SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër D.S. (31) dhe A.Sh. (30), të dy nga Kavadari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 21.08.2025 në rrugë lokale në rrethinë të Kavadarit, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër E.I. (58) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përndjekje". Më 14.01.2026 në Tetovë, i denoncuari ka përndjekur një vajzë 18-vjeçare.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër R.L. (18) nga Shkupi dhe një 16-vjeçari nga Kriva Pallanka për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale "vjedhje e rëndë". Në periudhën nga ora 11:00 më 17.02.2026 deri në orën 05:00 më 18.02.2026, me përdorim të forcës fizike dhe veglës së përshtatshme kanë hyrë në një objekt juridik në Kriva Pallankë dhe kanë kryer vjedhje të rëndë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.M. (48) nga fsh. Banjicë e Epërme, rrethina e Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "mashtrim". Gjatë vitit 2025, i denoncuari kishte mashtruar një person femër, duke i premtuar se do të ndërmjetësonte për marrjen e vizës për një shtet të huaj, me ç’rast në disa raste i kishte dhënë gjithsej 3.000 euro.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.I. (18) nga Gostivari për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm" dhe kundër E.I. (34) nga Gostivari për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "dhunë". Më 31.12.2025, në një objekt hotelier në Gostivar, pas një grindjeje të mëparshme, të denoncuarit e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin, me ç’rast i denoncuari i parë me pistoletë për sinjalizim ndriçues dhe zanor ka krisur katër plumba, nga të cilët një në drejtim të denoncuarit të dytë.
Më 09.03.2026 në orën 15:50 në SPB Manastir, një banore 80-vjeçare nga Manastiri denoncoi se ishte mashtruar nga një person për shumën prej 150,000 denarësh, 150 eurosh, 1,300 dollarësh australianë, si dhe stoli ari. Sipas denoncimit, personi e kishte telefonuar dhe njoftuar se vajza e saj ishte lënduar në aksident rrugor, me ç'rast duhej të kryhej operacion urgjent, për të cilin duhej të paguhej. Siç është denoncuar, pasi janë marrë vesh, ia ka dhënë paratë një personi pas ndërtesës ku banon, dhe më vonë e ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Më 09.03.2026 në orën 15:13 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "Shën Naum Ohridski" në Shkup është denoncuar se u ishte sjellë me lëndime P.Gj. (25) nga Shqipëria. Në të vërtetë, ai ka njoftuar se ishte lënduar në një aksident rrugor disa ditë më parë, por pas masave të marra, mjekët kanë konstatuar se ai ka pasur plagë nga arma e zjarrit në këmbë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.03.2026 në orën 20:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria O.Sh. (20), R.J. (45), S.Sh. (27) dhe N.Sh. (46), të gjithë nga Shkupi, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 15:20 në zonën e Shuto Orizarës i kishin bërë kërcënime një gruaje 69-vjeçare, ndërsa njëri prej tyre e kishte sulmuar fizikisht, duke përdorur një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër V.I. (36) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "rrezikim i sigurisë". Më 10.01.2026, i denoncuari i kishte bërë kërcënime ish-bashkëshortes së tij përmes telefonit.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër T.J. (36) nga fshati Jabollçishtë e Epërme, rrethina e Velesit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhënia e deklaratës së rreme". Në të vërtetë, më 18.08.2025 ai ka plotësuar dhe nënshkruar deklaratë me shkrim se kishte humbur patentën e shoferit dhe ka paraqitur kërkesë për lëshimin e patentës së shoferit dublikatë. Pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se T.J. me patentën e shoferit të cilën e kishte paraqitur si të humbur, kishte kryer ndërrimin për patentë shoferi të huaj në Gjermani.
Më 09.03.2026 në orën 08:30 në Stacionin Policor të Velesit, një 23-vjeçare nga Velesi ka denoncuar se në shtëpinë e saj kishte ardhur B.B. (26) nga Shkupi - ish-partneri i saj dhe e kishte sulmuar fizikisht atë dhe partnerin e saj aktual 24-vjeçar, pas çka M.K. (30) dhe D.B. (43), të dy nga Shkupi, të cilët kishin ardhur me B.B., e kishin sulmuan fizikisht të dashurin e saj, duke përdorur një elektroshok dhe një send të fortë. Pas marrjes së masave, nëpunësit policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup i privuan nga liria B.B., M.K. dhe D.B., të cilët më vonë u shoqëruan në SPB Veles për procedurë të mëtejshme. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 10.03.2026 në orën 00:15 në SPB Shkup, V.A. (18) nga fshati Inxhikovë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 21:20 në vendndalim autobusësh në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.03.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, I.T. (38) nga Shkupi ka denoncuar se më 06.03.2026 rreth orës 19:30 në zonën e Kisella Vodës, ishte sulmuar fizikisht nga fqinji i saj S.N.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.03.2026 rreth orës 13:00 në SPB Shkup, S.H. (56) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Shuto Orizarës, ishte sulmuar fizikisht nga T.M.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.03.2026 në orën 14:30 në SPB Shkup, S.J. (72) nga Shkupi ka denoncuar se më 08.03.2026 në vendndalim autobusësh në fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, një person ia ka marrë paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.03.2026 në orën 14:40 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar F.K. (31) nga Shkupi për shkalk se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.