Më 31.10.2026, në orën 20:15, në SPB Shkup, O.A. (34) nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se në një semafor në zonën e Gjorçe Petrovit, derisa ndodhej në automjetin e tij të udhëtarëve të markës „Volkswagen“, tre persona meshkuj kanë dalë nga një automjet tjetër, e kanë nxjerrë me forcë nga vetura dhe e kanë sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe sende metalike dhe duke ia dëmtuar automjetin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 31.10.2026, në orën 23:00, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë arrestuar M.M. (18) nga Shkupi, për shkak të pjesëmarrjes në përleshje para Qendrës Sportive „Jane Sandanski“ në Shkup, gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit ndërmjet ekipeve të KB „Skopje 2023“ dhe KB „Rabotniçki“. Sipas denoncimit, M.M., si pjesëtar i grupit të tifozëve „Family Aerodrom“, ka thirrur, nxitur dhe marrë pjesë në përleshje, gjatë së cilës një grup prej rreth 30 tifozësh të „Family“ kanë sulmuar fizikisht rreth 50 tifozë të KB „Rabotniçki“, të cilët po prisnin të hynin në ndeshjen sportive. Me këtë rast, një 16-vjeçar nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, për ofrimin e ndihmës mjekësore. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Sot (01.11.2026), në orën 05:30, në SPB Shkup, K.P. (76) nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se më 31.10.2026, rreth orës 21:15, në shtëpinë e tij është sulmuar fizikisht nga dy persona të cilët i njihte. Me këtë rast, njëri prej personave e ka goditur me kondak të armës së zjarrit, pas çka të dy i kanë marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 31.10.2026, në orën 19:00, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria V.V. (48) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se po atë ditë, rreth orës 10:00, në shtëpinë familjare në zonën e Qendrës, e kishte kërcënuar bashkëshortes së tij 47-vjeçare. Sipas denoncimit, ajo edhe gjatë viteve të kaluara ishte keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.
Më 31.10.2026, në orën 21:55, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të Njësitit të Krimit të Dhunshëm pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.M. (39) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se po atë ditë, rreth orës 17:30, në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 39-vjeçare, e kishte kanosur dhe e kishte dëbuar nga shtëpia familjare. Sipas denoncimit, denoncuesja gjatë viteve të kaluara ishte keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.
Më 31.10.2026, në orën 14:19, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e kanë privuar nga liria T.G. (26) nga Kriva Pallanka, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se më 30.10.2026, në shtëpinë familjare, kishte sulmuar fizikisht gjyshin e tij 82-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Berovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.C. (39) nga rajoni i Berovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „lëndim trupor“ dhe „moszbatim të aktvendimit gjyqësor“. Më 09.10.2026, në Berovë, e denoncuara kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj 12-vjeçare dhe kishte vepruar në kundërshtim me Aktvendimin për mbrojtje nga dhuna në familje, të lëshuar nga Gjykata Themelore e Berovës.
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.D. nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 28.09.2026, në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i denoncuari kishte sulmuar fizikisht R.I. nga Tetova.
Më 31.10.2026, në orën 11:58, në SPB Shkup, një grua 80-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 11:00, në shtëpinë familjare në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga nusja e djalit të saj, M.M., e cila i kishte bërë kërcënime dhe ishte sjellë në mënyrë agresive. Sipas denoncimit, denoncuesja edhe më parë ishte keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht nga nusja e saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Sot (01.11.2026), në orën 01:30, në SPB Shkup, M.D. (76) nga Shkupi ka denoncuar se më 31.10.2026, rreth orës 23:45, para një objekti hotelierik në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Sot (01.11.2026), në orën 01:30, në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën lokale nga fshati Lisiçe e Epërme për në fshatin Lisiçe e Poshtme, në rajonin e Shkupit, pas marrëdhënieve të tensionuara paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet A.V. (19) nga Shkupi dhe M.S. (19) nga rajoni i Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresat përkatëse.
Sot (01.11.2026), në orën 05:40, në SPB Shkup, K.D. (18) nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se rreth orës 04:44, derisa ndodhej në një automjet taksi, ishte sulmuar fizikisht nga shoqja e saj A.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Sot (01.11.2026), në orën 00:30, në SPB Shkup është denoncuar se para një objekti hotelierik në lagjen Ilinden, në rajonin e Shkupit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, V.V. (36) nga fshati Marinë, në rrethinë e Shkupit, e kishte sulmuar fizikisht B.D. (43) nga Shkupi, i cili kishte përdorur një send të fortë dhe i kishte shkaktuar prerje. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 31.10.2026, në orën 21:24, në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin „Brigada e 12-të Maqedonase“ në Shkup, një person, duke përdorur lëndë djegëse, i kishte vënë zjarrin një automjeti të parkuar të udhëtarëve të markës „Peugeot“, me targa të Shkupit, në pronësi të I.S. (62) nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri ishte shuar me aparat zjarrfikës nga bashkëshorti i saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 31.10.2026, në orën 19:30, në SPB Ohër është privuar nga liria O.O. (50) nga Radovishi, pas denoncimit paraprak se në një shtëpi në Ohër, ku qëndronte përkohësisht, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 31.10.2026, në orën 23:00, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar A.M. (21), N.J. (20), L.P. (20), I.R. (20), D.D. (19) dhe A.M. (20), të gjithë nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se rreth orës 21:00, para një objekti hotelierik në zonën e Komunës së Qendrës në Shkup, e kishin sulmuar fizikisht M.T. (18) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.