Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal ndaj 32-vjeçares J.A. nga Shkupi dhe R.T. (39) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 04.09.2026, në vendin e quajtur „Stopançe“, në afërsi të fsh. Galiçnik, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj J.A. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, amfetaminë dhe substancë psikoaktive me veprim halucinogjen. Gjithashtu, nëpunësit policorë e kanë vërejtur R.T. duke hedhur kokainë, marihuanë dhe amfetaminë, të cilat i kanë gjetur dhe sekuestruar.
NJPB Gostivar ngriti kallëzim penal ndaj B.H. (37) nga fsh. Duf, rrethina e Gostivarit, mbi dyhime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“. Më 12.07.2026, në fsh. Jelovcë, rrethina e Gostivarit, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar një pjesëtar të Policisë Pyjore, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj F.A. (28) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 30.08.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar vëllain e tij.
SPB Veles ngriti kallëzim penal ndaj P.K. (49) nga Negotina, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 20.03.2026, në lagjen Doshnicë, në territorin e Komunës së Demir Kapisë, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në një shtëpi pushimi, në pronësi të të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 115 copë municion.
Më 11.09.2026, rreth orës 03:20, SPB Shkup është njoftuar se në një qendër tregtare në territorin e Shuto Orizarës, ishin djegur mbi 20 dyqane me tekstil dhe mallra të tjera, në pronësi të S.S., i cili i kishte dhënë me qira. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse – Shkup. Nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.09.2026, në orën 12:35, në rr. „18 Nëntori“ në Gostivar, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria E.S. (22) nga fsh. Vërbjan, rrethina e Gostivarit. Ai kërkohej në bazë të urdhrit të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg për veprën e kryer penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Tetovë për vuajtjen e dënimit.
Më 10.09.2026, në fsh. Saraj, komuna e Sarajit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria J.H. (25) nga fsh. Radushë, komuna e Sarajit, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 10.09.2026, në orën 14:40, në fsh. Koçali, rrethina e Radovishit, nëpunës policorë të SPB Strumicë – Stacioni Policor Radovish, në koordinim me Policinë Pyjore dhe Ndërmarrjen Pyjore Rajonale Radovish, me urdhër gjykate kanë realizuar bastisje në shtëpinë e I.D. (47) nga fsh. Koçali. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dru lisi, për të cilat nuk posedonte dokumentacionin përkatës. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 10.09.2026, në orën 14:05, NJPB Sveti Nikollë është njoftuar se në rrugën magjistrale Veles–Shtip, në afërsi të kryqëzimit për fsh. Dorfuli, komuna e Llozovës, një automjet i udhëtarëve „Shkoda“, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga A.S. (47) nga Kumanova, ka dalë nga rruga. Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit iu dorëzua Mjekësisë Ligjore për autopsi. Lëndime trupore ka marrë bashkudhëtarja e tij T.S. (44) nga Kumanova, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Velesit. Prokurori publik dhe një ekip i NJPB Sveti Nikollë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Më 10.09.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, D.K. (66) nga fsh. Novo Sellë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 20:00 kishte vërejtur një vrimë në kapakun e fuçisë, e cila ndodhej në oborr, pas çka në fuçi kishte gjetur një plumb të armës së zjarrit. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi hetimor i SPB Shkup, ndërsa plumbi është marrë për procedim të mëtejmë.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër V.A. (26), S.S. (42) dhe D.A. (27), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “dhunë” dhe “zhvatje”. Më 17.08.2026, në Shkup, në një hapësirë parkimi, për shkak të marrëdhënieve të mëparshme të pazgjidhura debitore-kreditore, i kallëzuari i parë i ka bërë kërcënime një personi, pas çka të tre e kanë sulmuar fizikisht.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj K.O. (38) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “lëndim trupor”. Më 09.06.2026, në Tetovë, e kallëzuara ka sulmuar fizikisht fëmijën e saj katërvjeçar.
Më 10.09.2026, në orën 17:40, në fshatin Kalishtë të Strugës, nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Strugë e kanë privuar nga liria P.P. (41) nga Shkupi. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një paketim me lëndë pluhurore të bardhë, ndërsa në automjetin e tij “Folksvagen Golf”, me targa të Shkupit, është gjetur një paketim me mbetje të një lënde pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 10.09.2026, në orën 17:45, në Berovë, nëpunës policorë të NJPB Berovë e kanë privuar nga liria D.B. (20) nga Berova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa më herët, pasi i kishte vërejtur nëpunësit policorë, kishte hedhur një paketim me marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 10.09.2026, në orën 08:30, në NJPB Berovë, një burrë 45-vjeçar nga rrethina e Berovës ka denoncuar se më 06.09.2026, rreth orës 19:00, pas një grindjeje të mëparshme në shtëpinë familjare, ai dhe djali i tij i mitur janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 34-vjeçare, nga rrethina e Berovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.09.2026, në orën 01:30, në Prilep, nëpunësit policorë të NJPB Prilep e kanë privuar nga liria A.T. (39) nga Prilepi, pasi kishte sulmuar fizikisht djalin e tij dhe i kishte shkaktuar lëndime. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 10.09.2026, në orën 11:30, në SPB Shkup, një burrë 44-vjeçar ka denoncuar se më 06.09.2026, në shtëpinë e tij në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij A.B. (37). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.09.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, H.Z. (49) nga fsh. Bojanë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.09.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup, M.J. (37) nga Shkupi ka denoncuar se më 08.09.2026, në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.09.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup, V.J. (69) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Kisella Vodës ishte sulmuar fizikisht nga I.P. (43) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 10.09.2026, në orën 17:30, në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria I.D. (28) nga Negotina. Ai dyshohet se me përdorim force ka hapur derën e hyrjes së shtëpisë së një 50-vjeçari nga Negotina dhe është përpjekur të marrë sende të ndryshme. I.D. është dërguar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 10.09.2026, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles i kanë privuar nga liria 54-vjeçaren K.T. dhe D.S. (51), të dy nga Velesi. Më parë, një 56-vjeçar nga Velesi kishte denoncuar se në shtëpinë e tij, bashkëshortja e tij K.T. e kishte sulmuar fizikisht. Gjithashtu, ai kishte denoncuar se më 02.09.2026, bashkëshorti i partneres së tij jashtëmartesore, D.S., e kishte kërcënuar përmes telefonatës. Janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Veles dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjeve, do të paraqiten parashtresa përkatëse.
Më 11.09.2026, në orën 02:00, në hyrje të Kumanovës, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë ndaluar A.S. (39) nga Gjermania, pasi gjatë verifikimeve të kryera është konstatuar se nuk e kishte lajmëruar qëndrimin e tij në shtet. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 10.09.2026, në orën 18:20, në Stacionin Policor në Gjevgjeli u njoftua se në një lumë pranë fshatit Negorcë, në rrethinën e Gjevgjelisë, në vendin e quajtur “Kajnak”, është gjetur një granatë e vjetër. Është njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim për ngritjen e granatës.