Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 04.11.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 04.11.2026

Më 03.11.2026, në orën 04:20, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Boris Trajkovski“ dhe rr. „1519“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Mercedes“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga një i mitur nga fsh. Koliçan i Sipërm, rrethina e Shkupit dhe një automjeti të udhëtarëve „Citroen“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga 45-vjeçarja J.K.D. nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët dhe bashkudhëtarja e automjetit „Mercedes“, A.D. (18) nga Velesi, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 03.11.2026, në orën 11:00, SPB Shkup është njoftuar se në një rrugë shërbyese që lidh hapësirën e parkimit me rr. „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, Z.B. (48) nga Shkupi, duke drejtuar automjetin e udhëtarëve „Volkswagen Caddy“, me targa të Shkupit, ka goditur këmbësorin A.O. (57) nga Shkupi. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naum Ohridski“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 03.11.2026, në orën 16:30, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „362“ në Shkup, M.S. (48) nga Shkupi, duke drejtuar një automjet transportues  „Mercedes“, me targa të Shkupit, ka goditur një fëmijë 6-vjeçar nga Shkupi. Në aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 03.11.2026, në orën 15:30, në NJPB Berovë, një grua 43-vjeçare nga Berova ka denoncuar se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj M.D. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 03.11.2026, në orën 18:30, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria D.J. (67) nga Koçani, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 58-vjeçare, se rreth orës 15:00, në shtëpinë familjare, ai i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 03.11.2026, në orën 13:30, në Shtip, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar të Drogës dhe të Armëve pranë SPB Shtip e kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga Shtipi, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Shtip dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi juridik nga fsh. Novo Sellë, rrethina e Strumicës, kundër drejtuesit të personit juridik, T.R. (46) dhe kundër K.R. (68) nga fsh. Prosenikovë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „keqpërdorimi i procedurës së thirrjes publike, dhënies së kontratës së furnizimit publik ose partneritetit publik-privat“, si dhe kundër G.G. (52), i punësuar në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar në Shkup, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar“. I kallëzuari i parë, i dytë dhe i tretë, në dy raste nuk kanë kryer pranimin sasior dhe cilësor të bagëtive të gjalla të konfiskuara, në përputhje me dispozitat e kontratës së lidhur për furnizim publik. I kallëzuari i katërt nuk ka kërkuar të kryhet pranimi cilësor dhe sasior i bagëtive të gjalla, përmes hartimit të procesverbalit përkatës.

Më 03.11.2026, në orën 20:50, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria A.D. (38) nga fsh. Billanoc, rrethina e Kumanovës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 03/04.11.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria B.D. (37), I.M.P. (18), A.T. (29), D.D. (27), A.B. (26), N.K. (36) dhe dy 17-vjeçarë, të gjithë nga Shkupi, si dhe A.O. (25) dhe R.M. (31), të dy nga fsh. Çerkez, rrethina e Kumanovës, pasi tek ata janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një substancë kokërrzore e bardhë dhe një substancë pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 03.11.2026, në orën 11:30, në NJPB Strugë është denoncuar se J.B. nga një fshat i rajonit të Strugës, në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht babanë e tij 67-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 03.11.2026, në orën 22:20, në një fshat të rajonit të Kërçovës, nëpunës policorë ia kanë hequr lirinë C.A. (59), duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

NJPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.A. (44) nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „ndërtim i paligjshëm“. Ajo, në cilësinë e investitores për ndërtimin e një objekti ndërtimor në Kërçovë, me vetëdije, me paramendim, në kundërshtim me lejen e ndërtimit, ka kryer punime ndërtimore në kundërshtim me projektin e miratuar themelor dhe në vend të numrit të paraparë të kateve, hapësirën e kulmit e ka shndërruar në hapësirë banimi. Ndërtimi i paligjshëm është konstatuar edhe nga inspektori i autorizuar i ndërtimit pranë Komunës së Kërçovës.

 

SPB Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër Z.C. (62) nga fsh. Nagoriçan i Ri, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“. Më 09.08.2026, në një shtëpi në fsh. Nagoriçan i Ri, ai e ka sulmuar fizikisht M.S. (48) nga Kumanova, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

 

SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër N.H. (61) nga rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 30.10.2026, para një objekti hotelierik në Tetovë, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht A.B. nga rrethina e Gostivarit, duke i shkaktuar lëndime.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.N. (28) dhe E.N. (25), të dy nga fsh. Tenovë, Komuna e Bërvenicës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 23.09.2026, në fsh. Radiovcë, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht B.SH. nga fsh. Tenovë, të cilët kanë përdorur një send metalik, duke i shkaktuar lëndime.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër B.I. (42) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 01.11.2026, në një objekt hotelierik në Gostivar, i kallëzuari i ka mundësuar një personi të konsumonte kokainë, tek i cili ishte gjetur edhe marihuanë. Nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç'rast kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë.

Më 03.11.2026, në orën 18:40, T.K. nga Bogdanci ka denoncuar se në vendin e quajtur „Çezma e Içevit“, në lagjen ,,Gorno Sello’’ në Bogdanc, kishte vërejtur një automjet të udhëtarëve të parkuar, të përfshirë nga zjarri, në afërsi të të cilit ndodhej një trup i pajetë. Menjëherë pas denoncimit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor me Kompetenca të Përgjithshme Gjevgjeli janë drejtuar në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se në afërsi të automjetit të djegur ndodhej një person i gjinisë mashkullore, pa shenja jete, pas çka është konstatuar se bëhej fjalë për V.G. (21) nga Bogdanci. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore pranë ISHP Spitali i Përgjithshëm Gjevgjeli ka konstatuar vdekjen. Pas lokalizimit të zjarrit nga ana e Brigadës Zjarrfikëse, është vërejtur se në automjet ndodhej një person i djegur, pa shenja jete. Për ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli dhe është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes. Me udhëzim të prokurorit publik, trupat janë dërguar për autopsi me qëllim të konstatimit të identitetit, përkatësisht konstatimin e shkaqeve të vdekjes. Po ndërmerren masa për konstatimin e rrethanave dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 03.11.2026, në ora 22:00, në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria B.L. (22) nga Tetova, në bazë të urdhërarrestit lokal dhe urdhërarrestit qendror të shpallur për veprën penale „prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, sipas nenit 215 të Kodit Penal. Personi është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.

 

Më 03.11.2026, në orën 15:50, në rr. „Bllagoja Toska“ në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria një të mitur 17-vjeçar nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër O.S. (46) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 19.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari është sjellë në mënyrë të dhunshme dhe i ka bërë kërcënime prindit të tij.

 

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.S. (27) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 29.09.2026, në fsh. Otël, Komuna e Likovës, i kallëzuari, pasi i është dhënë shenja e ndalimit, nuk është ndalur dhe me automjet transportues ka goditur një automjet zyrtar të MPB-së, e më pas ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.

 

Më 03.11.2026, në orën 18:20, në Shkup, në zonën e Draçevës, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria A.M. (27) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se fillimisht, në një autobus, kishte sulmuar fizikisht disa udhëtarë, si dhe shoferin e autobusit, të cilit ishte përpjekur t'ia merrte edhe telefonin celular. Më pas kishte dalë nga autobusi dhe kishte dëmtuar një automjet të udhëtarëve, ndërsa pas arritjes së policisë kishte sulmuar fizikisht nëpunësit policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 03.11.2026, rreth orës 18:00, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Karposhit, një të mituri 15-vjeçar, i cili ka qenë së bashku me shokët e tij, ia kishin marrë sendet personale disa të mitur, të cilët e kishin kanosur me një send të mprehtë dhe të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.Xh. (51) nga fsh. Pallaticë, Komuna e Zhelinës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Më 01.10.2026, para një objekti hotelierik në fsh. Pallaticë, i kallëzuari me një send të mprehtë i ka drejtuar fjalë të pahijshme N.T.

 

Më 03.11.2026, rreth orës 12:20, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Qendrës kishte shpërthyer zjarr në një automjet të udhëtarëve „Seat Ibiza“, me targa të Shkupit, i cili ishte në lëvizje dhe drejtohej nga G.M. (58) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse – Shkup. Nuk ka persona të lënduar.

 

 

 

 

Accessibility Menu