Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 12.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër D.O. (41) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 23.04.2025 në Strugë, nëpunës policorë ushtruan  kontroll në një automjet në të cilin udhëtonte i denoncuari, me ç'rast atij iu gjet dhe iu sekuestrua kokainë.

 

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër R.P. (38), N.N. (29), P.T. (41) dhe K.G. (20), të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Në janar të vitit 2026, në hyrje të fsh. Vlladevc, i denoncuari i dytë kishte shkaktuar zjarr në një mjet transportues ,,Mercedes'', ndërsa më 21.02.2026, të denoncuarit i kanë vënë zjarrin një automjeti udhëtarësh ,,Land Rover'', me ç'rast zjarri është përhapur në automjetin e udhëtarëve ,,Ford Kuga'' dhe në çatinë e një shtëpie.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër Gj.D. (41) dhe D.A. (37), të dy nga Velesi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik" dhe "tentim për dëmtimin dhe hyrjen e paautorizuar në sistemin kompjuterik". Në një zyrë shërbimi në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, të denoncuarit ua kishin marrë portofolet me para dhe dokumentet personale dy personave, pas çka nga kartat bankare të dy personave më 01.10.2025  tërhoqën 23.000 denarë.

 

Më 11/12.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria F.P. (38), E.S. (19) dhe O.V. (18), të gjithë nga Shkupi, për shkak se tek ata janë gjetur dhe  sekuestruar marihuanë dhe thikë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 11.03.2026 në orën 16:00, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, në zonën e fsh. Arnaki, rrethina e Shkupit, një automjet udhëtarësh “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.I. (21) nga fsh. Bukoviq, kishte dalë jashtë rrugës. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja H.Z. (24) nga fsh. Forinë, rrethina e Gostivarit, ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 11.03.2026 rreth orës 18:40, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e bul. "Boris Trajkovski" dhe rr. "Trajko Ivanov" në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "BMV" me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.V. (27) nga Shkupi dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.T. (19) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i mopedit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum Ohridski". Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 11.03.2026 në orën 19:55, në SPB Tetovë u njoftua se në mbikalimin e Treboshkit në Tetovë, një automjet udhëtarësh "Opel" me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.Xh. (48) nga fsh. Vrapçishtë, rrethina e Gostivarit kishte dalë jashtë rrugës. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy bashkudhëtare, H.Xh. dhe L.Xh. nga fsh. Vrapçishtë, rrethina e Gostivarit, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferi, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga një ekip hetimor i SPB Tetovë.

 

Më 11.03.2026 në orën 12:39, në SPB Manastir u njoftua se në kryqëzimin e rr. "Prilepska" dhe "Naum Naumovski Borçe" në Manastir, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "Opel" me targa të Manastirit, i drejtuar nga J.S. (18) nga fsh. Dobromir, komuna e Novacit dhe një automjeti udhëtarësh "Ford" me targa të Manastirit, i drejtuar nga T.S. (57) nga Manastiri. Nga ky aksident lëndime të rënda trupre ka pësuar bashkudhëtari i automjetit "Ford", V.D. (53) nga Dibra, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga një ekip hetimor i SPB Manastir.

 

Më 12.03.2026 në orën 00:13, në SPB Shkup është denoncuar se në një hapësirë parkingu para një ndërtese në bul. "Vidoe Smilevski Bato" ka shpërthyer zjarr në automjet udhëtarësh "Seat Leon" me targa të Shkupit, në pronësi të S.D. (48) nga Shkupi. Nga zjarri ishin dëmtuar edhe një automjet udhëtarësh "Hjundai" me targa të Shkupit, në pronësi të N.K. (74) nga Shkupi dhe një automjet udhëtarësh "Opel Meriva" me targa të Shkupit, në pronësi të V.A. nga fshati Lisiçe e poshtme, rrethina e Shkupit. Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit, persona të lënduar nuk ka. Është kryer inspektimi.

 

Më 11.03.2026 rreth orës 11:00, nëpunës polivorë nga SPB Shkup kanë nxjerrë trupin e një personi femër nga ujërat e lumit Vardar. Një mjek i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar për obduksion. Më vonë është konstatuar se bëhej fjalë për 50-vjeçaren A.H.I. (50) nga Shkupi, për të cilën ndërkohë një anëtar i familjes së saj njoftoi se pas orës 08 të mëngjesit kishte dalë nga shtëpia nuk ishte kthyer. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

 

Më 11.03.2026, me urdhër gjykate, nëpunës policorë nga Policia Kriminalistike pranë SPB Ohër realizuan bastisje në shtëpinë e Gj.P. (46) nga fshati Peshtan i Ohrit. Gjatë bastisjes janë gjetur fara kanabisi sativa. Ato janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 11.03.2026 në orën 09:25, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e bul. "Kuzman Josifovski Pitu", bul. "Koço Racin" dhe rr. "Kërste Misirkov" në Shkup, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një autobusi me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.G. (55) nga fsh. Vollkovë, i Shkupit dhe një automjeti udhëtarësh "Ford Fiesta" me targa të Shkupit, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes shoferi me automjetin. Lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi, udhëtar në autobus, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e k kryer një ekip hetimor i SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 11.03.2026 rreth orës 21:05, në SPB Shkup është denoncuar se në fsh. Batinc, rrethi i Shkupit, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh "Ford" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.N. (41) nga Shkupi dhe një automjeti udhëtarësh "Shkoda", në pronësi të MPB-së, ndërsa i drejtuar nga I.M. (34) nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit "Shkoda" dhe dy bashkudhëtarët e tij nga Shkupi, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup, pas çka shoferit A.N. iu matën 0.91 promilë alkool në gjak dhe sipas udhëzimit të prokurorit publik, ai është dërguar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 11.03.2026 në orën 17:00 në SPB Shkup, V.S. (56) nga Shkupi denoncoi se më 06.03.2026 rreth orës 16:00 në zonën e komunës së Aerodromit, A.B. i kishte bërë kërcënime, i cili e kishte kërcënuar edhe më parë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 11.03.2026 në orën 09:00 në SPB Shkup, M.D. (44), B.I. (43) dhe M.Ç. (50), të gjithë nga Shkupi denoncuan se më 08.03.2026, rreth orës 13:15, në zonën e komunës së Aerodromit, vajzat e tyre të mitura ishin sulmuar fizikisht nga katër persona femra, me ç'rast njëra prej tyre ka incizuar me telefonin celular. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 11.03.2026, në orën 13:41, në SPB Manastir u denoncua se në rr. "Hercegovacka" në Manastir, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore ishte gjetur një mjet shpërthyes. Pirotekniku nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka ngritur mjetin në mënyrë të sigurt , me ç'rast ishte konstatuar se bëhet fjalë për një predhë artilerie 122 mm, e cila daton që nga Lufta e Parë Botërore.

 

Më 11.03.2026, në orën 14:00, në Stacionin Policor Gazi Babë, nëpunës policorë nga SPB Shkup kryen bisedë zyrtare me A.B. (34) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë e saj kishte sulmuar fizikisht vajzën 13-vjeçare të Gj.Sh. (45) nga Shkupi, e cila është shoqe e shkollës së vajzës së saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 11.03.2026, në orën 20:15, në SPB Shkup, B.R. (41) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, denoncoi se rreth orës 13:30 në një berberhanë në fsh. Haraçinë, pas një grindjeje të mëparshme, djali i tij 14-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga një 15-vjeçar, i cili gjithashtu ka përdorur një send të mprehtë, dhe me të cilin kanë punuar së bashku si çirak. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.03.2026 në orën 03:30 në SPB Shkup, N.I. (39) nga Shkupi denoncoi se më 11.03.2026 në orën 19:30 në zonën e Qendrës, djali i tij 15-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitur. Sipas denoncimit, më vonë në zonën e Gazi Babës, njëri prej tyre ka rimbushur armën e zjarrit në drejtim të të miturit dhe ka krisur, ndërsa tjetri ka hedhur sende të forta në drejtim të djalit të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 11.03.2026 në orën 22:54, në SPB Shkup u denoncua se rreth orës 22:30 në zonën e Karposhit, E.R. (29) nga Shkupi, ndërsa drejtonte automjetin e tij të udhëtarëve, ishte goditur nga një automjet tjetër udhëtarësh "Audi A3" me targa të Shkupit. Sipas denoncimit, E.R. më parë kishte dalë nga një objekt hotelierik për t'u takuar me D. "P", i cili më parë kishte bërë kërcënime pëmes telefonit ndaj një vajze e cila ndodhej në objektin hotelierik me E.R. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 11.03.2026 në orën 16:30 në SPB Shkup, S.K. (45) nga fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, denoncoi se rreth orës 16:00 në fshatin Moranë, djali i tij 15-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga S.I. (53) nga fshati i njëjtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

...

Accessibility Menu