Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

"Vozitni me përgjegjësi - udhëtoni sigurt", "Përdorni pajisje dimërore" dhe "Parkoni me ndërgjegje", aktivitete parandaluese të SPB Shtip dhe SPB Tetovë

"Vozitni me përgjegjësi - udhëtoni sigurt", "Përdorni pajisje dimërore" dhe "Parkoni me ndërgjegje", aktivitete parandaluese të SPB Shtip dhe SPB Tetovë
Dje dhe sot (07/08.01.2026) nëpunës policorë nga SPB Shtip dhe SPB Tetovës zhvilluan aktivitete parandaluese për trafik të sigurt.
Sot në Shtip dhe SPB Berovë, nëpunës policorë nga SP për SKRR Shtip dhe SP për SKRR Berovë me moton "Përdorni pajisje dimërore", përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe shpërndarjes së fletushkave, u theksuan shoferëve nevojën e respektimit të rregullave dhe të rregulloreve rrugore, veçanërisht detyrimin e përdorimit të pajisjeve dimërore në periudhën nga 15 nëntori 2025 deri më 15 mars 2026, si dhe sanksionet e parashikuara për mosrespektimin e ligjeve, por edhe pasojat që mund të shfaqen. Në Koçan, nëpunës policorë nga SP për SKRR Koçan realizuan një aktivitet parandalues ​​"Parkoni me ndërgjegje", me ç'rast qytetarët u njoftuan rreth pasojave që mund të shfaqen nëse automjetet parkohen në mënyrë të parregullt dhe kështu zihen sipërgaqet e dedikuara për lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve.
 
Dje, nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit në SPB Tetovë, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga SP për SKRR Tetovë në stacionin pagesor Zhelinë dhe në stacionin pagesor Tetovë, realizuan një aktivitet parandalues ​​në koordinim meKRSKRR-në dhe Fakultetin e Sigurisë - Shkup me qëllim ngritjen e vetëdijes të qytetarëve për nevojën e respektimit të rregullave dhe rregulloreve të trafikut dhe në këtë mënyrë rritjen e sigurisë në rrugët dhe rrugicat.

Accessibility Menu