SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër V.F. (19) nga fsh. Dobrejc, rrethina e Strumicës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 29.06.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.F. (37) dhe K.B. (33), të dy nga fsh. Zhelinë, komuna e Zhelinës, S.I. (46) nga fsh. Trebosh, rrethina e Tetovës dhe I.K. (38) nga fsh. Prelubishtë, komuna e Jegunovcës, për shkak të ekzistimit së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë". Më 07.12.2025, në një objekt hotelier, pas një grindjeje të mëparshme, la ndodhur përleshje fizike ndërmjet të denoncuarve, me ç'rast, më pas, në një hapësirë parkingu, kanë dëmtuar një automjet taksi dhe kanë sulmuar fizikisht shoferin.
Më 10.03.2026 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Sh.G. (31) nga fsh. Ognjanc, rrethina e Shkupit, për shkak se iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Më 10.03.2026 rreth orës 15:00, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria P.D. (66) nga Republika e Greqisë. Ai dyshohet se rreth orës 12:00 në hapësirën e dushit në një banjë në Shtip ka prekur në trup një 14-vjeçar nga Shtipi. Sipas denoncimit, i mituri dhe prindërit e tij kanë shkuar në banjë dhe pasi ishin ndarë me babain e tij në seksionin e meshkujve, P.D. është nisur pas tij dhe e ka kryer veprën. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër shtetasit grek do të ngrihet kallëzim penal me procedurë urgjente sipas nenit 188, paragrafi 5 të Kodit Penal.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.A. (19) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e vepr;s penale "dhunë". Në Tetovë, pas një grindjeje paraprake, i denocuari e ka sulmuar fizikisht L.S., pas çka me thikë i ka shkaktuar plagë nga shpimi.
Më 11.03.2026 në orën 01:45 në rrugën magjistrale Kriva Pallankë - Kumanovë, pranë vendit të quajtur "Motel", nëpunës policorë nga Stacioni Policor Kriva Pallankë e privuan nga liria I.C. (60) nga Shkupi dhe M.J. (39) nga Kosova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale "kontrabandë". Në të vërtetë, gjatë ushtrimin të kontrollit të rregullt në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh "Shkoda Oktavia" me targa të Shkupit, me ç'rast në automjet ishte gjetur një sasi e madhe mallrash tekstili dhe disa pako cigaresh pa dokumentacion. Ata u dërguan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 10.03.2026, në orën 09:30, në SPB Shkup, B.J. (51) nga Shkupi denoncoi se më 09.03.2026, rreth orës 19:00, në zonën e komunës së Aerodromit ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.03.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup, V.M. nga Shkupi denoncoi se në autobus në zonën e komunës së Aerodromit, djali i tij 16-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.03.2026 në orën 16:30 në SPB Shkup, A.M. (44) nga një rrethinë e Shkupit denoncoi se rreth orës 16:00, në një autobus në zonën e Çairit, një person i kishte marrë nga çanta portofolin me paratë dhe dokumentet personale. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.03.2026 në SPB Shkup është denoncuar se në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" ishte sjellë me lëndime të rënda trupore R.B. (38) nga fshati Sellcë, rrethina e Tetovës Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një firmë në zonën e Gazi Babës. Punohet në zbardhjen e rastit.
Më 10.03.2026 në orën 11:45 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e arrestuan I.R. (68) nga Shkupi për shkak se është sjelljë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 10.03.2026 në orën 15:00 në SPB Shkup, S.E. (26) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, denoncoi se më 09.03.2026 rreth orës 22:30 në zonën e komunës së Aerodromit ishte sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët kanë përdorur sende të forta dhe një send të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, siç është konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.03.2026 në orën 13:30 në SPB Shkup, nga institucioni shëndetësor në zonën e Karposhit është denoncuar se më 09.03.2026 rreth orës 22:50 pacienti B.Sh. (40) nga Velesi është sjellë në mënyrë agresive dhe ka bërë kërcënime ndaj punonjësve të institucionit, si dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit dhe ka tentuar të arratiset. Së shpejti, nëpunësit policorë e kanë gjetur dhe është ndaluar në institucion. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.03.2026 në orën 11:45 në SPB Shkup, një punonjëse e një institucioni shëndetësor në zonën e Qendrës ka denoncuar se, gjatë kryerjes së detyrave të punës, ishte sulmuar fizikisht nga një person i cili i ka bërë kërcënime. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.03.2026 në SPB Shkup, Sh.Q. (35) nga fsh. Çajlanë, rrethina e Shkupit, denoncoi se në fsh. Semenishtë, rrethina e Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga J.S. dhe S.J., të cilët gjithashtu kanë përdorur sende të forta dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, siç është konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, si dhe ia kanë dëmtuar automjetin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.