Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 05.11.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 05.11.2026

Më 04.11.2026, në orën 16:05, SPB Tetovë është njoftuar se në rrugën lokale ndërmjet fsh. Dobërcë dhe fsh. Çiflik ka ndodhur aksident rrugor në mes të një automjeti të udhëtarëve „Opel Corsa“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.Ç. (55) nga fsh. Çiflik, rrethina e Tetovës dhe një katërçikli me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.S. (34) nga fsh. Larce. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i katërçiklit, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtari i tij 16-vjeçar i mitur dhe shoferi i automjetit të udhëtarëve „Opel Corsa“, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër J.N. (45) nga fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 15.08.2026, i kallëzuari në oborrin e shtëpisë familjare fizikisht e ka sulmuar nusen e vëllait të tij.

 

Më 04.11.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.K. (31), M.A. (38), V.A. (37), B.R. (26), të gjithë nga Shkupi, V.K.S. (19) nga fsh. Lukovë, rrethina e Strugës, V.A. (24) nga Tetova dhe E.N. (26) nga fsh. Kondovë, rrethina e Shkupit, pasi te ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë pluhurore e bardhë, lëndë kokërrzore, një tabletë dhe një lëng. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 05.11.2026, në orën 01:00, në rr. „Jordan Zllatanoski“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria S.D. (26) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa gjatë testimit të alkoolit është konstatuar prania e 1,34 promilëve alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër S.S. (49) nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 29.10.2026, në Veles, nëpunës policorë kanë kryer kontroll në një automjet të udhëtarëve, të drejtuar nga i kallëzuari dhe bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe para.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.I. (25) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 11.08.2026, në shtëpinë familjare në Tetovë, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij dhe i ka bërë kërcënime asaj dhe familjarëve të saj të afërt.

 

Më 04.11.2026, në orën 19:45, në rr. „Ohridska“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir kanë privuar nga liria D.M. (34) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.A. (41) dhe B.A. (39) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 24.08.2026, në Tetovë, të kallëzuarit fizikisht e kanë sulmuar A.A.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal kundër L.N. (45) nga Probishtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 29.05.2026, në rr. „Nada Mihajllova“ dhe në ambientet e Stacionit Policor Probishtip, i kallëzuari i ka bërë kërcënime një nëpunësi policor.

 

Më 05.11.2026, në orën 02:50, SPB Shkup është njoftuar se në rajonin e Kisella Vodës, pas një grindjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet M.J. (22) dhe M.D. (30). Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 04.11.2026, në orën 23:20, SPB Shkup është njoftuar se para një objekti hotelierik në rajonin e Karposhit është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet M.A. (26) dhe S.T. (30). Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 04.11.2026, në orën 13:30, në SPB Shkup, K.K. (32) nga Shkupi ka denoncuar se në rajonin e Gazi Babës është sulmuar fizikisht nga E.B. dhe M.B. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 05.11.2026, rreth orës 00:35, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Butelit, në shtëpinë e K.M. (84) nga Shkupi, dy persona, duke përdorur forcë fizike, i kanë marrë para dhe stoli personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër P.K. (21) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „mundësim i përdorimit të drogave narkotike“. Gjatë kontrollit të kryer, nëpunësit policorë e kanë hasur të kallëzuarin në një parking në rr. „Partizanska“ në Ohër, së bashku me dy persona të tjerë, të cilëve paraprakisht u kishte mundësuar përdorimin e drogës narkotike marihuanë. Ata janë privuar nga liria dhe me ta janë zhvilluar biseda zyrtare në SPB Ohër.

 

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër R.A. (45) nga fsh. Podgorcë, rrethina e Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „shkatërrim i pyjeve“ dhe „vjedhje“. Më 16.10.2026, patrulla të përbashkëta të përbëra nga nëpunës policorë të NJPB Strugë dhe Policisë Pyjore nga Struga kanë kryer kontrolle në brezin malor mbi fsh. Podgorcë, me ç’rast e kanë kapur të kallëzuarin duke kryer prerje të paligjshme të drurëve të ahut të pashënuar në një parcelë kadastrale pyjore në pronësi shtetërore, me qëllim të përvetësimit të tyre të kundërligjshëm. Ai është privuar nga liria, ndërsa masa drusore e prerë në mënyrë të paligjshme i është dorëzuar Policisë Pyjore.

 

NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër J.Z. (52) nga Dibra, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 29.10.2026, në Dibër, i kallëzuari, me sjellje agresive, kanosje dhe frikësim ndaj personave zyrtarë të Shoqërisë Aksionare për Ndërtim dhe Menaxhim me Hapësirë Banesore dhe Afariste, ka tentuar t'i pengojë në kryerjen e veprimeve zyrtare, me qëllim të parandalimit të uzurpimit të një objekti afarist, të cilin ai e kishte uzurpuar dhe që ishte në pronësi shtetërore. I kallëzuari, me automjetin e tij, e ka ndjekur, e ka zënë në pritë dhe e ka ndaluar automjetin zyrtar të Agjencisë, ndërsa me të thirrur dhe sjellje të pahijshme ka tentuar t'ua marrë telefonin zyrtar.


Më 05.11.2026, në ora 00:40, në fsh. Haraçinë, Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria R.A. (22) nga fsh. Haraçinë, pasi tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 26 fishekë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër R.S. (55) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Më 08.09.2026, në territorin e fsh. Gajre, Tetovë, i kallëzuari në parcelën e tij pyjore ka ndezur mbeturina, me ç’rast zjarri është përhapur në sipërfaqe më të madhe.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër D.T. (43) nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „mashtrim“. Më 22.07.2026, i kallëzuari e ka mashtruar një person, pronar dhe drejtues të personit juridik, duke i premtuar se do të fillonte të punonte në firmën e tij, me kusht që t'i paguante mjete financiare në vlerë prej 110.700 denarësh, të cilat ia kishte paguar.

 

 

 

 

Accessibility Menu