Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

"Mos lini sende me vlerë në makinën tuaj", aktivitet parandalues ​​i SPB Shkup

"Mos lini sende me vlerë në makinën tuaj", aktivitet parandalues ​​i SPB Shkup
Sot (12.01.2026) nëpunësit policorë nga Njësia e Parandalimit në SPB Shkup zhvilluan një aktivitet parandalues ​​"Mos lini sende me vlerë në makinën tuaj" në rajonin e SPKP Qendër.
 
Nëpunësit policorë në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, i këshilluan që të mos lënë sende me vlerë në makinat e parkuara, me qëllim që të parandalohet mundësia e vjedhjeve të rënda në automjete udhëtarësh.
 
Qytetarët u informuan gjithashtu për metodat e parandalimit në bashkëpunim të ngushtë me policinë, ndërsa njëherësh u shpërndanë materiale të shtypura edukative me përmbajtje informuese. Njëherësh, atyre u bë me dije se çdo rast i dyshimtë duhet ta denoncojnë në stacion policor.

Accessibility Menu