Më 09.11.2026, në orën 21:30, në rr. „107“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria R.T. (27) dhe S.M. (19), të dy nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ndërsa, gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, S.M. i ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë. Të dy janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër L.С. (19) dhe P.M. (36), të dy nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 20.07.2026, në Tetovë, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht J.I. (24) nga Tetova.
Më 09.11.2026, rreth orës 09:10, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Boris Trajkovski“ dhe rr. „Sasa“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Mercedes“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.T. (33) nga Shkupi dhe një automjeti udhëtarësh „Zastava“ me targa të Shkupit,i drejtuar nga V.K. (79) nga Shkupi. Në aksident, bashkudhëtarja në automjetin „Zastava“, R.K. (76) nga Shkupi, ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.B. (45) dhe M.B. (49), të dy nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 07.08.2026, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht A.R. (25) nga Reçica e Vogël.
Më 09.11.2026, në orën 11:00, SPB Shkup është njoftuar se në unazën e Qytetit të Shkupit „Nëna Terezë“, në afërsi të nyjës rrugore „Radishan“, një automjet transportues „MAN“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.S. (48) nga Shkupi, është përplasur në një gardh metalik. Në aksident, I.S. ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 09.11.2026, në orën 14:00, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria T.C. (40) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se gjatë muajit të fundit ai vazhdimisht e kishte ndjekur dhe shqetësuar ish-partneren e tij 40-vjeçare nga një fshat i Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër XH.А. (65) nga fsh. Glazhnjë, Komuna e Likovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar“. Më 05.10.2026, në fsh. Likovë, i kallëzuari i ka penguar nëpunësit policorë në kryerjen e veprimeve zyrtare.
Më 09.11.2026, në orën 11:45, SPB Tetovë është njoftuar se në bul. „Ilindeni“ në Tetovë, një person me një trotinet elektrik ka goditur një të mitur 17-vjeçare nga Kosova dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, e mitura ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës në Tetovë. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për gjetjen e personit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.A.L. (28) nga Taxhikistani, me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë“. Më 08.10.2026, me qëllim që të vazhdonte qëndrimin e përkohshëm, i kallëzuari drejtuar Repartit për të Huaj dhe Riatdhesim në Tetovë ka dorëzuar dy dokumente me përmbajtje të pavërtetë.
SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli, pranë Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ngriti kallëzim penal kundër Gj.B. (26) nga Gjevgjelia, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe „mundësimi i përdorimit të drogave narkotike“. Më 08.11.2026, në Gjevgjeli, në bazë të urdhrit të gjykatës, është realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar amfetaminë, kokainë, marihuanë dhe sende me gjurmë të një substance pluhurore të bardhë. Ai është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli, ndërsa nga masat e ndërmarra është konstatuar se më 07.11.2026, në shtëpinë e tij, i ka mundësuar një personi nga Strumica të përdorë amfetaminë. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas ngritjes së kallëzimit penal, gjykatësi i Gjykatës Themelore Gjevgjeli i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Më 09.11.2026, në orën 00:10, në rr. „Kërste Nale“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir kanë privuar nga liria K.J.S.F. (47) nga Suedia, pasi gjatë kontrollit tek ai dhe në automjetin që e drejtonte janë gjetur dy thërrmuese me mbetje marihuane dhe një shishe me substancë pluhurore. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.R. (39) nga fsh. Poroj, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „mashtrim“. Gjatë muajit gusht të vitit 2026, i kallëzuari është marrë vesh gojarisht me një person që të kryente punime për lyerjen e shtëpisë së tij, me ç’rast i është dhënë paradhënie prej 2.500 eurosh, por ai nuk i ka kryer punimet e dakorduara.
Më 09.11.2026, në orën 20:55, nëpunës policorë të NJPB Kavadar kanë zhvilluar bisedë zyrtare me M.D. (62) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në vendin e quajtur „Vitacevë“, në rrethinë të Kavadarit, me pushkë gjuetie i ishte kërcënuar M.I. (50) nga fsh. Begnishtë, në rrethinë të Kavadarit. Pushka dhe pistoleta për sinjalizim me dritë dhe me zë janë gjetur dhe konfiskuar. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.S. (42), B.M. (58) dhe M.M. (30), të gjithë nga fsh. Zhelinë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 10.04.2026, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në trafik, ka ndodhur një përleshje fizike ndërmjet të kallëzuarve, me ç’rast janë përdorur sende prej druri dhe sende të mprehta.
Më 09.11.2026, në orën 18:10, në fsh. Orizarë e Epërme, në rrethinë të Manastirit, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria J.S. (53) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur një substancë pluhurore. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër G.J. (25) nga fsh. Urviç, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 14.06.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht një grua 50-vjeçare nga Kosova, e cila ishte kujdestare e nënës së tij të sëmurë.
Më 09.11.2026, në orën 12:30, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria I.F. (29) nga Radovishi. Sipas denoncimit, ai në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj babait të tij. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Radovish dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Radovish. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ka ngritur kallëzim penal kundër I.S. (34) nga një fshat i Strumicës, mbi dyshime të bazuara se më 07.11.2026, në Bogdanc, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 22-vjeçare nga një fshat i Strumicës. Ai është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas ngritjes së kallëzimit, gjykatësi i Gjykatës Themelore Gjevgjeli i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh.
Më 09.11.2026, në orën 11:20, në rrugën rajonale Bllatë-Dibër, nëpunës policorë nga NJPB Dibër kanë privuar nga liria Sh.S. (38) nga Kërçova, Z.A. (29) nga Shkupi, si dhe L.E. (23) dhe P.S. (20), të dy nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të një automjeti motorik të udhëtarëve „Seat Leon“ me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonin, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe sende me mbetje marihuane. Pas ndërmarrjes së masave, është konstatuar se Sh.S., i cili e drejtonte automjetin, kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik të udhëtarëve. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër personave do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 09.11.2026, në orën 23:40, në SPB Shkup, V.A. (40) nga Shkupi ka denoncuar se para një kazinoje në rajonin e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.11.2026, në orën 23:15, në SPB Shkup, K.S. (34) nga Shkupi ka denoncuar se para një kazinoje në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga V.A. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
NJPB Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër D.F. (52) nga fshati Labunishtë i Strugës, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale „ndërtim pa leje“ dhe „uzurpim i patundshmërive“. Gjatë vitit 2025, në një parcelë kadastrale në pronësi shtetërore në fshatin Podgorc, i kallëzuari ka ndërtuar një shtëpi dhe një objekt bujqësor pa lejen përkatëse dhe dokumentacion tjetër shtesë të lëshuar nga organi kompetent shtetëror.
Më 09.11.2026, në orën 14:30, në SPB Shkup, D.L. (41) nga Kumanova ka denoncuar se në rajonin e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.11.2026, në orën 17:30, në SPB Shkup, I.D. (39) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Gjorçe Petrovit ishte sulmuar fizikisht nga D.B. (39) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
NJPB Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër I.S. (62) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „uzurpim i patundshmërive“. Në një parcelë kadastrale në pronësi shtetërore në fshatin Gari, i kallëzuari ka ndërtuar një shtëpi dhe ka vendosur një gardh metalik pa lejen përkatëse dhe dokumentacion tjetër shtesë të lëshuar nga organi kompetent shtetëror.
Më 09.11.2026, në orën 17:40, në SPB Shkup, një grua 33-vjeçare ka denoncuar se në zonën e Kisella Vodës ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj B.D. (27). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.11.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare ka denoncuar se partneri i saj jashtëmartesor N.M. (40), përmes dy fëmijëve të tyre të mitur dhe përmes një fqinji të tyre, i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër M.J. (20) nga një fshat në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „bashkëjetesë jashtëmartesore me fëmijë“. I kallëzuari, nga pranvera e vitit 2026 deri në shtator të vitit 2026, kishte jetuar në bashkësi jashtëmartesore me një fëmijë 14-vjeçar në shtëpinë e tij.
Më 09.11.2026, në orën 08:05, në SPB Shkup, S.J. (22) nga Kumanova ka denoncuar se në një pompë të benzinës në rajonin e Komunës së Aerodromit ishte sulmuar fizikisht nga Z.N. (61) nga Shkupi, i punësuar në pompën e benzinës. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 09.11.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup, një person 27-vjeçar ka denoncuar se më 07.11.2026, në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga K.E. (40). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.A. (38) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 06.10.2026, i kallëzuari, ish-student i Fakultetit të Arteve pranë Universitetit të Tetovës, në zyrën e dekanit të fakultetit kishte lënë kërcënime me shkrim drejtuar dekanit dhe profesorëve të tjerë të fakultetit.
Më 09.11.2026, rreth orës 17:25, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Bit Pazarit kishte shpërthyer zjarr në një shtëpi. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë nga SPB Shkup.