Më 07.11.2026, në orën 20:35, SPB Shkup është njoftuar se në rrugën „Lazar Liçenoski“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Citroen“ me targa të Shkupit, i cili, sipas deklarimit të N.R. (24), drejtohej nga E.S. (23), të dy nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve „Volkswagen T-Roc“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (43) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar E.S., ndërsa lëndime trupore kanë pësuar N.R. dhe A.A., të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ dhe në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naumi Ohridski“. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 07.11.2026, në orën 23:30, SPB Shkup është njoftuar se pranë vendit - Stopanski Dvor në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Seat“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.M. (52) nga Dellçeva. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar i mituri dhe bashkudhëtari i tij B.A., ndërsa lëndime trupore ka pësuar S.M., të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 07.11.2026, rreth orës 13:40, në hapësirën e parkimit pranë bul. „Mitropolit Teodosij Golloganov“ në Shkup, një automjet i udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.J. (67) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin A.F. (93) nga Shkupi. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në një institucion shëndetësor privat. Një ekip ii SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 07.11.2026, në orën 16:00, nëpunës policorë të Stacionit Policor Çashkë e kanë privuar nga liria A.S. (43) nga fshati Izvor, Komuna e Çashkës, për shkak se e ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje të paturpshme dhe të pahijshme dhe nuk i ka respektuar urdhrat e nëpunësve policorë, të cilët ishin duke kryer veprime zyrtare. Pas ndërmarrjes së masave dhe kryerjes së verifikimeve, është konstatuar se A.S. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,15 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 08.11.2026, në orën 00:25, para një objekti hotelierik në rrugën „Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, nëpunës policorë nga SP Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (19) nga fshati Dobërdoll. Pas ndërhyrjes për prishje të rendit dhe qetësisë publike, personi ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Gjatë alkotestit, te H.S. janë matur 1,52 promilë alkool në gjak, pas çka është mbajtur në stacion policor. Në lidhje me ngjarjen e njëjtë, në orën 02:10 nga liria janë privuar edhe A.Z. (25) dhe Xh.J. (23), të dy nga Gostivari. Ata janë mbajtur në stacion policor për procedim të mëtejmë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 07.11.2026, në orën 23:00, në rrugën „Naum Naumoski Borçe“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e kanë privuar nga liria D.P. (40) nga fshati Konjarë e vogël, rrethina e Prilepit, pasi gjatë kontrollit të tij dhe automjetit të tij të udhëtarëve „Ford“ me targa të Prilepit, në ulësen e bashkudhëtarit është gjetur një substancë pluhurore. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 07.11.2026, në orën 15:10, në Prilep, në rrugën „Korab“, nëpunës policorë të NJPB Prilep e kanë privuar nga liria G.A. nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit të tij është gjetur një substancë pluhurore. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër S.A. (22) nga fshati Vrapçisht, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „marrja e fëmijës“. Më 21.07.2026, i kallëzuari, pas një zënke paraprake, e ka marrë fëmijën e tij dyvjeçar dhe është larguar për në Republikën e Zvicrës, pa dijeninë dhe pëlqimin e bashkëshortes së tij.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.T. (38) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 21.08.2026, para një objekti hotelierik në Berovë, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht Z.P. nga Berova.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.B. (43) nga fshati Ratevë, rrethina e Berovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 19.10.2026, në fshatin Ratevë, në shtëpinë familjare, pas një zënke paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht fëmijën e tij.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.K. (36) nga Vinica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „rrezikimi i sigurisë“ dhe „moszbatimi i vendimit gjyqësor“. Më 30.09.2026, i kallëzuari ka hyrë me kositëse bari në oborrin e P.K. nga një fshat i Vinicës, me çka ka vepruar në kundërshtim me aktvendimin e Gjykatës Themelore Vinicë, me të cilin i kallëzuari nuk guxon të kryejë aktivitete në oborr të huaj, me ç’rast e ka kërcënuar atë.
Më 07/08.11.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria D.K. (41), V.Gj. (55), M.B. (30), O.B. (26) dhe I.D. (52), të gjithë nga Shkupi, pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë pluhurore e bardhë, substancë kokërrzore e bardhë dhe një shishe me metadon. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 07.11.2026, në orën 14:20, në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.Z. (30) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se gjatë vizitës së të dënuarit J.Z. (34), në dhomën e vizitave të institucionit, gjatë kontrollit personal te ajo ishin gjetur dhe sekuestruar dy paketime me marihuanë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.11.2026, në orën 15:55, në SPB Shkup nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë është denoncuar se gjatë kontrollit të një pakoje për të dënuarin G.S. (40), të cilën paraprakisht e kishte lënë nëna e tij, janë gjetur 171 tableta. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.11.2026, në orën 16:00, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, gjatë kontrollit të B.S. (32) nga Holanda, i cili drejtonte një automjet transportues „Ford“ me targa holandeze, në çantën e tij të udhëtimit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Shkup për procedim të mëtejmë.
Më 07.11.2026, në orën 19:30, në NJPB Prilep, S.K. (36) nga Prilepi ka denoncuar se në rrugën „Trizla“ në Prilep, vajza e saj të mitur është kërcënuar me një send druri nga E.A., i cili është babai i bashkëshortit të saj jashtëmartesor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Më 06.11.2026, në një fshat të rajonit të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria K.P. (33) nga ai fshat. Në bazë të urdhrit gjyqësor, është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast janë gjetur disa kavanoza të mbushur me marihuanë, dy bimë kanabisi dhe fara kanabisi, ndërsa gjatë kontrollit të K.P., ai ka nxjerrë dhe dorëzuar një cigare të punuar me dorë me marihuanë. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 07.11.2026, në orën 22:30, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria D.M. (35), A.M. (29) dhe E.M. (32), të gjithë nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se në afërsi të një kazinoje e kishin sulmuar fizikisht D.G. (66) nga Shkupi dhe po ashtu D.M. e ka kanosur atë me një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 08.11.2026, në orën 06:10, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria J.J. (40) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se së bashku me disa persona të tjerë e kishin sulmuar fizikisht B.P. (40) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 07.11.2026, në orën 16:05, në Dellçevë, nëpunës policorë të NJPB Dellçevë e kanë privuar nga liria V.M. (40) nga Koçani, pasi paraprakisht e kishte kërcënuar partneren e tij 44-vjeçare nga Dellçeva. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 08.11.2026, në orën 05:20, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë kanë privuar nga liria një banor 46-vjeçar nga një fshat i rajonit të Strumicës. Sipas denoncimit, më 08.11.2026, në Strumicë, ai e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij 44-vjeçare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.M. (26) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përgjim“. I kallëzuari, gjatë një periudhe kohore prej rreth tre muajsh në vitin 2026, ka ndjekur një grua 33-vjeçare nga Koçani, së cilës i ka bërë edhe kërcënime se nëse nuk hynte në lidhje dashurore me të kallëzuarin, ai do të publikonte fotografi dhe video eksplicite të cilat i kishte incizuar fshehurazi.
Më 07.11.2026, rreth orës 11:40, SPB Shkup është njoftuar se në rrethin e Njësisë Policore në Shuto Orizarë është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike mes Xh.B. (30), M.S. (47) dhe një 17-vjeçari, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 07.11.2026, në orën 18:30, në Stacionin Policor Qendër, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me N.P. (53) nga Shkupi, pasi ishte kapur duke drejtuar një dron pa leje nga Agjencia e Aviacionit Civil. Me vërtetim, droni i është konfiskuar për shkak të kundërvajtjes sipas Ligjit për Aviacionin Civil.
Më 07.11.2026, në orën 14:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë arrestuar A.M. (18), R.A. (53), K.P.V. (45) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 07.11.2026, rreth orës 11:00, në SPB Shkup, një burrë 70-vjeçar ka denoncuar se në shtëpinë e tyre, në zonën e Kisella Vodës, ai dhe bashkëshortja e tij janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre, D.S. (31), i cili më pas e ka kërcënuar me një send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.11.2026, në orën 13:00, në rrethinë të Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.L. (42), pas denoncimit paraprak se në shtëpi e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 40-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 07.11.2026, në orën 13:20, në SPB Shkup, L.S. (49) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Karposhit është sulmuar fizikisht nga A.M. (40), gjithashtu nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.
Më 07.11.2026, në orën 16:15, në SPB Shkup, J.S. (63) nga Shkupi ka denoncuar se në një varr në varrezat e Gjorçe Petrovit janë thyer dy pllaka mermeri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.11.2026, në orën 11:35, në SPB Shkup, Z.V. (61) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Gazi Babës është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.11.2026, në orën 18:15, në SPB Shkup, M.S. (43) dhe F.A. (41), të dy nga Shkupi, kanë denoncuar ndarazi se rreth orës 17:00, në lagjen Goce Dellçev, fëmijët e tyre të mitur janë sulmuar fizikisht nga S.A. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 07.11.2026, në zonën e Shuto Orizarës, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria Xh.B. (30) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 22-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas e kishte marrë vajzën e tyre të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.