Më 10/11.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan lirinë B.K. (33), M.A. (33), M.C. (35), M.I. (18), të gjithë nga Shkupi, S.G. (23) nga fsh. Ogjnancë, rrethina e Shkupit dhe N.T. (37) nga Sveti Nikolla, pasi te ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë, lëndë kokërrzore me ngjyrë kafe, lëndë kokërrzore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër A.J. (49) nga fsh. Shemshovë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 06.09.2026, në orën 00:30, në rrugën magjistrale A2, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor të Njësitit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Gostivar, derisa kryente veprime zyrtare.
Më 10.11.2026, në orën 23:40, në fsh. Çegran, nëpunës policorë të NJPB Gostivar i privuan nga liria S.I. (52), A.M. (36) dhe Sh.O. (39), të gjithë nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve “Peugeot”, me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte S.I. dhe në të cilin ndodheshin dy personat e tjerë, është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore i=e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 10.11.2026, në orën 11:47, SPB Manastir është njoftuar se në rr. “Anesti Panovski” në Manastir, një automjet i udhëtarëve “Fiat”, me targa të Manastirit, i drejtuar nga Z.B. (66) nga Manastiri, e ka goditur C.M. (74) nga Manastiri. Në aksident, C.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.R. (41) nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Dhunë”. Më 15.07.2026, rreth orës 18:30, i kallëzuari ka shkuar në shtëpinë e R.R. (66) nga fsh. Përshovcë, rrethina e Tetovës dhe pas grindjes së shkurtër mes tyre, e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime.
Më 10.11.2026, në orën 14:30, në Berovë, nëpunës policorë të NJPB Berovë i privuan nga liria D.B. (20), D.C. (30) dhe një të mitur 17-vjeçar, të gjithë nga Berova, për shkak se gjatë kontrollit, në afërsi të tyre është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të vijojë kallëzimi përkatës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Makedonski Brod ngriti kallëzim penal kundër J.N. (56) nga një fshat i Makedonski Brodit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Rrezikim i sigurisë”. Më 06.11.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe i ka kërkuar që ta tërheqë kallëzimin penal paraprak për dhunë në familje, për të cilin u ishte caktuar seancë gjyqësore.
Më 10.11.2026, në orën 14:50, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria D.L. (42) nga fsh. Lubodrag, rrethina e Kumanovës, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
NJPB Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër B.R. (38) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Rrezikim i sigurisë”. Më 17.10.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij dhe i është kërcënuar djalit të tij 18-vjeçar.
Më 10.11.2026, në orën 22:45, në rr. “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria E.L. (23) nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunësit policorë i hoqën lirinë gjashtë shoferëve për shkak të kryerjes së veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, katër persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: M.I. (29) nga Saraji, S.B. (49) nga fsh. Jurumler, rrethina e Shkupit, A.A. (23) nga Struga dhe I.M. (37) nga fsh. Stojakovë, Komuna e Bogdancit. Nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar automjet R.Sh. (49) nga Kukureçani, rrethina e Manastirit, ndërsa me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit ka qenë L.K. (35) nga fsh. Veleshtë, rrethina e Strugës. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
Më 10.11.2026, në orën 13:15, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria V.D. (27) nga një rrethinë e Strumicës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 10.11.2026, në orën 23:10, në SPB Manastir, një 21-vjeçare nga Manastiri ka denoncuar se rreth orës 17:00 ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj K.U. Sipas denoncimit, ai për një periudhë më të gjatë kohore e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më 10.11.2026, në orën 08:30, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria T.B. (34) nga Velesi. Ai dyshohet se ka marrë produkte nga një objekt tregtar në Veles. Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 10.11.2026, në orën 19:05, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria S.A. (19) nga Radovishi, duke vepruar pas denoncimit se ai e kishte sulmuar fizikisht gjyshen e tij 70-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 10.11.2026, në orën 16:20, në vendin e quajtur “Cërn Vërv”, në zonën e fsh. Kalapetrovc, në rrethinë të Shtipit, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria S.K. (19) nga Shtipi. Paraprakisht, ai së bashku me S.K. (22) dhe një të mitur 14-vjeçar, të dy nga Shtipi, kishin kryer prerje të paligjshme të druve për ngrohje, një pjesë e të cilave ishte ngarkuar në automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf”, ndërsa pjesa tjetër ishte radhitur dhe përgatitur për ngarkim dhe transport. S.K. (22) kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa i mituri, gjatë përpjekjes për t'u larguar, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndim të rëndë trupor, të konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Automjeti dhe drutë i janë dorëzuar Policisë Pyjore, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 10.11.2026, në orën 22:00, në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan lirinë G.A. (22) nga Manastiri, pasi ai e kishte sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore 22-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër B.A. (34) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “Rrezikim i sigurisë” dhe “Përndjekje”. Më 04.11.2026, i kallëzuari, nëpërmjet një aplikacioni mobil, i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese bashkëshortes së tij, me të cilën është në procedurë shkurorëzimi, si dhe e kishte incizuar me telefon mobil.
Më 10.11.2026, në orën 01:10, në Gjevgjeli, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria një grua 33-vjeçare nga një rrethinë e Gjevgjelisë, duke vepruar pas denoncimit se ajo e kishte sulmuar fizikisht ish-partnerin e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 10.11.2026, në orën 16:10, nëpunës policorë të SPB Veles kanë zhvilluar bisedë zyrtare me E.D. (70) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ajo nuk e kishte respektuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Velesit, me të cilin i ndalohej t'i afrohej, ta kërcënonte dhe ta keqtrajtonte kunatin e saj 66-vjeçar nga Velesi, përkatësisht se e kishte kërcënuar atë. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.K. (20) nga fsh. Delogozhdë, rrethina e Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentit”. Më 05.08.2026, në Njësinë për Kundërvajtje në Ohër, i kallëzuari kishte dorëzuar fletëpagesa të falsifikuara për urdhërpagesat e arkëtuara për kundërvajtje. Nga kontrolli i kryer është konstatuar se fletëpagesat ishin të falsifikuara dhe në këtë mënyrë i ishte shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.
Më 11.11.2026, në orën 01:50, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria K.R. (38) nga Shqipëria. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve është konstatuar se ai kishte paraqitur për kontroll patentë shoferi të falsifikuar italiane. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 11.11.2026, rreth orës 03:25, në SPB Shkup, K.T. (25) nga Turqia ka denoncuar se rreth orës 02:00, në zonën e Qendrës, një person, duke e kërcënuar me një send të mprehtë, ia kishte marrë portofolin me para, dokumente dhe telefonin mobil. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.11.2026, në orën 17:05, në SPB Shkup, një grua 20-vjeçare ka denoncuar se në një autobus, në zonën e Komunës së Aerodromit, një person e kishte prekur në trup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.A. (33) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Rrezikim i sigurisë”. Më 14.10.2026, derisa udhëtonin në automjetin e tyre, i kallëzuari i kishte bërë kërcënime bashkëshortes së tij 34-vjeçare nga Tetova.
Më 10.11.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup, S.N. (43) nga Shkupi ka denoncuar se më 09.11.2026, në zonën e Komunës së Aerodromit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një nxënës i shkollës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.11.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, një person 43-vjeçar ka denoncuar se më 07.11.2026, në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga S.S. (27) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.11.2026, në orën 21:45, në SPB Shkup, J.A. (22) nga fsh. Lubancë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se në zonën e Butelit ishte sulmuar fizikisht nga B.V. (52) dhe O.V. (47), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 10.11.2026, në orën 22:00, në SPB Shkup, K.U. (23) ka denoncuar se në zonën e Butelit ishte sulmuar fizikisht nga S.O.M. (48), të dyja nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 10.11.2026, rreth orës 05:30, në SPB Shkup, S.D. (23) nga Shkupi ka denoncuar se më 09.11.2026, rreth orës 21:00, në zonën e Gjorçe Petrovit, ishte sulmuar fizikisht nga N.T., G.Sh. dhe L.Sh., pas çka N.T. së pari e kishte goditur me pistoletë, sipas denoncimit me gjasë gazi, e më pas kishte qëlluar disa herë në ajër dhe në drejtimin e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.11.2026, rreth orës 20:40, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se tek ata ishte sjellë S.S. (32) nga Shkupi, me lëndime të rënda trupore nga djegie. Sipas denoncimit, ajo i kishte marrë djegiet në fsh. Oreshan, në rrethinë të Shkupit, derisa përpiqej të ndizte zjarr me benzinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë nga SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Më 10.11.2026, në orën 16:55, SPB Shkup është njoftuar se në shtëpi, në fsh. Kuçevishë, rrethinë e Shkupit, ishte gjetur e pajetë S.S. (73). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup. Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.