Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 13.11.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 13.11.2026

Më 12/13.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria Sh.D. (38), B.Sh. (29), K.A. (27), V.A. (18), të gjithë nga Shkupi, si dhe një 16-vjeçar nga rrethina e Velesit, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe materie e bardhë pluhur. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 12.11.2026, në orën 12:30, SPB Shkup është njoftuar se në një pikë karburanti në rr. „Metodija Andonov Çento“ në Shkup, 67-vjeçari R.K. nga vendbanimi Hasan Beg, rrethina e Shkupit, pasi e kishte mbushur me karburant dhe e kishte parkuar traktorin „IMT“ me makinë të bashkëngjitur pune, me targa të Shkupit, ishte ndalur pranë traktorit, i cili në një moment kishte filluar të lëvizte vetë dhe e kishte shkelur me rrotën e pasme. Me këtë rast, R.K. kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, ku në orën 20:30 kishte ndërruar jetë. Mjeku kishte konstatuar vdekjen, ndërsa ekipi i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër E.A. (22) nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 15.05.2025 dhe 18.09.2025, nëpunës policorë kishin kryer kontroll ndaj dy personave, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën paraprakisht e kishin siguruar nga i kallëzuari.

 

Më 12.11.2026, në orën 14:34, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria A.M. (25) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit të automjetit transportues „Volvo“ me rimorkio „Krone“, me targa shqiptare, të cilin e drejtonte, ishte konstatuar se numri VIN i rimorkios nuk ndodhej në vendin e paraparë sipas specifikimeve origjinale të fabrikës. Pas konsultimit me prokurorin publik, rimorkioja është sekuestruar, ndërsa personi është ndaluar në SPB Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

Më 12.11.2026, rreth orës 11:40, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Pero Nakov“ në Shkup kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Volkswagen Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.A. (58) nga Shkupi dhe një biçiklete e drejtuar nga D.J. (63) nga fsh. Trubarevë, rrethina e Shkupit. Në aksident, çiklisti kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat ishin konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Strumicë paraqiti kallëzim penal kundër D.R. (34) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Më 21.08.2026, nëpunës policorë kishin realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri gjysmëautomatike „Cërvena Zastava“ e kalibrit 9 mm, 187 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 40 fishekë të kalibrit 30-06.

 

Më 12.11.2026, rreth orës 22:00, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria A.M. (42) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit ishte konstatuar se automjeti i udhëtarëve „Volvo“, me targa zvicerane, të cilin e drejtonte, ishte në kërkim nga Interpoli. Automjeti është sekuestruar, ndërsa personi është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 12.11.2026, në orën 18:04, SPB Manastir është njoftuar se në rrugën nga Manastiri drejt kufirit me Republikën e Greqisë kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Renault Laguna“ me targa të Manastirit, të drejtuar nga J.J. (64) nga fsh. Egri i Poshtëm, rrethi i Manastirit dhe një biçiklete, e drejtuar nga Z.N. (64) nga Manastiri. Në aksident, çiklisti kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat ishin konstatuar në spitalin e Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Probishtip ka paraqitur kallëzim penal kundër D.A. (66) nga Zletova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. I kallëzuari, për një periudhë të gjatë kohore, kishte ushtruar dhunë fizike dhe i kishte bërë kërcënime bashkëshortes së tij.

 

Më 12.11.2026, në orën 11:20, SPB Ohër është njoftuar se në një rrugë shërbyese në ish-kompleksin „Oteks“ kishte ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Strugës, i drejtuar nga F.S. (47) nga Struga dhe një biçiklete, e drejtuar nga B.S. (73) nga Ohri. Në aksident, B.S. kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat ishin konstatuar në Spitalin Special „Shën Erazmo“ në Ohër. Një ekip i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Tetovë paraqiti kallëzim penal kundër V.B. (38) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. I kallëzuari, nëpërmjet një aplikacioni mobil, i kishte bërë kërcënime ish-bashkëshortes së tij 32-vjeçare.



Më 12.11.2026, në orën 15:30, në fsh. Sërbinovë, Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria B.D. (23) nga Gostivari dhe I.G. (23) nga fsh. Sërbinovë, rrethina e Gostivarit, pasi gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër J.J. (69) nga Manastiri dhe një personi juridik nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „fshehje tatimore“. I kallëzuari i parë, si drejtues i personit juridik, për vitin 2024 kishte shmangur pjesërisht pagesën e tatimit mbi fitimin, përkatësisht kishte paraqitur shpenzime, ndërsa më pas në evidencën kontabël nuk kishte bashkëngjitur dokumentacion të besueshëm ose specifikim të shpenzimeve, me të cilin do të konstatohej se për  ç’periudhë dhe për çka bënin fjalë shpenzimet e regjistruara në kontabilitet. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ishte kryer kontroll dhe ishte marrë vendim me të cilin personit juridik i ishte urdhëruar të paguante shumën e përgjithshme, së bashku me kamatën e llogaritur, në vlerë prej 501.765 denarësh.

 

Më 12.11.2026, në orën 10:05, në SPB Shkup, N.K. (37) nga fsh. Rashçe, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se më 11.11.2026, rreth orës 09:40, para hyrjes së një shkolle fillore në fsh. Rashçe, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga pesë të mitur, të cilët kishin përdorur edhe sende të forta dhe i kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër Sh.T. (23), H.Gj. (21) dhe M.B. (23), të gjithë nga Turqia, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „vetëgjyqësi“. Më 03.11.2026, në një shtëpi në fsh. Star Karaorman, rrethina e Shtipit, të kallëzuarit nën kërcënimin e armës së zjarrit, nga A.R.J., M.Ç., S.S., D.Gj., O.A. dhe H.B., të gjithë nga Turqia, kishin marrë gjashtë kompjuterë laptopë, pesë telefona celularë, para dhe dokumente personale të A.R.J.

 

Më 12.11.2026, në orën 22:10, në rr. „JNA“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë i privuan nga liria S.M. (40) dhe A.P. (46), të dy nga Tetova. Ata ishin kapur në flagrancë gjatë blerjes dhe shitjes së një lënde pluhurore të bardhë, ndërsa pas kontrollit ndaj tyre ishin gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore dhe para. Ata janë ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 12.11.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, I.B. (45) nga Shkupi ka denoncuar se më 11.11.2026, rreth orës 12:30, në oborrin e një shkolle fillore në rajonin e Bit Pazarit, L.M. e kishte kapur për duar djalin e tij të mitur, pas çka djali i mitur i L.M. e kishte sulmuar me një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër Sh.I. (52) nga rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 13.08.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari kishte hedhur një send të fortë në drejtim të djalit të tij 26-vjeçar, por nuk e kishte goditur.

 

Më 13.11.2026, në orën 01:45, në SPB Tetovë, nga Spitali Klinik i Tetovës u njoftua se tek ata, me lëndime të rënda trupore nga një mjet i mprehtë, ishin sjellë J.R. (48) nga fsh. Bërvenicë dhe S.T. (50) nga fsh. Saraçinë, rrethina e Tetovës. Sipas njoftimit, ata i kishin marrë lëndimet gjatë tentimit që t’i ndante V.A. (44) nga fsh. Xhepçisht dhe A.I. (33) nga fsh. Trebosh, i cili ka qenë së bashku me S.I. (26) dhe Sh.S. (26) nga Treboshi, të cilët kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike ndërmjet tyre në një kazino në Tetovë. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, J.R. është transferuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, ndërsa S.T. është mbajtur për trajtim në Spitalin Klinik të Tetovës. Në lidhje me ngjarjen, në orën 03:45, është privuar nga liria F.H. (34) nga fsh. Trebosh, i punësuar në kazino, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „ndihmë“ në lidhje me veprën penale „dhunë“. Statusin e personit të privuar nga liria e ka edhe V.A., i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është mbajtur nën mbikëqyrje policore në Spitalin Klinik të Tetovës. Ndërkaq, sot në mëngjes, në orën 08:50, në Stacionin Policor të Tetovës janë paraqitur vetë A.I., S.I. dhe Sh.S., të cilët janë ndaluar për procedurë të mëtejshme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë kallëzimet përkatëse.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.S. (37) nga fsh. Xhepçisht, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“. Më 22.09.2026, i kallëzuari e kishte sulmuar fizikisht A.A. (44) dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 

Më 12.11.2026, në orën 21:55, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave „Nënë Tereza“ është raportuar se tek ata ishte sjellë një vajzë katërvjeçare nga fsh. Konjarë e Mesme, rrethina e Shkupit, me lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit, ajo i kishte marrë lëndimet para dy ditësh, pasi ishte rrëzuar nga shkallët në shtëpinë familjare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë nga SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.11.2026, në orën 20:25, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles i privuan nga liria E.K. (18) nga Manastiri dhe T.N. (19) nga Velesi. Gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve „Fiat“ me targa të Velesit, i drejtuar nga T.N., ndërsa pasagjer ishte E.K., tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë shoqëruar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tyre do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Sveti Nikollë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.B. (64) nga fsh. Mustafinë, rrethina e Sveti Nikollës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Më 30.10.2026, i kallëzuari kishte shkaktuar zjarr duke djegur kashtë në një parcelë me sipërfaqe prej rreth 20 hektarësh, në territorin e fsh. Mustafinë, rrethina e Sveti Nikollës.

NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.R. (25) nga fshati Teferiç i Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 04.10.2026, në rrugën „Partizanska“ në Strugë, ai, së bashku me dy persona të tjerë, e kishin sulmuar me shkopinj druri K.M. (26) nga Ohri.

 

Më 12.11.2026, në orën 23:00, në SPB Shkup, A.K. (45) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 21:00, në rajonin e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në trafik, një person i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

NJPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër Q.I. (67) nga Dibra, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Gjatë muajit korrik të këtij viti, ai i kishte dërguar mesazhe SMS me përmbajtje kërcënuese A.V. (30) nga Dibra.

 

Më 12.11.2026, në orën 20:15, SPB Shkup është njoftuar se në rajonin e Kisella Vodës, pas një zënke paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet A.D. (41) dhe V.M. (57), të dyja nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.

 

Më 12.11.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup, një burrë 59-vjeçar ka denoncuar se rreth orës 13:00, në rajonin e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij D.H. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.M. (19) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „ngacmim seksual“ dhe „keqpërdorim i incizimit, fotografisë, regjistrimit audio ose shkrimit me përmbajtje seksualisht eksplicite“. Në periudhën nga 30.07.2026 deri më 07.08.2026, i kallëzuari, përmes aplikacioneve dhe pajisjeve mobile, kishte realizuar video dhe fotografi eksplicite të një vajze 18-vjeçare nga rajoni i Vinicës, pa pëlqimin e saj, ndërsa përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje fyese, e kishte shqetësuar dhe e kishte kërcënuar se videot dhe incizimet do t'ua vinte në dispozicion personave të tretë.

 

Më 12.11.2026, në orën 15:30, në Shkup, në zonën e Komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë shoqëruar K.L. (19) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se ai e kishte sulmuar fizikisht P.F. (19) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër I.J. (30) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „rrezikim i sigurisë“ dhe „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. I kallëzuari kishte hyrë me forcë në zyrën e një prokurori publik në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar, kishte bërë kërcënime dhe më pas, në korridorin e Gjykatës Themelore të Gostivarit, kishte sulmuar me një send të mprehtë një polic gjyqësor.




 

 

Accessibility Menu