, nga INP Burgu i Idrizovës është raportuar se në një objekt të braktisur pranë institucionit ka shpërthyer zjarr dhe në zjarr nga rënia e një trari ishte dëmtuar një automjet pasagjerësh i parkuar "Audi" me targa të Shkupit në pronësi të S.B.. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve. Persona të lënduar nuk ka. Nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje.
Më 12.09.2026 rreth orës 17:15, në SPVB Shkup u njoftua se në drejtimin nga Kalimi Kufitar "Bllacë" për në Shkup në vendin e quajtur "Vrazhji vir", nëpunës policorë të QR Veri-DKNM kanë vënë re një mjet transportues "Volkswagen Transporter" me targa të huaja që ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme të kontrabanduara dhe ishin përpjekur që ta ndalonin, por automjeti kishte vazhduar me lëvizjen. Pasi nëpunësit policorë e kishin ndaluan pas një kohe të shkurtër, gjatë përpjekjes për të arrestuar shoferin ka ardhur një automjet tjetër nga i cili kishte dalë një person dhe e kishte sulmuar fizikisht njërin nga nëpunësit policorë, të cilin më pas njëri prej personave e kishte kapur për dore dhe e kishte tërhequr me automjetin që e drejtonte personi tjetër, pas çka ishte liruar dhe kishte pësuar lëndime nga rënia. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 12.09.2026 rreth orës 17:30, në SPB Strumicë u njoftua se në fshatin Koleshinë ka shpërthyer zjarr në një objekt. Zjarri u shua nga Njësia Territoriale Zjarrfikësve-Strumicë. Nuk pati persona të lënduar. Do të kryhet inspektim.
Më 12.09.2026 në orën 11:15 të paradites, A.S. (72) ka denoncuar në Njësinë Policore Dojran i Ri se është sulmuar fizikisht nga P.I. (66). Po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 12.09.2026 rreth orës 13:25, në SPB Shkup u njoftua se në shtëpi në zonën e komunës së Aerodromit ishte gjetur pa shenja jete V.M. (53) . Mjeku konstatoi vdekjen. Është bërë hetim, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Më 12.09.2026 në orën 07:00 në SPB të Strumic, K.J. (43) nga Radovishi ka denoncuatr se rreth orës 04:15 ndërsa ndodhej në shtëpinë familjare, L.Z., N.T. dhe D.T. të gjithë nga Radovishi, kanë hyrë me forcë në shtëpi, janë sjellë në mënyrë agresive dhe e kanë kërcënuar. Po merren masa për sqarimin e rastit.