Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 02.11.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 02.11.2026

Më 01.11.2026, në orën 14:00, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria M.A. (33) dhe M.L. (46) nga Shkupi dhe S.D. (26) nga fsh. Çegran, rrethina e Gostivarit, për shkak se u është gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 01.11.2026, në orën 16:50, në SPB Shkup, D.B. nga fsh. Pobozhje, Komuna e Çuçer Sandevës, ka denoncuar se ka dëgjuar një zhurmë në çatinë e shtëpisë, pas çka në tarracë ka gjetur një plumb qorr nga arma e zjarrit. Plumbi është marrë për procedurë të mëtejshme, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Shkup.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Sveti Nikollë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.T.C. (47) nga Sveti Nikolla, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 31.08.2026, në rr. „Karposheva“ në Sveti Nikollë, e kallëzuara është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar një nëpunës policor, i cili ka qenë duke kryer veprime zyrtare.

 

Më 02.11.2026, në orën 01:25, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.I. (22) nga Kumanova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 01.11.2026, në orën 18:15, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria D.M. (36) nga një fshat i Kumanovës, pasi fizikisht i ka sulmuar babanë dhe motrën e tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S. (33) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“ dhe „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 01.10.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera që i përdor i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një bombë dore „M75“, një pistoletë „Cërvena Zastava“ e kalibrit 7,65 mm me karikator, një pistoletë „Bereta“ me karikator dhe marihuanë.

 

Më 01.11.2026, në orën 16:20, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria V.R. (45) nga Pehçeva. Paraprakisht, në shtëpinë e prindërve të saj në Koçan, pas një zënke të shkurtër, ajo fizikisht e ka sulmuar babanë e saj 69-vjeçar. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të tij do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 01.11.2026, në orën 21:10, në Dellçevë, nëpunës policorë të NJPB Dellçevë e privuan nga liria Sh.M. (38) nga Dellçeva. Nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet taksi me targa të Dellçevës, në të cilin ai udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë, me ç’rast tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër M.R. (54), O.I. (60) dhe M.I. (34), të gjithë nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë“. Më 17.06.2026, në një kazino në Gostivar, pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes tyre, ka ndodhur një përleshje fizike ndërmjet të kallëzuarve, me ç’rast janë përdorur edhe sende metalike.

 

Më 01.11.2026, në orën 17:42, në SPB Shtip, një grua 48-vjeçare nga Shtipi ka denoncuar se gjatë periudhës së kaluar ka qenë e keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht nga djemtë e saj 20-vjeçarë, të cilët vazhdimisht e kanë kërcënuar. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër T.P. (45) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë ndaj fëmijës“. Më 04.09.2025, në Shtip, i kallëzuari fizikisht ka sulmuar një të mitur.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër O.P. (34) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Keqpërdorim i të dhënave personale“. I kallëzuari ka krijuar një profil dhe në vendin e fotografisë së profilit ka vendosur një fotografi të ish-partneres së tij.


Më 01.11.2026, në orën 18:30, në rrugën rajonale Radovish – fsh. Injevë, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish i privuan nga liria Gj.M. (26) dhe D.T. (24), të dy nga Radovishi. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, tek D.T. është gjetur marihuanë. Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Radovish, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 01.11.2026, në orën 10:50, në rr. „Bllagoja Toska“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria J.Q. (47) nga fsh. Nerasht, rrethina e Tetovës. Ai kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

 

NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.A. (37) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Marrja e fëmijës“, sipas nenit 198 të Kodit Penal. E kallëzuara A.A. e ka kryer veprën më 09.10.2026, kur nuk ia ka kthyer në kohë dhe sipas marrëveshjes vajzën e mitur bashkëshortit të saj, të cilit ajo i ishte besuar për kujdes, mbajtje dhe edukim.

 

Më 01.11.2026, në orën 20:45, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria D.R. (24) nga Velesi. Ai është vërejtur në hapësirat e Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë – Reparti i Hapur Veles, me ç’rast nga xhepi i tij kanë rënë 193 tableta, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar. D.R. është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 01.11.2026, në orën 14:50, në NJPB Gostivar, një grua 45-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se më 31.10.2026, rreth orës 23:30, pas një grindjeje paraprake, nipi i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga nëna dhe motra e tij, me ç’rast motra e tij ka përdorur një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Veles ka paraqitur kallëzim penal kundër E.Xh. (45) dhe H.B. (50), të dy nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 27.09.2026, në Veles, nëpunësit policorë i kanë zënë të kallëzuarit gjatë shitblerjes së marihuanës.

 

Më 02.11.2026, në orën 05:40, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria P.T. (41) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak të ish-bashkëshortes së tij 39-vjeçare, se e kishte sulmuar fizikisht njërin nga fëmijët e tyre të mitur, derisa kanë qenë për fundjavë tek ai, sipas aktvendimit të Qendrës për Punë Sociale Veles. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Gjatë 24 orëve të kaluara, në lokacione të ndryshme në shtet, nëpunës policorë kanë privuar nga liria dy shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, njëri ka drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht R.M. (28) nga fsh. Kojnarë e Poshtme, rrethi i Kumanovës. Ndërsa, nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar automjetin e udhëtarëve Z.D. (59) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

 

Më 01.11.2026, në orën 16:40, në rr. „Egejska“ në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria A.J. (22) nga Ohri, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare në Ohër e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.Z. (37) nga fsh. Murtinë, rrethina e Strumicës dhe N.S. (31) nga fsh. Vojislavcë, rrethina e Radovishit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 25.12.2025, në bul. „Goce Dellçev“ në Strumicë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj personit të dytë të kallëzuar, me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, të cilën paraprakisht e kishte siguruar nga personi i parë i kallëzuar.

 

Më 01.11.2026, në orën 12:45, nëpunës policorë të NJPB Kavadar kanë zhvilluar bisedë zyrtare me B.S. (44) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit paraprak se nuk e ka respektuar vendimin e Qendrës për Punë Sociale Kavadar dhe nuk i kishte mundësuar ish-bashkëshortes së tij 39-vjeçare takimin me fëmijët e tyre të mitur. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, drejtuar PTHP NKOK – Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ka paraqitur kallëzim penal kundër B.D. mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Vjedhje e rëndë“ dhe kundër B.M. mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Ngacmim seksual“. E kallëzuara e parë, në vendin e punës police në Qendrën e Pranimit për të Huaj pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, më 28.09.2026, gjatë një vizite në Qendrën e Pranimit për të Huaj, nënës së një personi të gjinisë femërore e cila ishte ndaluar përkohësisht, i ka marrë një unazë ari dhe një unazë argjendi, si dhe 3.000 denarë, të cilat i kishte gjetur gjatë kontrollit në çantën e personit të ndaluar përkohësisht. Personi i kallëzuar i dytë, udhëheqës ndërrimi në Qendrën e Pranimit për të Huaj pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, më 30.09.2026, gjatë kryerjes së detyrave të punës, ka hyrë në dhomën ku ishte vendosur personi i ndaluar përkohësisht dhe përmes veprimeve verbale dhe fizike dhe përdorimit të mjeteve elektronike të komunikimit, ka shprehur pasion seksual dhe ka ndërmarrë veprime të tjera që qartazi përngjajnë me marrëdhënie seksuale, me ç'rast ka cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, duke i shkaktuar ndjenjë shqetësimi, fyerjeje, poshtërimi dhe frike, ndërsa ajo në atë moment ndodhej në pozitë të nënshtruar. Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale kundër B.D. dhe B.M. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë dhe largimin nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore – pezullim.

 

Më 01.11.2026, rreth orës 22:30, në SPB Shkup, I.A. (24) nga fsh. Petrovec, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se në fsh. Petrovec është sulmuar fizikisht nga D.T. dhe vëllai i tij i mitur, me ç'rast është përdorur edhe një send i fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.11.2026, rreth orës 01:00, në SPB Shkup është denoncuar se në lagjen Ilinden, rrethina e Shkupit, pas një grindjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet L.S. (18) nga fsh. Mërshevc, rrethina e Shkupit dhe A.V. (19) nga Shkupi, të cilët kanë pësuar lëndime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.R. (47), O.R. (22) dhe A.R. (25), të gjithë nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë ndaj fëmijës“. Më 23.08.2026, pas një grindjeje paraprake, të kallëzuarit fizikisht i kanë sulmuar R.B. dhe tre fëmijët e tij të mitur.

 

Më 01.11.2026, rreth orës 23:50, në SPB Shkup, një burrë 39-vjeçar ka denoncuar se bashkëshortja e tij D.R. (34) nga Shkupi, me të cilën ndodhen në procedurë të shkurorëzimit, në shtëpinë familjare në zonën e Gjorçe Petrovit, fizikisht e ka sulmuar djalin e tyre të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.11.2026, në orën 22:00, në SPB Shkup, një grua 28-vjeçare ka denoncuar se në shtëpinë e saj në rajonin e Shkupit, ish-bashkëshorti i saj R.M. ka tentuar ta sulmojë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër V.N. (40) nga Makedonska Kamenica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Përndjekje“. Gjatë periudhës së dy viteve të fundit, i kallëzuari e ka ndjekur, shqetësuar dhe keqtrajtuar psikologjikisht një grua 35-vjeçare nga Koçani.

 

Më 01.11.2026, në SPB Shkup, një grua 49-vjeçare ka denoncuar se më 31.10.2026, rreth orës 21:45, në rrethinën e Komunës së Aerodromit, djali i saj i mitur dhe dy shokë të tij janë sulmuar fizikisht nga disa të mitur, disa prej të cilëve i njihnin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.11.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup, një burrë 30-vjeçar ka denoncuar se rreth orës 00:30, në një objekt hotelierik në zonën e Karposhit, është sulmuar fizikisht nga Z.T. dhe D.„P“, ndërsa Z.T. fizikisht e ka sulmuar edhe të dashurën e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.11.2026, në orën 03:30, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një keqkuptimi paraprak, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet C.P. (40) dhe A.K. (42), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.11.2026, rreth orës 07:30, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Karposhit ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në pronësi të R.M. (73) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse Shkup. Nuk ka persona të lënduar. Do të kryhet këqyrje e vendit të ngjarjes.

Accessibility Menu