Më 13/14.11.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.S. (39), R.M. (28), D.Gj. (26) dhe një 15-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe D.C. (29) nga Strumica, për shkak se u janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së, në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër V.N., mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. I kallëzuari, në cilësinë e përgjegjësit të dokumentacionit në Seksionin e Statistikës dhe Dokumentimit në NJPB Kisella Vodë pranë SPB Shkup, më 18.03.2026, përmes aplikacionit mobil i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese një personi nga Shkupi, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme me djalin e tij. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm kundër të kallëzuarit do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës së përcaktimit të përgjegjësisë së shkeljes sëë rendit dhe disiplinës së punës, si dhe për largimin e tij nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore – pezullim.
Më 13.11.2026, në orën 21:00, në fsh. Zhelinë të Tetovës, nëpunës policorë të Stacionit Policor Grupçin e privuan nga liria Z.Xh. (53) nga fshati i njëjtë. Ai dyshohet se rreth orës 13:40, në territorin e fsh. Zhelinë, me një automjet të udhëtarëve „Ford“, pa targa regjistrimi, të cilin e drejtonte dhe që ishte i ngarkuar me dru për ngrohje, nuk është ndalur në shenjën e dhënë nga pjesëtarët e Policisë Pyjore, por e ka rritur shpejtësinë dhe me automjetin ka tentuar ta godasë një polic pyjor, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 13.11.2026, në orën 20:15, në Shtip, nëpunës policorë të Departamentit për Tregti të Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Shtip i privuan nga liria I.J. (24) nga Karbinci. Gjatë kontrollit të tij dhe të automjetit të tij të udhëtarëve „BMW“, me targa të regjistrimit të Shtipit, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 13.11.2026, në orën 14:40, në një shkollë të mesme në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë, në prani të prindit dhe pedagogut të shkollës, e privuan nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Tetova, pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë „Zoraki 918-G“, kalibër 9 mm, dhe një karikator. I mituri është mbajtur në stacion policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër V.D. (29) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 05.11.2026, i kallëzuari i ka bërë kërcënime një nëpunësi policor i cili po kryente veprime zyrtare, ndërsa pasi është privuar nga liria, para Stacionit Policor Gostivar ka bërë rezistencë aktive dhe ka vazhduar me kërcënimet ndaj nëpunësve policorë. Gjatë ndërmarrjes së masave, i është kryer alkotesti dhe është konstatuar se kishte 1,95 promilë alkool në organizëm.
Më 13.11.2026, në orën 22:00, në fsh. Kamjan të Tetovës, nëpunës policorë të Stacionit Policor Kamjan e kanë shoqëruar në stacion policor Sh.S. (30) nga Tetova. Gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve „Volkswagen Golf“, me targa të regjistrimit të Gostivarit, të cilin e drejtonte, tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 13.11.2026, në orën 22:30, në një fshat në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë të Zyrës Policore Makedonska Kamenicë, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare e kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht vëllain e tij 30-vjeçar, e privuan nga liria F.A. (22) nga fshati. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 13.11.2026, në orën 22:00, në fsh. Tumçevishtë të Gostivarit, nëpunës policorë të SPB Tetovë – NJPB Gostivar i privuan nga liria Ѕ.A. (36) nga Gostivari dhe S.B. (32) nga fsh. Çegran i Gostivarit, pasi gjatë kontrollit të tyre, te S.B. janë gjetur sende me gjurmë të një lëndë pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.D. (50) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 01.11.2026 dhe më 03.11.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Më 13.11.2026, në orën 22:05, në rrugën „Rruga e Misleshevës“ në Strugë, nëpunësit policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Strugë e privuan nga liria D.G. (40) nga Ohri. Gjatë kontrollit dhe bastisjes së një automjeti të parkuar „Citroen“, në të cilin ndodhej, nëpunësit policorë tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar një paketim me substancë pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Sot (14.11.2026), në orën 00:25, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë shoqëruar në stacion policor V.C. (30) dhe M.P. (23), të dy nga Shkupi, pasi në një kazino në rajonin e Komunës së Qendrës janë sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë, gjatë kohës që ata po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 13.11.2026, në orën 12:30, në një fshat të Gjevgjelisë, nëpunësit policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria një banor 72-vjeçar të atij fshati, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 60-vjeçare. Është kryer alkotesti, me ç'rast është konstatuar se personi kishte 2,22 promilë alkool në organizëm dhe është mbajtur në Stacionin Policor Gjevgjeli. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 13.11.2026, në orën 17:10, në SPB Shkup, N.S. (61) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:30, në një autobus të NQP Shkup, i është vjedhur kuleta me para dhe dokumente personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.K. (50) nga Pehçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „moszbatim i vendimit gjyqësor“. Më 30.10.2026, i kallëzuari ka vepruar në kundërshtim me Aktvendimin për mbrojtje nga dhuna në familje të Gjykatës Themelore Berovë, përkatësisht ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortes së tij 47-vjeçare, është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka shqetësuar atë.
Më 13.11.2026, në orën 19:40, në Gjevgjeli, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria F.P. (36) nga Gjevgjelia. Sipas denoncimit, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj një 43-vjeçareje nga Gjevgjelia, me të cilën kishte qenë në lidhje, ndërsa njëkohësisht e kishte ndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Gjevgjeli, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli. Gjatë ditës, kundër personit do të paraqitet kallëzim penal dhe ai do të nxirret para gjykatësit të Gjykatës Themelore Gjevgjeli.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër V.P. (42) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 05.11.2026, në Gostivar, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 38-vjeçare nga Gostivari dhe i ka shkaktuar lëndime.
Më 13.11.2026, në orën 01:00, në SPB Shkup, A.R. (38) nga Shkupi ka denoncuar se më 12.11.2026, rreth orës 18:00, nga shtëpia familjare në rajonin e Bit Pazarit ishte larguar vajza e saj 12-vjeçare. Më vonë, ajo ka denoncuar se vajza e saj ishte kthyer në shtëpi më 13.11.2026, në orën 07:40. Sipas denoncimit, vajza e saj e mitur dhe një shoqe e saj e mitur janë takuar me disa të mitur në Parkun e Sarajit, ndërsa më pas, kundër vullnetit të saj, një i mitur e ka mbyllur në një automjet të udhëtarëve, ku ai së bashku me të dhe shoqen e saj kanë qëndruar deri të nesërmen në mëngjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.11.2026, në orën 13:00, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.H. (45) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 12:20, në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, kishte shqetësuar një të mitur nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.