Më 11/12.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.P. (28), A.I. (39), S.S. (40), S.S. (34), të gjithë nga Shkupi, A.J. (36) nga Turqia, me qëndrim në Shkup dhe S.K. (24) nga Turqia, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë, lëndë kokërrzore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër N.Xh. (26) nga fsh. Dvorishtë, rrethina e Berovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“ dhe kundër Gj.Xh. (27) nga fsh. Dvorishtë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“ dhe „punë e pandërgjegjshme në detyrë“. Më 24.05.2026, para një objekti hotelierik në Strumicë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në automjetin e udhëtarëve „Volkswagen Golf“, i drejtuar nga i kallëzuari i parë, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë „HS 2000“ me fishekë, si dhe pajisje të ndryshme policore, të cilat ishin pronë e vëllait të tij, të kallëzuarit të dytë Gj.Xh.. Ndërkaq, gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë e të kallëzuarit të dytë, janë gjetur dhe sekuestruar fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilët i posedonte pa leje përkatëse.
Më 11.11.2026, rreth orës 13:05, SPB Kumanovë është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Vëllazërim-Bashkimi“ dhe rr. „Done Bozhinov“ në Kumanovë, një automjet i udhëtarëve „Volkswagen Passat“, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.V. (76) nga fsh. Nagoriçan i Vjetër, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër, ka goditur V.A. (54) nga Kumanova dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një kohe të shkurtër është gjetur në afërsi të vendit të aksidentit. Me këtë rast, V.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Një ekip i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Sveti Nikollë ka paraqitur kallëzim penal kundër Gj.V. (31) nga Sveti Nikolla, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 14.10.2026, në shtëpinë familjare, për shkak të marrëdhënieve të mëparshme të prishura familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Më 11.11.2026, në orën 17:50, SPB Tetovë është njoftuar se në rr. „29 Nëntori“ në Tetovë, një automjet i udhëtarëve „Fiat Punto“, me targa të Tetovës, i drejtuar nga Z.U. (69) nga Tetova, ka goditur P.Z. (31) nga Tetova. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër P.A. (24) nga fsh. Brvenicë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 09.11.2026, në shtëpinë familjare, pas një zënke paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 49-vjeçare.
Më 11.11.2026, në orën 21:10, në rrugën „Borçe Jovanovski“ në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria G.K. (49) nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e disa veprave penale „vjedhje“ dhe „vjedhje në tentativë“, të kryera gjatë muajit të kaluar dhe këtij muaji. Tek ai është gjetur dhe sekuestruar një send i mprehtë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Më 05.11.2026, në SPB Kumanovë, një grua 42-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina, me vendbanim në një fshat të Kratovës, ka denoncuar se ishte keqtrajtuar nga partneri i saj I.D. (46) nga fshati. Menjëherë është vepruar lidhur me denoncimin dhe me të dhe partnerin e saj është zhvilluar bisedë zyrtare, me ç’rast ajo ka deklaruar se e kishte dëgjuar I.D. duke biseduar me gra të tjera dhe i kishte kërkuar para që të largohej, por ai nuk i kishte dhënë dhe për këtë arsye kishte bërë denoncimin. Ai është paralajmëruar, ndërsa ajo është dërguar në Qendrën e Pranimit për të Huaj në Shkup për procedurë të mëtejshme. Më 10.11.2026, në NJPB Kratovë, nga Rrjeti Nacional Kundër Dhunës në Familje ishte denoncuar se, gjatë kohës sa kishin jetuar në bashkësi jashtëmartesore, I.D. e kishte detyruar të kryente veprime seksuale dhe e kishte sulmuar fizikisht. Pas kontrolleve mjekësore të kryera, është konstatuar se ajo ishte shtatzënë dhe kishte hematoma në disa pjesë të trupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.11.2026, në orën 23:30, nëpunës policorë të Stacionit Policor Strumicë – SPB Strumicë e privuan nga liria A.V. (59) nga Strumica, sepse në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij dhe nënës së saj. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria tetë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, gjashtë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: B.R. (36) nga fsh. Sllatinë, rrethina e Tetovës, Z.S. (34) nga Kërçova, D.T. (40) nga fsh. Miravc, rrethina e Gjevgjelisë, E.B. (24) dhe dy 17-vjeçarë, të gjithë nga Shkupi. Ndërkaq, me një 14-vjeçar nga Velesi, në prani të prindit, është zhvilluar bisedë zyrtare, për shkak se kishte drejtuar motoçikletë pa leje drejtimi. V.K. (44) nga Shkupi dhe N.S. (26) nga Ohri kanë drejtuar automjete, edhe pse kishin ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër G.K. (39) nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „vjedhje në tentativë“ dhe „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Më 05.11.2026, i kallëzuari ka hyrë në banesën e V.R., me ç’rast ka tentuar të marrë dy valixhe me pushkë gjahu dhe municion, të cilat V.R. i posedonte me leje. Ndërkohë, ka ardhur V.R. dhe ka vërejtur se i mungonin armët, për ç’gjë ka bërë denoncim. Më pas, nëpunës policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, e kanë gjetur të kallëzuarin dhe ia kanë sekuestruar armët.
Më 12.11.2026, në orën 00:30, në rr. „11 Tetori“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria G.K. (36) nga Prilepi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër N.M. (69), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 28.07.2026, i kallëzuari e ka sulmuar vëllain e tij me një send të mprehtë.
Më 11.11.2026, në orën 21:10, në fsh. Deviç, Komuna e Makedonski Brodit, nëpunës policorë të NJPB Makedonski Brod e privuan nga liria J.R. (61) nga Makedonski Brodi. Ai është kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale „vjedhje e rëndë“ në një shtëpi. Sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër një të mituri nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim me send të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Më 14.09.2026, pas mosmarrëveshjeve të mëparshme, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.
Më 12.11.2026, në orën 09:30, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me A.N. (53) dhe V.N. (54), të dy nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak të vajzës së tyre të mitur 16-vjeçare, se në shtëpi babai i saj A.N. e kishte sulmuar fizikisht, ndërsa nëna e saj për një periudhë më të gjatë kohore e kishte shqetësuar psikologjikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.11.2026, në SPB Shkup është raportuar se gjatë datave 10/11.11.2026, në fsh. Rashçe, rrethina e Shkupit, një person, duke përdorur forcë fizike dhe vegël të përshtatshme, kishte hyrë në një barnatore dhe kishte marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.11.2026, rreth orës 15:00, SPB Shkup është njoftuar se në një objekt tregtar në zonën e Çairit, një punonjëse e objektit kishte gjetur një kokërr të devijuar nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.11.2026, në orën 22:50, në SPB Shkup, S.B. (59) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 11:30, në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga fqinjët e tij F.Z. dhe E.Z.. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.10.2026, në orën 12:40, SPB Shkup është njoftuar se rreth orës 11:45, në rajonin e Gazi Babës, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.B. (59) dhe E.Z. (26), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.11.2026, rreth orës 13:10, SPB Shkup është njoftuar se në Poliklinikën Bit Pazar kishte ndërruar jetë Gj.S. (70) nga Shkupi. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ishte konstatuar vdekja, është bërë hetim, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.
Më 12.11.2026, rreth orës 01:50, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Bit Pazarit kishte shpërthyer zjarr në një automjet të udhëtarëve „Audi“, me targa të Shkupit, në pronësi të I.B. (25) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga pronari dhe fqinjët, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes.