Më 08/09.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria H.J. (33), M.J. (19), N.U. (43), të gjithë nga Shkupi, një të mitur 16-vjeçar nga fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit dhe S.P. (38) nga Komuna e Sarajit, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhuror e bardhë, substancë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 08.11.2026, në orën 11:30, në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës, nëpunës policorë e privuan nga liria J.F. (65) nga Shkupi, pasi rreth orës 10:00, gjatë kontrollit të pakos të cilën ia kishte sjellë djalit të saj, i cili është duke vuajtur dënimin me burg në institucion, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 08.11.2026, në orën 23:10, në një fshat të Dellçevës, nëpunës policorë të NJPB Dellçevë i privuan nga liria A.L. (45) nga fshati, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai fizikisht e kishte sulmuar djalin e tij 13-vjeçar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të vijojë kallëzimi përkatës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër V.D. (29) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikimi i sigurisë“. Më 16.10.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari i kishte bërë kërcënime nënës së tij 52-vjeçare.
Më 08.11.2026, në orën 17:35, në NJPB Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria H.D. (35) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit paraprak të babait të tij 70-vjeçar se rreth orës 16:30, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje paraprake, fizikisht i kishte sulmuar atë dhe bashkëshorten e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër H.D. do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër T.I. (46) nga fsh. Sellcë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 27.10.2026, në fsh. Sellcë, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të kallëzuarit, me ç'rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 08.11.2026, në orën 23:20, në një fshat të Tetovës, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan lirinë P.A. (24) nga fshati, duke vepruar pas denoncimit paraprak të nënës së tij 49-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare pas një grindjeje paraprake. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria tetë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „Ngasja e pakujdesshme e automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, katër persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: V.P. (45) nga Shkupi, N.E. (56) nga fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, A.A. (35) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit dhe T.B. (20) nga Turqia, me qëndrim në Tetovë. Nën ndikimin e alkoolit kanë drejtuar automjet G.N. (35) nga Probishtipi dhe H.J. (30) nga Manastiri, ndërsa me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit kanë qenë dy persona: N.A. (22) nga Shkupi dhe D.B. (40) nga Shtipi, i cili e ka drejtuar automjetin edhe në drejtim të kundërt. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.
NJPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.D. (48) nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Gjatë kontrollit rrugor, të kryer në vendin e quajtur „Kryqëzimi i Manastirit“, në afërsi të Kërçovës, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh të markës „Golf“, me targa të Kërçovës, në të cilin udhëtonte i kallëzuari, me ç’rast ai ka hedhur nga dritarja marihuanë, e cila është gjetur dhe sekuestruar.
Më 08.11.2026, në ora 16:35, në rr. „Sllavejko Arsov“ në Resnjë, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e privuan nga liria E.Xh. (24) nga Resnja, sepse fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij jashtëmartesore. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
NJPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër S.C. (22) nga një fshat i Dibrës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Bashkëjetesë jashtëmartesore me fëmijë“. Më 13.08.2026, i kallëzuari kishte krijuar bashkësi jashtëmartesore me një të mitur nga një fshat i Dibrës, pasi, pas marrëveshjejes, e kishte marrë me automjetin e tij në afërsi të shtëpisë së saj. Pas ndërmarrjes së masave, një ekip i përbërë nga nëpunës policorë dhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale, në prani të anëtarit të familjes së të miturës, zhvilluan biseda zyrtare, pas çka, S.C. u privua nga liria.
Më 08.11.2026, në orën 22:20, në një fshat të Gjevgjelisë, nëpunës policorë të NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria një 45-vjeçar, banor i atij fshati. Sipas denoncimit, rreth orës 21:00, në shtëpinë familjare, ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.
NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.K. (49) nga Struga, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Në rr. „JNA“ në Strugë, nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Strugë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Më 08.11.2026, në orën 17:20, në SPB Shkup është denoncuar se para një objekti tregtar në lagjen Koloni ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.G. (42) dhe disa personave të tjerë, me ç’rast është përdorur edhe një send i fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.11.2026, në orën 13:10, në SPB Shkup, B.R. (30) nga Shkupi ka denoncuar se në zonin e Shuto Orizarës është sulmuar fizikisht nga E.Sh. (36), ndërsa E.D. (29) i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 08.11.2026, rreth orës 19:00, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Shuto Orizarës është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.R. (30) dhe Xh.Sh. (26), të dy nga Shkupi, me ç’rast janë përdorur edhe sende të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 08.11.2026, në orën 19:30, në SPB Shkup, M.S. (22) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Draçevës është sulmuar fizikisht nga F.M. (20) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 09.11.2026, në ora 04:50, në SPB Shkup është denoncuar se në një banesë në rajonin e Komunës së Aerodromit, bojleri në tualet ishte përfshirë nga zjarri dhe kishte shkaktuar shpërthim. Nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë nga SPB Shkup.