Më 11.09.2026, në orën 08:25, SPB Prilep është njoftuar se në kryqëzimin e rrugës “Mirçe Acev” me rrugën “Trajko Tarcan” në Prilep ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin një automjet i udhëtarëve “Pëzho”, me targa të Prilepit, i drejtuar nga V.T. (72) nga Prilepi, ka goditur një çikliste K.D. (51) nga Prilepi. Pas aksidentit, çiklistja është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku mjeku ka konstatuar lëndime të rënda trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Prilep.
Më 12.09.2026, në orën 05:00, në Resnjë, në rrugën “Mite Bogojevski”, nëpunësit policorë të SPB Resnjë i kanë privuar nga liria T.N. (27) nga Resnja, D.A. (26) nga fsh. Zllatar, rrethina e Resnjës dhe S.T. (21) nga fsh. Izbishtë, rrethina e Resnjës, pasi gjatë kontrollit te T.N. dhe D.A. është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtresë përkatëse.
Më 11.09.2026, në orën 19:00, në rrugën “Brigadat Proletare” në Strugë, është ndaluar L.R. (25) nga Struga. Gjatë kontrollit të kryer nga nëpunësit policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Strugë, tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 11.09.2026, në orën 22:55, në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Golf”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.I. (34) nga fshati Çegran, me pasagjer H.K. (28) nga Gostivari, dhe një automjeti të udhëtarëve “Golf”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.N. (21) nga Tetova, me pasagjer F.J. (21) nga Tetova. Në aksident, nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në vendngjarje është konstatuar vdekja e shoferit D.N., ndërsa tre personat e tjerë janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku u janë konstatuar lëndime trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Gostivar.
Më 11.09.2026, në orën 14:55, në vendin e quajtur “Zhivroniçko Ançe”, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin një motoçikletë me targa të Manastirit, e drejtuar nga G.R. (55) nga Manastiri, ka dalë nga rruga. Në aksident, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar, pas çka është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Këqyrjen në vendngjarje e ka kryer ekipi i SPB Gostivar.
Më 11.09.2026, në orën 20:50, në SPB Veles, një grua 40-vjeçare nga Velesi ka denoncuar se në shtëpi, djali i saj i mitur e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar. Janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Veles. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.09.2026, në orën 19:00, nëpunësit policorë të SPB Kratovë e kanë privuar nga liria P.J. (40) nga Kratova, sepse në rrugën “Nikolla Tesla” në Kratovë ka sulmuar me një mjet të mprehtë një nëpunës policor i cili po kryente detyrat zyrtare.
Më 11.09.2026, në orën 20:45, në fsh. Bogovinë, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Golf”, të drejtuar nga A.D. (24) nga fsh. Çellopek. Gjatë kontrollit te shoferi është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, pas çka personi është privuar nga liria. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 11.09.2026, në orën 22:00, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria L.P. (44) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur një qese najloni me një lëndë pluhurore me ngjyrë kafe. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 11.09.2026, në orën 23:20, para një objekti hotelierik në fshatin Bogovinë, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria N.S. (32) nga fsh. Zdunjë, i cili drejtonte një automjet të udhëtarëve “BMW” me targa zvicerane. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një qese me lëndë pluhurore me ngjyrë të bardhë, pas çka është privuar nga liria. Ai është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 12.09.2026, në orën 00:40, në Tetovë, nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria T.J. (21) nga fsh. Bozovcë, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 11.09.2026, në orën 18:30, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria I.P. (68) nga Gostivari. Atë e kishte denoncuar bashkëshortja e tij 65-vjeçare se po atë ditë, rreth orës 15:00, në shtëpinë e tyre familjare e ka sulmuar fizikisht, ia ka dëmtuar telefonin celular dhe i ka bërë kërcënime verbale në momentin kur ajo ka shkuar në stacionin policor për ta denoncuar rastin. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 11.09.2026, në orën 23:45, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria Sh.A. (51) nga fshati Rakovec. Më herët, R.A. (46) nga Filipinet, me qëndrim të përkohshëm në Krushevë, kishte denoncuar se më 01.09.2026, në banesën e tyre të përbashkët në Tetovë, pas një debati të shkurtër, Sh.A. e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte shkaktuar lëndim trupor. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 11.09.2026, në orën 21:20, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunësit policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.N. (50) nga Shkupi, sepse tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë kokërrzore e bardhë . Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 12.09.2026, rreth orës 02:10, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën lokale f. Ilinden–f. Milladinovc, pranë bazës Brest, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Opel Korsa”, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.T. (19) nga fsh. Agaqoji (Agino Sello), rrethina e Kumanovës dhe një automjeti të udhëtarëve “Hjundai”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (51) nga fsh. Marinë, rrethina e Shkupit. Në aksident, në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën shoferi A.A. dhe pasagjeri i tij 17-vjeçar nga fsh. Marinë, ndërsa nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është konstatuar vdekja. Lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi F.T., pasagjeri i tij D.B. (19) nga fsh. Agaqoji dhe një pasagjere 17-vjeçare nga automjeti “Hjundai”, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerëve janë dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër E.Q. (26) dhe A.A. (25), të dy nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale “zhvatje”. Më 05.08.2026, në një objekt hotelierik në zonën e lagjes Çento, Shkup, të denoncuarit e kanë kërcënuar një person me qëllim që t’i zhvatnin mjete financiare për një borxh joekzistues.
Më 11.09.2026, në orën 21:50, në SPB Shkup, D.B. (39) nga fsh. Bërnjarci, Shkup, ka denoncuar se nga një plumb qorr i armës së zjarrit është dëmtuar kapaku i motorit të automjetit të tij të udhëtarëve “Hyundai”, me targa të Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.09.2026, rreth orës 16:50, në SPB Shkup u njoftua se në fshatin Kondovë, Shkup, pas një grindjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.A. (43) dhe H.A. (41). Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 11.09.2026 në orën 23:00 në Stacionin Policor të Strumicës, një grua 40-vjeçare nga Strumica ka denoncuar se një person që ajo e njihte kishte kryer akt të dhinshëm seksual ndaj vajzës së saj të mitur. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 12.09.2026 në orën 02:00 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën "Rruga për në Kitkë", pas një grindjeje të mëparshme, F.A. dhe D.A. janë sulmuar fizikisht nga E.M., F.M., I.M. dhe I.M., si dhe janë përdorur sende të forta. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.09.2026 në orën 02:40 në SPB Shkup, u njoftua se dy të mitur janë sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë pranë Parkut të Qytetit në Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit.