Me datë 13.03.2026, në orën 19:01, në SPB Manastir u njoftua se në rr. “Republika e Krushevës” në Manastir ka ndodhur një aksident rrugor në të cilin automjeti i udhëtarëve “Golf” me targa të Manastirit, i drejtuar nga S.M. (61) nga Manastiri, ka goditur këmbësorin N.I. (41) nga Prilepi. Pas aksidentit, këmbësori ishte transportuar në Spitalin Klinik të Manastirit, ku nga ana e mjekut iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Manastir.
Me datë 13.03.2026, në orën 21:12, në SPB Manastir u njoftua se në kryqëzimin e përbërë nga rruga A3 ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Shkoda” me targa të Prilepit, i drejtuar nga J.P. (33) nga Manastiri dhe automjetit të udhëtarëve “Hjundai” me targa të Manastirit, i drejtuar nga D.P. (22) nga fshati Kukureçan, komuna e Manastirit. Në aksident, shoferja D.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar nga mjeku në Spitalin Klinik të Manastirit, ndërsa shoferi J.P. ka pësuar lëndime trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Manastir.
Me datë 13.03.2026, në orën 20:50, në Radovish, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish i privuan nga liria M.M. (19), M.Sh. (21) dhe S.J. (21), të gjithë nga Radovishi, ndërsa në Stacionin Policor Radovish është ftuar edhe një i mitur 17-vjeçar nga Radovishi, në prani të prindit të tij. Katër personat janë kapur në çastin po konsumonin marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit tek M.M., M.Sh. dhe tek i mituri janë gjetur edhe paketime me marihuanë. Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Radovish dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Vinicë ka ngritur kallëzim penal kundër B.T. (59) nga Vinica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikimi i sigurisë” dhe “mosrespektimi i vendimit gjyqësor”. Më 07.03 dhe 08.03.2026 në një fshat të Vinicës, i denoncuari ka vepruar në kundërshtim me vendimin gjyqësor të Gjykatës Themelore Vinicë – ndalim afrimi në distancë më të vogël se 100 metra dhe mbajtja e kontaktit, me ç’rast ka bërë kërcënime ndaj ish-partneres së tij 65-vjeçare nga një fshat i Vinicës.
SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër N.N. (58) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prezantimi i rremë” dhe “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese”. Më 29.12.2025 në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, i cili ishte prezantuar si nëpunës policor me legjitimacion zyrtar të MPB-së. Ndërsa, pas masave të ndërmarra është konstatuar se ai është nëpunës i pensionuar, ndërsa gjatë kontrollit të çantës së tij janë gjetur dhe sekuestruar një karikator për pistoletë, municion dhe një grusht metalik.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Probishtip ka ngritur kallëzim penal kundër A.P. (19) nga fshati Kallnishtë, komuna e Probishtipit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 28.12.2025 në Probishtip, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një 17-vjeçar nga Probishtipi.
Me datë 13.03.2026, në orën 15:30, në bul. „Zhelezniçka“ në Ohër, janë privuar nga liria A.J. (60) dhe M.B. (44), të dy nga Ohri. Gjatë kontrollit në një automjet të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Ohrit, i drejtuar më parë nga A.J., të kryer me urdhër gjykate, nëpunësit policorë nga policia kriminalistike pranë SPB Ohër gjetën dhe sekuestruan drogë narkotike marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 13.04.2026, në orën 23:00, në fshatin Jazhincë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.B. (18) nga fsh. Jazhincë. Pas denoncimit të mëparshëm nga M.S. (22) nga fshati i njëjtë, se para një objekti hotelier në fshat, për shkak të një grindjeje paraprake mes vete, B.B. e ka sulmuar fizikisht, kurse më pas teksa M.S. po lëvizte në këmbë ishte goditur nga një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga i denoncuari. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 14.03.2026, në orën 03:40, në fshatin Banjicë e Poshtme, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar, me urdhër gjykate, e arrestuan E.N. (26) nga fshati Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet, 7 muaj e 16 ditë në INP Burgu Shtip, për shkak të arratisjes.
Më 13/14.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria E.A. (49), D.P. (23) dhe K.S. (28), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Me datë 14.03.2026, në orën 00:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria M.Xh. (40) nga R. e Kosovës, pasi gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se ka figuruar me masën “arresto” sipas kërkesës së Interpolit – Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor. Ai u ndalua dhe iu dorëzua nëpunësve policorë për veprime të mëtejshme.
Me datë 13.03.2026, rreth orës 15:20, në SPB Shkup u njoftua se në rr. „Adem Demaçi“ në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një motoçiklete “Piaxho Beverli” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.L. (18), një automjeti udhëtarësh “Fiat” të drejtuar nga D.T. (20) dhe një automjeti udhëtarësh “Pezho 307” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B. (35), të gjithë nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, në vendngjarje ka ndërruar jetë motoçiklisti, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Shkup. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit ishte dorëzuar për obduksion.
Më 14.03.2026 në ora 01:40 në SPB Shkup, V.R. (19) nga Shkupi ka raportuar se më 13.03.2026 rreth orës 23:00 në zonën e Qendrës, në një autobus, është sulmuar fizikisht me një send të fortë nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me datë 13.03.2026, në orën 22:00, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria K.B.S. (31) nga Shkupi, për shkak se ka penguar nëpunësit policorë në kryerjen e veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Me datë 14.03.2026, në orën 01:35, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar D.G. (30) nga Shkupi, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Me datë 13.03.2026, në orën 19:50, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e kanë arrestuar T.T. (78) nga Kavadari, në bazë të një urdhri nga Gjykata Themelore e Kavadarit për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tetë muajsh për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, e ndëshkueshme sipas nenit 131 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Gjevgjeli për vuajtjen e dënimit.
Me datë 13.03.2026, në orën 17:45, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria T.I. (25) nga Velesi, pas urdhër arrestit të lëshuar në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për vuajtjen e masës së paraburgimit. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e masës.
Me datë 13.03.2026, në orën 12:00, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria P.K. (48) nga Kavadari, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se e kishte kërcënuar B.K. (50) nga Kavadari. Gjatë ndërmarrjes së masave, atij iu matën 1.27 promilë alkool në gjak. Ai u ndalua në stacion policor, ndërsa për rastin u njoftua prokurori publik. Gjithashtu, sipas urdhrit të dhënë nga Gjykata Themelore e Kavadarit, ishte realizuar bastisje në shtëpinë e pushimit në zonën e fshatit Vatashë, rrethina e Kavadarit, që e shfrytëzonte P.K., në prani të babait të tij dhe avokatit mbrojtës, ku ishte gjetur dhe sekuestruar armë e cila ishte pa dokumentacion përkatës. Pas dokumentimit të ngjarjeve do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 13.03.2026 rreth orës 07:40 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Gazi Babës është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet I.P. (43) dhe Ç.D. (41), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 13.03.2026 në orën 14:37 në SPB Shkup, V.J. (53) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Bit Pazarit djali i tij 16-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga katër të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.03.2026 në orën 10:20 në SPB Shkup, I.S.O. (33) ka raportuar se në zonën e Kisella Vodës është sulmuar fizikisht nga I.D. (60), të dyja nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 12.03.2026 në orën 17:53 në SPB Shkup, V.S. (47) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e komunës së Aerodromit vajza e tij e mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy shoqe të shkollës, të cilat ishin në shoqëri edhe me tre vajza të tjera të mitura, ndërsa njëra prej tyre e kishte incizuar ngjarjen me telefon celular.
Më 13.03.2026 në orën 14:30, S.V. (52) nga Shkupi ka denoncuar se më 12.03.2026 V.S. fizikisht e kishte sulmuar vajzën e tij të mitur, e cila më parë kishte sulmuar fizikisht vajzën e V.S. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.03.2026 në orën 16:40 në SPB Shkup, B.A. (42) nga Shkupi ka denoncuar se më 12.03.2026 në një shkollë fillore në zonën e Gjorçe Petrovit djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një nxënës tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.03.2026 rreth orës 16:30 në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Kisella Vodës, në një objekt në ndërtim, Zh.S. (59) nga fshati German, rajoni i Kriva Pallankës, duke kryer detyra pune ka rënë nga një lartësi. Ai është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:40 ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku. Është kryer këqyrje në vendngjarje dhe është njoftuar inspektori i punës.
Më 14.03.2026 në orën 01:00 në NJPB Koçan, E.I. (31) nga Koçani ka denoncuar se më 13.03.2026 në një zhveshtore të sallës sportive në një shkollë fillore në Koçan, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga tre të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.03.2026 në orën 07:30 në NJPB Probishtip është njoftuar për shfaqjen e zjarrit në një shtëpi në fshatin Stërmosh, rrethina e Probishtipit, pronë e I.B. (62). Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Probishtip. Nuk ka persona të lënduar. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes.