Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 06.11.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 06.11.2026

Më 05.11.2026, në orën 14:30, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „1“ në fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një motoçiklete „Suzuki“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.O. (25) nga fsh. Koliçan i Poshtëm, rrethina e Shkupit dhe një autobusi me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.N. (52) nga fsh. Taor, rrethina e Shkupit. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 05.11.2026, në orën 15:00, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Dizhoni“ në Shkup, B.L. (36) nga Shkupi, duke drejtuar një automjet transportues  „Peugeot“ me targa të Shkupit, ka goditur këmbësorin L.M. (68) nga Shkupi. Në aksident, këmbësori 68-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naumi Ohridski“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër P.A. (36) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 23.06.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari u ka bërë kërcënime prindërve të tij.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër S.S. (33) nga fsh. Çajle, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 25.10.2026, i kallëzuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

 

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.Z. (66) nga fsh. Sllupçan, Komuna e Likovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „falsifikim i dokumentit zyrtar“. Gjatë viteve 2021, 2022, 2023 dhe 2024, i kallëzuari, në cilësinë e personit zyrtar – ofiqar në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, në bashkësinë lokale në fsh. Sllupçan, ka regjistruar të dhëna të pavërteta dhe ka përpiluar certifikata të pavërteta për shtetas të huaj, duke paraqitur se gjoja kanë lidhur martesë para të kallzuarit.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.R. (57) dhe P.R. (55) nga fsh. Umllena, rrethina e Pehçevës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „vjedhje“. Nga prilli deri në korrik të vitit 2026, në territorin e fsh. Umllenë, nga një parcelë private, të kallëzuarit kanë marrë dru lisi të prera paraprakisht, të cilat i kanë transportuar me automjetet e tyre dhe ua kanë shitur personave të tretë. Më pas, nga parcela e njëjtë, kanë prerë në mënyrë të kundërligjshme gjithsej 63 trungje lisi, të cilat i kanë nxjerrë nga parcela dhe ua kanë shitur personave të tretë si dru për ngrohje.

 

Më 05/06.11.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria P.K. (49), A.J. (28), A.A. (27), të gjithë nga Shkupi, si dhe O.F. (38) nga fsh. Oktis, rrethina e Strugës, pasi te ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.E. (39) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare“. Më 30.08.2026, i kallëzuari është sjellë në mënyrë agresive, i ka kërcënuar dhe i ka fyer nëpunësit policorë të cilët kanë kryer veprime zyrtare.

 

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.I. (35) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 25.10.2026, në Kumanovë, gjatë tentimit për ta privuar nga liria, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor i cili ka kryer veprime zyrtare.

 

Më 05.11.2026, në orën 14:10, në Vinicë, nëpunës policorë të NJPB Vinicë e kanë privuar nga liria G.L. (28) nga fsh. Jakimovë, rrethina e Vinicës, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Më pas është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, me urdhër të Gjykatës Themelore të Vinicës, me ç’rast në veshjet e tij janë gjetur dhe sekuestruar mbetje të marihuanës. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 05.11.2026, në orën 22:50, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e kanë privuar nga liria G.P. (33) nga Koçani, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai kishte bërë kërcënime dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 30-vjeçare. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

NJPB Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër A.R. (34) nga Struga, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „uzurpim i patundshmërive“. Gjatë vitit 2025, në një parcelë kadastrale në pronësi shtetërore, të vendosur në lagjen „Vreshtat e Liqenit“, në bregun e Liqenit të Ohrit, i kallëzuari ka uzurpuar tokë shtetërore dhe pa lejen përkatëse të dhënë nga organi kompetent shtetëror, ka ndërtuar një banak të mbuluar.

 

Më 05.11.2026, në orën 20:45, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria J.I. (64) nga një fshat i Negotinës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij 35-vjeçare. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 05.11.2026, në orën 13:20, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë arrestuar S.G. (41) nga Velesi. Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 vjetësh, për kryerje të veprën penale „vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion“, sipas nenit 300 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu Idrizovë, për vuajtjen e dënimit.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër N.Ç. (80) nga fsh. Çegran, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Më 11.08.2026, në një hapësirë parkimi në fsh. Çegran, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me tre persona, i kallëzuari u ka bërë kërcënime dhe me një send të mprehtë e ka dëmtuar xhamin e përparmë të një automjeti udhëtarësh.

 

Më 05.11.2026, në orën 13:00, në Gostivar, nëpunësit policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria B.A. (34) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai i kishte bërë kërcënime me jetë bashkëshortes së tij 25-vjeçare nga Gostivari, me të cilën janë në procedurë shkurorëzimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 05.11.2026, në orën 22:10, në NJPB Gostivar, një grua 38-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 18:20, pas një grindjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj V.P. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

 

Më 05.11.2026, në orën 20:00, në NJPB Prilep, një e mitur 16-vjeçare nga Prilepi ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor dhe babai i tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 05.11.2026, në orën 11:30, në rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“ në Manastir, nëpunësit policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria D.B. (37) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tij janë gjetur dhe sekuestruar 30 shirita me tableta. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.



NJPB Kavadar ka ngritur kallëzim penal kundër Q.K. (74) nga fsh. Vatashë, rrethina e Kavadarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Më 13.03.2026, në vendin e quajtur „Katunishtë“, në shtëpinë e pushimit të të kallëzuarit, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë e kalibrit të vogël „TOZ“ modeli 1701 e kalibrit 22 mm, një pushkë gjuetie e kalibrit 16 mm, një pistoletë „Çeshka Zbrojovka“, e kalibrit 6,35 mm, si dhe copë municion.

 

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.J. (78) dhe G.J. (78) nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale, „falsifikim i dokumentit“ dhe „mashtrim“. I kallëzuari i parë, ka bërë ndryshime në kontratë për shitblerje të banesës, duke ndryshuar të dhënat për blerësin nga A.J. dhe duke shtuar një nënshkrim, ndërsa e kallëzuara e dytë ka shfrytëzuar kopjen e kontratës së ndryshuar, e ka vërtetuar atë te noteri, pas çka banesa është regjistruar në emër të të kallëzuarit të parë.

 

Më 06.11.2026, rreth orës 01:20, në Shkup, në rajonin e Qendrës, nëpunësit policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria P.M. (48) dhe M.A. (34), të dy shtetas të Turqisë, pas  denoncimit paraprak se kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike ndërmjet tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 05.11.2026, rreth orës 17:40, në SPB Shkup, J.Ç. (70) nga Shkupi ka denoncuar se gjatë periudhës nga 25.09.2026 deri më 05.11.2026, një kryerës i panjohur i kishte vënë zjarrin derës hyrëse të një shtëpie në rajonin e Kisella Vodës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 05.11.2026, në orën 22:10, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria A.S.U. (18) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se kishte sulmuar fizikisht dy të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 05.11.2026, në orën 22:20, në SPB Shkup, E.L. (55) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Çairit ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 05.11.2026, në orën 16:50, në SPB Shkup, M.G. (38) nga Shkupi ka denoncuar se në hyrje të një ndërtese në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga fqinja e tij B.K. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 05.11.2026, në orën 20:00, në Shkup, në zonën Karposhit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria K.S.G. (46) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak të ish-bashkëshortit të saj 47-vjeçar se ajo kishte sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 05.11.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup, Zh.T. (55) nga Shkupi ka denoncuar se më 04.11.2026, në një objekt në fsh. Kadinë, në rrethinë të Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga kolegia e saj S.K., e cila i kishte bërë edhe kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 05.11.2026, në orën 09:50, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria L.S. (36) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak të një grua 29-vjeçare se ai e kishte kërcënuar se do t’ua dërgonte fotografitë e saj me përmbajtje eksplicite anëtarëve të familjes së saj, në qoftë se ajo nuk i jepte para dhe nuk kryente marrëdhënie seksuale me të. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 05.11.2026, në orën 13:40, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.K. (33) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak të një gruaje 42-vjeçare se i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 05.11.2026, në orën 17:30, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria Zh.A. (41) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak të një burri 43-vjeçar se i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 05.11.2026, në orën 16:40, në Shkup, në zonën e Çentos, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria E.O. (37) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e markës „Titan“, e kalibrit 7x65 mm, me një karikator dhe dy fishekë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Accessibility Menu