Më 06.11.2026, në orën 20:40, NJPB Kavadar është njoftuar se në rrugën ekspres Prilep-Gradsko, një automjet tërheqës „MAN“ me rimorkio, me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.P. (38) nga fshati Stojakovo, Komuna e Bogdancit, është përplasur në rrethojën elastike metalike. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Një ekip i NJPB Kavadar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 07/08.11.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.T. (23) nga Velesi, S.M. (33), I.M. (30), F.G. (29), S.M. (46), S.B. (39), J.K. (21), A.K. (27), D.Xh. (30) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë pluhurore e bardhë, substancë kokërrzore, substancë kokërrzore ngjyrë kafe dhe substancë pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten parashtresa përkatëse.
Më 06.11.2026, në orën 09:45, SPB Shkup është njoftuar se në rrugën „11 Tetori“ në Shkup, në një autobus të drejtuar nga G.J. (58), derisa udhëtonte si udhëtare K.J. (79) nga Shkupi, ajo është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naum Ohridski“. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër P.A. (28) nga fsh. Novo Sellë, rrethina e Strumicës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 09.09.2025, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në zonën e fsh. Drazhevë, rrethina e Strumicës, ku i kallëzuari është kapur duke kultivuar shtatë bimë me rrënjë, kërcell dhe degë me gjethe dhe pjesë të sipërme – maje të bimës së kanabisit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.P. (46) nga një fshat i Berovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „moszbatim i vendimit gjyqësor“. Nga data 22.09.2026 deri më 22.10.2026, i kallëzuari nuk ka vepruar në përputhje me masat e përkohshme për mbrojtje nga dhuna në familje, të shqiptuara me Aktvendim të Gjykatës Themelore të Berovës ndaj bashkëshortes së tij.
Më 06.11.2026, rreth orës 17:40, SPB Shkup është njoftuar se në shtegun e biçikletave nga bul. „Goce Dellçev“ në Shkup, K.Sh. (48) nga Shkupi, i cili drejtonte një trotinet elektrik, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naum Ohridski“. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 06.11.2026, në orën 17:10, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria E.A. (25) nga Shkupi, i cili drejtonte një automjet udhëtarësh „Volkswagen Passat“ me targa të Shkupit, pasi gjatë kontrollit kufitar ka paraqitur për kontroll patentë shoferi të falsifikuar sllovene. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedim të mëtejshëm.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.R. (53) nga fsh. Strimnicë, Komuna e Zhelinës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 24.07.2026, në rrugën „Marshall Tito“ në Tetovë, i kallëzuari, derisa drejtonte një automjet udhëtarësh „Mercedes“, nuk është ndaluar sipas urdhrit të nëpunësit policor, me ç’rast i njëjti ka vazhduar lëvizjen dhe me automjetin e ka goditur një nëpunës policor derisa kryente veprime zyrtare.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.A. (28) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 26.09.2026, në rrugën „Maqedonia e Pirinit“ në Kumanovë, i kallëzuari është sjellë në mënyrë agresive dhe më pas ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor derisa kryente veprime zyrtare.
Më 06.11.2026, në orën 16:55, në fsh. Cërnik, në rrethinë të Pehçevës, nëpunës policorë të NJPB Berovë dhe të NJPB Dellçevë e kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga Berova, pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një send i mprehtë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 06.11.2026, në orën 09:30, në rrugën „114“, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin një biçikletë e drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga Tetova ka dalë nga rruga. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
Më 06.11.2026, në orën 18:30, nëpunës policorë të Njësisë së Policisë Kriminalistike pranë SPB Tetovë, në rrugën „Ilindenska“, duke vepruar në bazë të disa urdhrave me shkrim të gjykatës nga Gjykata Themelore e Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg prej tetë vjetësh për vepra penale sipas nenit 236 dhe 19 të Kodit Penal, e kanë privuar nga liria N.S. (35) nga fsh. Novo Sellë. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ka paraqitur kallëzim penal kundër O.R. (61) nga Kriva Pallanka, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 29.09.2026, në shtëpinë familjare në rrethinën e Kriva Pallankës, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht djalin e tij 12-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.T. (28) nga Gjevgjelia, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 28.09.2026, i kallëzuari, përmes një aplikacioni celular, i ka bërë kërcënime Z.N. dhe ish-bashkëshortes së tij.
SPB Strumicë – NJPB Radovish ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë kundër Gj.N. (37) nga Radovishi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare“, sipas nenit 420, paragrafi 4 të Kodit Penal. Më 04.11.2026, i kallëzuari ka telefonuar në ambasadën e një shteti të huaj në vend dhe në gjuhë të huaj u ka bëeë kërcënime serioze punonjësve, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Ngjarja është raportuar më 05.11.2026 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pas çka nëpunësit policorë e kanë gjetur dhe privuar nga liria Gj.N., i cili gjatë bisedës zyrtare e ka pranuar veprën. Pas kallëzimit të paraqitur dhe në bazë të propozimit të prokurorit publik, gjykatësi i Gjykatës Themelore të Strumicës ka marrë vendim për dërgimin e tij në observim psikiatrik në një institucion përkatës shëndetësor.
Njësiti për Kriminalitet të Dhunshëm – Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër Gj.S. (61) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e dy veprave penale „dhunë“ dhe „rrezikim i sigurisë“, sipas neneve 386 dhe 144 të Kodit Penal. Me fjalë të tjera, më 06.11.2026, në Gjykatën Themelore Civile – Shkup, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht Z.A. (67) nga Shkupi dhe i ka bërë kërcënime atij dhe avokates së tij.
Më 06.11.2026, në orën 17:45, në SPB Shkup, një grua 42-vjeçare ka denoncuar se më 05.11.2026, në korridorin e një shkolle fillore në territorin e Komunës së Aerodromit, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht me një send të fortë nga një bashkëmoshatar i tij, nxënës në klasën e njëjtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.11.2026, në orën 19:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.I. (18) nga Koçani pas denoncimit paraprak se ai kishte marrë një trotinet elektrik. Më 07.11.2026, në orën 03:30, D.I. ka denoncuar se, pasi e kishte kryer vjedhjen e trotinetit ishte sulmuar fizikisht nga një person me gjasë nga pronari i të njëjtit . Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.T. (31) nga Kriva Pallanka, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 17.09.2026, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 29-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime.
Më 06.11.2026, në orën 14:30, në Pikën Kufitare „Aeroporti Ndërkombëtar“ – Shkup, në dalje të shtetit, gjatë kontrollit të V.S. (49) nga Norvegjia, në bagazhin e tij të dorës është gjetur dhe sekuestruar një pjesë e armës së gjuetisë – mekanizmi mbyllës.