Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 13.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër M.O. (45) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 25.05.2025 në Shkup, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar amfetaminë.

 

SPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër I.R. (46) nga fsh.Presil, rrethina e Krushevës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 22.05.2025, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe ambientet tjera të cilat i përdor i denoncuari, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë për pistoletë dhe municion.

 

Më 12.03.2026 rreth orës 12:00, në SPB Kumanovë u njoftua se në rr. "Ivo Llolla Ribar" në Kumanovë, një automjet udhëtarësh ,,Reno'' me ​​targa të Kumanovës, i drejtuar nga D.Z. (46) nga Kumanova, ka goditur këmbësorin Z.M. (74) nga fsh. Ramanli, rrethina e Kumanovës. Nga ky aksident, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Kumanovë.

 

Më 12.03.2026, në NJPB Kavadar u denoncua se në orën 10:15, në rrugën rajonale Kavadar-Rosoman, në zonën e fshatit Ribarc, komuna e Rosomanit, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një mjeti trasnportues "Man" me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.J. (27) nga fsh. Batinc, rrethina e Shkupit dhe një automjeti udhëtarësh "Ford" me targa të Kavadarit, i drejtuar nga 49-vjeçarja D.M. nga Kavadari. Nga ky aksident, D.M. mori lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. U njoftua prokurori publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip hetimor i NJPB Kavadar.

 

Më 12.03.2026 në orën 20:40, në NJPB Kërçovë u njoftua se në kryqëzimin e rr. "Marshall Tito" me rr. "11 Shtatori" në Kërçovë, 43-vjeçari A.M. nga fsh. Lazorovc, rajoni i Kërçovës, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Kërçovës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Nga ky aksident, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip hetimor nga NJPB Kërçovë.

 

Më 12.03.2026 në orën 17:55, në SPB Manastir u njoftua se nga fsh.Sazhdevë, rrethina e Krushevës, në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit është sjellë pa shenja jete A.I. (20) nga fsh. Sazhdevë. Sipas denoncimit, ai ishte goditur nga rryma elektrike, pas çka kishte ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i NJPB Prilep.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër një 16-vjeçari nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 14.07.2025, nëpunësit policorë nga SPB Shkup ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur sekuestruar marihuanë.

 

Më 12.03.2026 në orën 13:00 në SPB Manastir, një burrë 32-vjeçar nga Manastiri ka denoncuar se në periudhën nga 19.01.2026 deri më 13.02.2026, përmes email-it ka vendosur komunikim me një person i cili është prezantuar si drejtor i një kompanie që merret me tregtimin e kriptomonedhave dhe se ky i fundit e ka mashtruar denoncuesin, me ç'rast i ka lejuar qasje në kompjuterin e tij dhe në disa raste i ka transferuar gjithsej 340,000 denarë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 12.03.2026 në orën 21:05, në NJPB Koçan u njoftua se pranë fsh. Mojanc, rrethina e Koçanit, ka shpërthyer zjarr në një objekt në kuadër të Stacionit për pastrimin e ujërave të zeza, pronë e NP "Vodovod" nga Koçani. Zjarrin e ka shuar një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse të Koçanit. Gjatë tentimit për të shuar zjarrin, V.I. (56) nga fsh. Mojanc, i cili ka qenë në vendin e tij të punës si roje dhe dy persona të tjerë kanë thithur tym, me ç'rast nga Ndihma Urgjente Mjekësore u dha ndihmë mjekësore. Për ngjarjen u njoftuan prokurori publik dhe inspektori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Koçanit. Inspektimi do të kryhet gjatë ditës së sotme.

 

Më 12.03.2026 në orën 10:00, në SPB Shkup u denoncua se pranë një shkolle të mesme në zonën e Kisella Vodës, një 16-vjeçar ka sulmuar fizikisht një 16-vjeçar tjetër, të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 12.03.2026 në orën 14:50 në Shkup, në rajonin e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.S. (40) nga Shkupi, i punësuar në Ndërmarrjen Publike "Higjiena Komunale Shkup", duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 11:20 e ka sulmuar fizikisht B.K. (48) nga Shkupi, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në cilësinë e kontrollit të brendshëm në ndërmarrjen publike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 12.03.2026 në orën 20:00 në SPB Shkup, A.A. (29) denoncoi se në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga T.B. (53), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.

 

Më 11.03.2026 në orën 02:20 në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria V.T. (40) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se rreth orës 01:30 ai e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 61-vjeçar, dhe më pas i kishte vënë flakën automjetit të tij të udhëtarëve. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga SPB Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Accessibility Menu